Sipas raportimeve, Filipinet planifikojnë të riemërtojnë disa ishuj dhe shkëmbinj nënujorë në Ishujt Nansha, zona ku ka pasur përplasje të shumta midis anijeve kineze dhe filipinase. Në përgjigje, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning, deklaroi të mërkurën në një konferencë shtypi, se Kina kundërshton me vendosmëri veprimet e Filipineve që shkelin sovranitetin dhe të drejtat e Kinës.
Mao Ning theksoi: “Kina ka sovranitet të padiskutueshëm mbi Ishujt Nansha dhe ujërat ngjitur me to. Filipinet kanë tejkaluar kufijtë e tyre territorialë, duke krijuar në mënyrë të paligjshme të ashtuquajturit ‘Ishujt Kalayaan’ dhe duke i dhënë të ashtuquajturën ‘emërtim’ ishujve dhe shkëmbinjve nënujorë përkatës në Ishujt Nansha të Kinës. Kjo përbën shkelje të sovranitetit territorial të Kinës, shkelje të Kartës së OKB-së dhe të ligjit ndërkombëtar përkatës. Kina kundërshton me vendosmëri veprimet e Filipineve që shkelin sovranitetin dhe të drejtat e Kinës si dhe do të marrë masat e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri sovranitetin e saj territorial dhe të drejtat detare në Detin e Kinës Jugore.”/cgtn





























































