Bosna.hr[i]
Niksoni ishte i pari që bëri thirrje për “fund të ndershëm” të luftës në fjalimin e tij kur pranoi kandidaturën në Konventën kombëtare të Partisë republikane në vitin 1968. Kjo u bë temë qendore e fushatës së tij dhe e presidencës së tij. Kur u bë e qartë se qeveria vjetnamezojugore nuk do të mbijetointe edhe nëse ShBA-të tërhiqeshin nga lufta, Niksoni këmbënguli të mbronte kredibilitetin e Uashingtonit, me atë që u emërtua në mënyrë cinike si “intervali dinjitoz” mes tërheqjes së ShBA-ve dhe rënies së Saigonit.
Pohimet e pabazuara dhe të shtrembëruara me të cilat Donald Trumpi po justifikon luftën e tij me Iranin të kujtojnë Richard Nixonin dhe tezën e tij mbi “paqen e ndershme” në Vietnam. Ky fundi i pakapshëm për të cilin ishte i etur Niksoni i kushtoi ShBA-ve vite të tëra vdekje dhe vuajtje. Sa shkatërrime është i gatshëm të shkaktojë Trumpi para se të zvoglojë humbjet e tij dhe t’i japë fund këtij konflikti të kotë?
Niksoni ishte i pari që bëri thirrje për “fund të ndershëm” të luftës në fjalimin e tij kur pranoi kandidaturën në Konventën kombëtare të Partisë republikane në vitin 1968. Kjo u bë temë qendore e fushatës së tij dhe e presidencës së tij. Kur u bë e qartë se qeveria vjetnamezojugore nuk do të bijetointe edhe nëse ShBA-të tërhiqeshin nga lufta, Niksoni këmbënguli të mbronte kredibilitetin e Uashingtonit, që u emërtua në mënyrë cinike si “intervali dinjitoz” mes tërheqjes së ShBA-ve dhe rënies së Saigonit.
Në mënyrë që të garantonin këtë periudhë, dy vite mes Marrëveshjes paqesore të Parisit në vitin 1973 dhe rënies së Saigonit në muajin prill të vitit 1975, Niksoni dhe këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Henry Kissinger i’a nënshtruan popullin vietnamez bombardimit katërvjeçar i cili u zgjerua edhe në vendet fqinjë si Kamboxhia dhe Laosi. Më shumë se 20.000 ushtarë amerikanë u vranë gjatë kësaj kohe. Viktimat vietnameze, kamboxhiane dhe laosiane ishin tejet më të mëdha.
Kjo na shpie deri te Trumpi. Përse ai vazhdon të bombardojë Iranin?
Nuk është fjala për asgjësimin e raketave iranine me rreze të largët veprimi. Shtëpia e Bardhë pohon se “kapaciteti iranian për raketat balistike është asgjësuar funksionalisht” dhe se shkalla hedhjes së raketave ka rënë në mënyrë dramatike. Megjithatë, Reuters-i deklaron se ShBA-të mund të shprehen me siguri se janë asgjësuar një e treta e arsenalit të stërmadh raketor iranian.
Qëllimet e Trumpit
As eshtë fjala për asgjësimin e programit bërthmor iranian. Sipas fjalëve të Trumpit, ai tashmë është “asgjësuar” që në muajin qershor të vitit të kaluar, pas bombardimit 12-ditor amerikan dhe izraelit. Mendohet se Irani ka ende 400 kilogramë uran të pasuruar në groposur diku nën vendndodhjet bërthamore në Isfahan dhe Natanz, por pakkush beson se Trumpi do të dërgonte trupat e tij në terren për misionin e rrezikshëm të marrjes së materialit bërthamor.
