• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

  • POLITIKË

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Kryesore

Epokë e re për tri të vërtetat rrënqethëse të Orvellit

4 Janar, 2025
in Kryesore, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Zekirjah Smajiç[i]

Sëbashku me uljet e shtirura të çmimeve të para Krishtlindjeve, krahas etheve të turpshme konsumatoreske dhe shenjtërisë shekullore – dhjetori, që nga viti 2018, është edhe muaji i samitit vjetor para Vitit të Ri i liderve të Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor.

Çdo vit me këtë rast mediat e dirigjuara rajonale dhe aktorët e diktaturës së populizmit nga të dyja anët, përsëri e përsëri, hiperbolizojnë këto lloj takimesh joformale me krerët e shteteve (“joformale” në terminologjinë europiane do të thotë: pa kompetenca për vendime të detyrueshme) duke vazhduar në mënyrë hipokrite mashtrimin e qytetarëve të këtyre gjashtë shteteve mbi “të ardhmen europiane” të këtij rajoni i cili, nga ana historike, kulturologjike dhe gjeopolitike, në fakt nuk është asgjë tjetër veçse Europë!

Të gjithë ne të cilët për vite me radhë raportojmë për punën e institucioneve europiane dhe e njohim leksikologjinë e burokracisë brukselase, kujtojmë se frazeologjia mbi “të ardhmen e Ballkanit në Bashkimin Europian” daton që nga viti i largët 1998 kur në samitin e radhës së liderve të atëhershëm të pesëmbëdhjetë antarëve të BE-së është miratuar e ahtuquajtura “Strategji rajonale për Ballkanin Perëndimor” (Regional Aproach). Statusi i “kanidatiti potencial për antarsim në BE” të gjithë shteteve të sapoformuara në hapësirën gjeografike të ish Jugosllavisë dhe Shqipërisë është miratuar madje që para 24 vitesh në samitin e krerëve të BE-së në kampin e pushimit veror portugez në Santa Maria de Feira, ndërsa konkluzionet më të shprehura mbi “perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor” janë çimentuar, më besoni ose jo, në samitin e parë të përbashkët BE-Ballkani Perëndimor në fundin e muajit tetor të po atij viti bash në Zagreb.

Edhe përkundër rëndësisë historike, ky, takimi i Zagrebit, i krerëve të shteteve, u harrua shumë shpejt dhe në mënyrë të pakuptueshme, si në Bruksel ashtue dhe në kreun shtetëror kroat si dhe nga liderët e të gjithë partive politike në Kroaci. Madje as në samitin e përsëritur po në Zagreb BE-Ballkani Perëndimor të muajit maj 2020, as pushteti kroat dhe as burokracia europiane nuk u morën hollësisht me thelbin e konkluzioneve të tyre të vitit 2000 dhe as të vitit 2020. Përkundrazi, riprodhimi i frazave të vjetra në formën e kuazi-inkurajimeve u bë aq i njohur saqë ideja mbi zgjerimin e BE-së, ka kohë që,  as për mediat e rajonit dhe as për qytetarët e tij, nuk është më lajm dhe as fakt politik me vlerë reale.

Strategji dhe narrativ i ri, hipokrizi e vjetër

Nga i ashtuquajturi samit historik i liderve europianë në kampin grek të pushimit veror në Porto Carras, jo larg Selanikut, të mbajtur në mesin e vitit 2003 (dy vite e gjysëm pas Takimit të liderve në Zagreb) liderët e Bashkimit Europian – i cili ndërkohë ishte zgjeruar nga 15 antarë në 27 antarë – gjithmonë niseshin nga të njëjtat premisa sa herë që në rendin e ditës së mbledhjeve të tyre gjendej tema e zgjerimit të BE-së. Gjithmonë mes kushteve për antarsim ishin: a) bashkëpunimi rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe respekti reciprok; b) demokracia dhe të drejtat e njeriut; c) pavarësia e institucioneve gjyqësore dhe shteti i së drejtës; d) ekonomia e tregut dhe konkurrenca e shëndetshme; e) administrata efikase shtetërore dhe institucionet e forta shtetërore.

Për herë të parë tani, në samitin e dhjetorit të kaluar në Bruksel, liderët europianë si prioritetin më të rëndësishëm imponuan, ndërsa liderët ballkanikë e “gëlltitën” në heshtje, formulimin mbi “partneritetin strategjik të Bashkimit Europain dhe Ballkanit Perëndimor”. Njëkohësisht “e ardhmja e përbashkët në Bashkimin Europian” vetëm sa u sinjalizua si ardhme potenciale e largët te e cila ndoshta nuk do të arrihet kurrë “me ndihmën e Planit afatgjatë të rritjes së miratuar vitin e kaluar, dhe nëpërmjet thellimit të angazhimit politik dhe bashkëpunimit të BE-së me Ballkanin Perëndimor në shumë fusha të politikave të përbashkëta – sëpari në politikën e jashtme dhe atë të sigurisë, ndpërmjet ndërtimit të themeleve ekonomike për të ardhmen dhe nëpërmjet bashkëpunimit në administrimin e emigracionit dhe luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit të organizuar”.

