Kryeministri Ramush Haradinaj ka treguar se gjatë darkës në shtëpinë e presidentit Hashim Thaçi i është kërkuar pezullimi i taksës 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake. Një gjë e tillë thotë të jetë bërë nga Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
“Kryeministri Rama kërkesa s’mundet me pas, pasi ai qeverisë me Shqipërinë, por mundet me pas qëndrim të vetin i cili është i respektueshëm. Kërkesa s’mundet me pas askush. Ai kishte mendimin e vetë që është mirë me u pezullu taksa”, tha Haradinaj.
Kreu i qeverisë së Kosovës tregoi gjithashtu se nuk e kishte pranuar këtë kërkesë të homologut nga Tirana.
‘Rama mos t’i jep vetës ngarkesë se ne jemi këtu’, tha i pari i AAK-së.
Kryeministri Ramush Haradinaj shprehet i bindur se taksa 100 për qind ndaj produkteve me prejardhje serbe dhe boshnjake nuk do të hiqet.