Anna Hakobyan, gruaja e kryeministrit Armen Nikoll Pashinyan, ka filluar trajnimin ushtarak dhe do të dërgohet në frontijn e luftës për të mbrojtur atdheun. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo në rrjetet e saj sociale, ku shkruan se duke filluar nga sot, një skuadër e përbërë nga 13 gra, duke përfshirë vetë atë do të fillojë stërvitjen.
Pas disa ditësh, ajo dhe koleget e saj do të dërgohen për të mbrojtur kufirin ndaj Azerbajxhanit.
“Duke filluar nga nesër, 13 gra duke përfshirë edhe mua, do të fillojë stërvitjen ushtarake. Pas disa ditësh, ne do të fillojmë të ndihmojmë në mbrojtjen e kufijve tanë. As atdheu, por edhe as dinjiteti ynë nuk do t’i dorëzohet armikut,”-shkroi ajo në Facebook.
Anna Hakobyan është kryeredaktore e gazetës Haykakan Zhamanak, ndërkohë që gjithashtu ka themeluar disa fondacione bamirëse.