• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

  • POLITIKË

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Editorial

Gjuha e përuljes në diplomaci: A u nënshtrua Kosova në Turqi?

15 Prill, 2025
in Editorial, Kryesore
A A
Share on FacebookShare on Twitter

EDITORIAL

Presidentja e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, është pa diskutim një nga figurat më të spikatura politike të kohëve të fundit në hapësirën shqiptare. Ajo gëzon respekt të gjerë për integritetin, qëndrimet e qarta në mbrojtje të parimeve demokratike dhe nivelin e saj të admirueshëm intelektual. Megjithatë, gjatë vizitës së fundit zyrtare në Turqi për fat të keq u tregua inferiore, aspak shtetare përballë presidentit Erdoğan.

Gjatë takimit, Erdoğan e përshëndeti Osmanin në gjuhën turke dhe duke qeshur i tha: “Po mësoni turqisht, pastaj po e harroni.”

Presidentja Osmani reagoi menjëherë me buzëqeshje, duke iu përgjigjur në turqisht: “Po mësoj, por duhet ta praktikoj me ju.”

Pyetja thelbësore në këtë rast është: Pse Presidentja e Kosovës duhet të flasë turqisht në një vizitë zyrtare në Turqi?

Kuptohet që Turqia është një vend mik dhe aleat strategjik i Kosovës, Shqipërisë dhe Ballkanit në tërësi, pasi, nisur nga historia, ambicia për këto territore ka ekzistuar gjithmonë dhe është mbartur brez pas brezi. Ndikimi i Turqisë në këtë rajon është i padiskutueshëm, dhe kjo influencë vjen jo rrallë përmes fesë dhe ideologjisë fetare.

Megjithatë, është shqetësues ky pozicion inferior i zonjës Osmani përballë Presidentit Erdoğan. Gjuha shqipe, kjo gjuhë mijëravjeçare dhe një nga pasuritë më të mëdha kombëtare, e cila historikisht ka qenë e copëzuar pikërisht nga Perandoria Osmane – një perandori që i ka bërë dëm të jashtëzakonshëm kombit shqiptar – sot, në mënyrë simbolike, tentohet ti imponohet në një farë mënyre edhe vetë Presidentes së Kosovës.

Sigurisht, në raportet personale apo në takime informale, znj. Osmani, si individ, mund të flasë në çdo gjuhë që dëshiron. Por jo në takimet zyrtare, kur ajo përfaqësohet si kryetare shteti.

Në takime të tilla zyrtare, nuk është as e nevojshme dhe as e detyrueshme njohja reciproke e gjuhës së tjetrit. Në këto raste ekziston gjuha ndërkombëtare e komunikimit zyrtar – anglishtja – të cilën znj. Osmani e zotëron në mënyrë të shkëlqyer. Për më tepër, protokollet ndërkombëtare parashikojnë gjithmonë praninë e përkthyesve zyrtarë, si në takimet bilaterale ashtu edhe në ato multilaterale.

Njësoj siç vlerësojmë miqësinë, bashkëpunimin dhe partneritetin strategjik mes Kosovës dhe Turqisë, duhet theksuar me forcë se në takime të tilla zyrtare duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm, në mënyrë që të mos zbehen interesat jetike të Kosovës, siç janë sovraniteti, identiteti kombëtar dhe mbrojtja e të gjitha simboleve që përfaqësojnë një shtet sovran.

Historia që na ndjek nga pas

Nuk mund të injorojmë peshën e së shkuarës kur flasim për raportet mes shqiptarëve dhe Perandorisë Osmane – paraardhëses ideologjike dhe historike të shtetit turk. Për shqiptarët, ajo ishte një perandori që, përveç ndikimeve kulturore dhe fetare, la pas copëtimin territorial, mohimin e identitetit kombëtar dhe ndalimin e gjuhës shqipe për një kohë të gjatë.