Logjika koloniale e Brukselit dhe besnikëria prej vazali e Ballkanit

Megjithëse presdienti i Këshillit të Europës Antonio Kosta, i cili këtyre ditëve u gjend për herë të parë kë karriken e drejtuesit të KE-së – përsëriti shumë herë frazën boshe “të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe antarët e tanishëm të Bashkimit Europian, i përkasin familjes europiane, gjenden në të njëjtin kontinent, dhe kemi të njëjtat përkatësi dhe vlera”- trajtimi i antarëve potencialë të Unionit as këtij dhjetori nuk ishte afër të qënit “partneritet”. Logjika koloniale e Brukselit, dhe besnikëria prej vasalësh e vendeve ballkanike edhe kësaj herë rezultuan me një zero të madhe kur ishte fjala për perspektivën e këtij rajoni brenda BE-së.

Megjithëse paraardhësi i Kostas, Charles Micheli, deri para pak kohësh para largimit nga pozicioni i kreut të Bashkimit Europian përhapi shpresën e gënjeshtërt mbi “zgjerimin e madh në vitin 2030”, në samitin e parë BE-Ballkani Perëndimor pas emërimit të krerëve të Këshillit dhe të Komisionit Europian, nuk u përmend asnjë fjalë mbi prognozën e Michelit apo ndonjë datë tjetër të prognozuar. Nuk e fol as për vendet e favorizuara për antarsim (deri tania ato ishin Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria) as u përmendën ato që lëkundeshin.

Në kundërshtim me praktikën e deritanishme, të gjatë prej tri dekadash, nuk u fol për demokracinë, të drejtat e njeriut, shtetin e së drejtës, ekonominë e tregut dhe administratën efikase në shtetet ballkanike. U fol ekskluzivisht mbi teknikat e “thellimit të angazhimit politik të BE-së ndaj partnerëve të Ballkanit Perëndimor”, kryesisht në sektorin e politikës së jashtme dhe asaj të sigurisë dhe mbrojtjes kolektive, në sektorin e bashkëpunimit dhe rritjen e rezistencës ndaj kërcënimeve hibride dhe kibernetike për parandalimin e përzierjes së jashtme dhe dezinformimin…”. Madje edhe gjatë darkës, liderët e 27+6 debatuan ekskluzivisht mbi “kontekstin gjeopolitik dhe sfidat me të cilat përballen të dyja palët partnere”.

Unitet në përballje me “sfidat urgjente”

Edhe në deklaratën e përbashkët përfundimtare gjithashtu në plan të parë nënvizohet “shqetësimi i përbashkët për të ardhmen” dhe theksohet “përballja me sfidat urgjente të cilat vetëm të bashkuar mund t’i kapërcejmë me ndihmën e parimeve dhe vlerave të përbashkëta të BE-së dhe në interesin e përbashkët”.

“Harmonizimi i politikës së jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor me politikën e përbashkët të jashtme dhe atë të sigurisë, dhe në përputhje me ‘kontekstin gjeopolitik’ në të cilin  gjendet sot Europa, që në samitin e parë të përbashkët pas ndërtimit të Kominsionit të ri europian, u bë pra, kusht i të gjithë kushteve, për çfarëdolloj lëvizjeje në procesin integrues. Pajtimi, bashkëpunimi inkluziv rajonal dhe marrëdhënet e fqinjësisë së mirë “të cilët gjenden në vetë zemrën e Bashkimit Europian”, u shtynë mënjanë në periferinë e politikës së zgjerimit ashtu si edhe lëkundjet e gjata prej tre dhjetëvjeçarësh të vendeve kanidate për realizimin e reformave ekonomike, juridike dhe institucionale. Urrejtja kolektive ndaj armikut të përbashkët dhe planet e skicuara të militarizimit të Europës u bënë kësisoj dy parametrat themeltarë të zgjerimit të ri gjeostrategjik të BE-së në Juglindje, sikurse pati ndodhur në mënyrë identike në fillim të viteve 2000 me shtetet Balltike të lindura për shpërbërjes së ish Bashkimit Sovjetik.