Prandaj, kur në vitin 2025 një presidente shqiptare vihet në pozitë të tillë që i kërkohet, qoftë simbolikisht, të “nënshkruajë” në gjuhën e ish-perandorisë që dikur i mohoi të drejtën për të folur në shqip, nuk është vetëm një moment i sikletshëm diplomatik. Është një akt simbolik i përuljes dhe harresës së një të kaluare të dhimbshme.

Turqia e mbron me fanatizëm vlerat e saj. A bëjmë edhe ne të njëjtën gjë?

Turqia është një shtet që, përtej dallimeve politike, ka ndërtuar një identitet të fortë kombëtar dhe fetar. Ajo e mbron me fanatizëm gjuhën e saj, fenë e saj dhe kulturën e saj, madje i përdor shpesh edhe si instrument ndikimi në Ballkan. Në këtë nuk ka asgjë të keqe – përkundrazi, është model i mbrojtjes së interesit kombëtar.

Por kjo sjell pyetjen thelbësore: A jemi ne shqiptarët po aq të vendosur dhe të vetëdijshëm për vlerat tona kombëtare? A e mbrojmë ne me të njëjtin fanatizëm gjuhën shqipe, simbolet e shtetit tonë, dhe dinjitetin që na takon në marrëdhëniet me të tjerët?

Rasti me Presidenten Osmani na e kujtoi se ndonjëherë, në emër të miqësisë, harrojmë se ku fillon dhe ku mbaron dinjiteti i përfaqësimit të një shteti sovran.

Gjuha shqipe: trashëgimi që s’mund të negociohet

Në kohën kur rilindësit shqiptarë dhanë jetën për të mbrojtur gjuhën shqipe nga asimilimi osman, është e dhimbshme që sot, më shumë se shekuj më vonë, një presidente shqiptare të vihet në pozitën që të justifikojë njohjen ose mospërdorimin e turqishtes në një vizitë zyrtare.

Kjo nuk është thjesht çështje e një fraze të thënë publikisht. Kjo është çështje që prek vetë themelet e sovranitetit të Kosovës. Presidentja e Kosovës nuk ka asnjë detyrim të flasë turqisht. Ashtu si homologët e saj të vendeve të tjera, ajo ka të drejtë dhe duhet të flasë gjuhën e saj amtare, ose anglisht në raste protokollare – një gjuhë ndërkombëtare që ajo e zotëron në mënyrë të shkëlqyer.

Marrëdhëniet mes Kosovës dhe Turqisë janë të rëndësishme dhe strategjike. Turqia ka ndihmuar Kosovën në shumë aspekte – politike, ekonomike dhe ushtarake. Por asnjë ndihmë, asnjë partneritet nuk duhet të vijë në kurriz të identitetit kombëtar, të gjuhës, të simboleve apo të pavarësisë shpirtërore të një kombi.

Në diplomaci, miqësia nuk kërkon nënshtrim. Përkundrazi, miqësia e vërtetë ndërtohet mbi barazi, respekt dhe dinjitet.

Ndaj, nëse Turqia është krenare për gjuhën dhe trashëgiminë e saj – dhe e mbron me fanatizëm – edhe ne shqiptarët duhet të jemi po aq fanatikë për gjuhen tonë. Kjo nuk është çështje egoje, por mbijetese kombëtare.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

EKONOMI

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026
Kryesore

Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

9 Tetor, 2026
US Secretary of State Marco Rubio speaks at the Pnyx hill, where ancient Athenians held democratic assemblies, with the ancient Parthenon temple atop the Acropolis in the background, in Athens, Greece October 7, 2026.   Mark Schiefelbein/Pool via REUTERS
Kryesore

Rubio në Athinë: Kur historia bëhet doktrinë politike

8 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump pas telefonatës me Putinin: Rusia do të furnizojë tregjet globale me karburant për të ulur çmimet

9 Tetor, 2026

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026
NATO headquarters in Brussels with 32 flags

NATO zhvillon manovrat bërthamore “Steadfast Noon”, 17 vende aleate marrin pjesë në stërvitjen në Itali

9 Tetor, 2026

SHBA vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Trump kërcënon me çmontimin e saj

9 Tetor, 2026

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.