Por, kësaj here sëpaku “mbreti” është plotësisht lakuriq. Ashtu sikurse ideja e lirisë është e parealizueshme sepse askush nuk është në gjendje t’a përdorë atë me masë, po ashtue dhe ideja e zgjerimit të Bashkimit Europian në Ballkanin Perëndimor, edhe për një kohë të gjatë, e ndoshta edhe gjithmonë, do të mbetet e parealizueshme, sepse asnjë prej poleve gjeopolitike europiane nuk ka liderë që t’a sendërtojë, ndërsa Amerikës së ardhshme me Donald Trampin në krye, me siguri që as Europa dhe as Ballkani Perëndimor nuk do të jenë prioritet i interesave kombëtare amerikane. Nga ana tjetër, edhe në dokumentin përfundimtar të takimit të fundit të liderve në Bruksel është shënuar në mënyrë të padyshimtë se “në sajë të Planit të Rritjes ekonomike (të miratuar vitin e kaluar) progresi ekonomik në rajon duhet të dyfishohet gjatë dhjetëjeçarit në vazhdim, ndërsa konvergjena social-ekonomike mes vendeve partnere dhe BE-së mund të përshpejtohet vetëm nëse partnerët ballkanikë realizojnë në tërësi reformat që janë të lidhura me të gjitha politikat kyçe të Bashkimit Europian”.

A e njohu Vuçiçi sovranitetin e Kosovës?

Duke mos mohuar faktin se BE-ja edhe sot është ende partneri më i afërt i rajonit ballkanik, investitori i tij kryesor, donatori dhe partneri më i madh, liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor edhe kësaj here ranë dakord se përveç harmonizimit me politikën e jashtme dhe të sigurisë, rol shumë të madh për stabilitetin rajonal kanë edhe pajtimi, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe tejkalimi i konflikteve që kanë hedhur rrënjë nga trashëgimia e së kaluarës. Për këtë qëllim nga vendet ballkanike kërkohet që “me mirëbesim dhe me rezultate konkrete të fillojnë vënien në jetë të politikave europiane dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, përfshirë edhe vendimin strategjik të BE-së për zbutjen e pasojave të luftës agresive të Rusisë kundër Ukrainës”.

Që kësaj herë nuk pati për asnjërin hapësirë për lëvizje, sikurse ka qënë përherë në samitet e deritanishme të këtij formati, e vërteton ndoshta edhe fakti se presidenti serb Aleksandër Vuçiçi, (i cili madje i jep vetes titullin e nderit të “veteranit të skenës politike europiane”), përherë frenues, kësaj here nuk pati guximin që t’i kundërvihej terminologjisë së pushtetit më të lartë europian sipas të cilit dikur de iure krahina kushtetuese serbe e Kosovës dhe Metohisë, kësaj here de facto është rreshtuar plotësisht si e barabartë mes “gjashtë shteteve të pavarura ballkanike me të cilët bashkimi Europian do të vazdojë proceset e antarsimit në përputhje me meritat e secilit prej këtyre shteteve”. 

Me sa kam njohuri unë, ky ishte rasti i parë që Vuçiçit i’u desh të pranojë sovranitetine Kosovës si fakt përfundimtar në mënyrë që në këmbim së shpejti, në tremujorin e dytë ose në fillim të tremujorit të tretë të vitit 2025, të hapë klasterin e tretë në procesin e bisedimeve mbi antarsimin me Komisionin Europian. A do të thyhet së shpejti presidenti serb edhe në lidhje me qëndrimet e tij për Rusinë? A do t’i bashkohet paketave europiane të sanksioneve kundër Moskës dhe Pekinit, në të cilët sikurse dëshiron të thotë ai janë “shtetarët më të mëdhenj të huaj”? A do të vazhdojë të qëndrojë në pushtet? Dhe kush tjetër brenda BE-së në radhët e “partnerëve strategjikë” do të ketë mundësinë e “koncerteve solo” në shtetet e tyre kuazi-sovrane?

Kam besimin se në shkallën e arritur të diktaturës demokratike në të cilën gjendet sot Bashkimi Europian, Amerika Veriore, anglosfera dhe e tërë hemisfera perëndimore – shanse për mbijetesë kanë vetëm ata që janë të mbërthyer në “të kënduarit në kor”. Dhe të cilët me (mos)dijen, (jo)moralitetin dhe të papërcaktuar shpirtërisht përsëritin tri të vërtetat tmerrsisht dërmuese të Orvellit: “Lufta është paqë; Liria është robëri; Mosdija është fuqi”!

/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA

[i] https://www.geopolitika.news/analize/novo-doba-za-tri-orwellove-stravicne-istine/

Related- Posts

POLITIKË

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026
EKONOMI

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026
POLITIKË

Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump pas telefonatës me Putinin: Rusia do të furnizojë tregjet globale me karburant për të ulur çmimet

9 Tetor, 2026

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026
NATO headquarters in Brussels with 32 flags

NATO zhvillon manovrat bërthamore “Steadfast Noon”, 17 vende aleate marrin pjesë në stërvitjen në Itali

9 Tetor, 2026

SHBA vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Trump kërcënon me çmontimin e saj

9 Tetor, 2026

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.