Qëllim nuk është as ndryshimi i regjimit, të cilin Trumpi, me sa duket e ka braktisur. Në çdo rast, nuk ka ndodhur që qeveria të bjerë me bombardime; madje edhe Benjamin Netanjahu e pranon këtë. Ndërsa baza zgjedhore e Trumpit, MAGA, do të tmerrohej në rast të një lufte tokësore. Përsa u përket qyetarëve iraninë, ata kuptohet se nuk janë të prirur të dëgjojnë thirrjet e Trumpit për përmbysjen e regjimit të tyre, e dinë mirë sesi dolën fqinjët e tyre irakenët, të cilët dëgjuan Georg W. H. Bushin dhe rrëzuan Sadam Huseinin.
Fiksimi më i ri i Trumpit është bllokada iraniane e shumë tankerave me naftë që përpiqen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit, nga ku kalon 20% e naftës dhe e gazit botëror. Kjo masë ka shkaktuar rritje të beftë të çmimti të naftës, Kërcënimi më i ri i Trumpit është ai se do të asgjësojë infrastrukturën elektrike të Iranit nëse ky vend nuk pranon hapjen përsëri të Ngushticës. Por, sulmi kundër infrastrukturës elektrike do të ishte krim lufte. Gjykata ndërkombëtare penale ndjek penalisht katër komandantë rusë për shkak të sulmit të ngjashëm që kanë bërë në Ukrainë. Termocentralet janë infrastrukturë civile e cila nuk duhet sulmuar, ndërsa dëmet që pësojnë civilët janë të pakrahasueshme me çfarëdo përparësie potenciale ushtarake.
Për më shumë, sulmi iranian është reaksion ndaj bombardimit amerikano-izraelit. Në nënyrë që të përpiqet të detyrojë Iranin të ndalë sulmet e tij, ecuria e natyrshme e aksionit do të ishte që Trumpi dhe Netanjahu të ndëpresin bombardimet kundër tij, tani kur justifikimi për vazhdimin e tyre është zbehur. Nuk ka garanci se kjo vetëpërmbatje do të japë fryte, duke patur parasysh shkatërrimet të cilat i shkakton ekonomisë botërore globale konflikti i zgjeruar. Për të mos përmendur trashëgiminë katastrofale të përshkallëzimeve të tilla në Vietnam, Afgansitan dhe në Irak.
Fitore apo dorëzim
Ndoshta duket paradoksale. Por Irani tani ndoshta ka pozitë më të fortë negocimi sesa para nisjes së luftës agresive të Trumpit dhe Netanjahut. Atëherë Irani donte të evitonte bombardimet. Tani që ka pësuar më të keqen – eleminimin e udhëheqjes, asgjësimin e pjesës më të madhe të ushtrisë dhe sulme kundër forcave të brendshme përgjegjëse për represionin – regjimi ka shumë më pak ç’të humbasë. Natyrisht, populli iranian mund të qëndrojë akoma… Ata vuajnë shumë. Vuajnë sot, por Republika Islamike është diktaturë e pamëshirshme e cila kurrë nuk i ka dhënë prioritet të mirës publike përkundrejt pushtetit. Nuk shfaq shenja dobësimi.
Trumpi thjesht duhet të ndalë bombardimet dhe ta detyrojë edhe Netanjahun të bëjë të njëjtën gjë. Nuk dimë se si mund të reagonte regjimi iranian, por ka mundësi që të përgjigjet me të njëjtën masë, në vend që të ndërmarrë përgjegjësinë për vazhdimin e luftës. Por, me sa duket, mbijetesën e tij e sheh si fitore, atëherë mund të shfrytëzohet rasti.
Por edhe Trumpi nga ana tjetër, është i etur për “fitore” në luftë. Do të thonim se kërkon “dorëzim pa kushte” dhe që regjimi iranian të pranojë në mënyrë ekspliciet humbjen. Por ky synim është politik dhje jo ushtarak. Është përpjekje e Trumpit për të mbrojtur veten, para cilido aktori tjetër në Lindjen e Afërme.
Në këtë rast Trumpi na kujton Niksonin. “Nderi” të cilin kërkonte Niksoni nuk ishte nderi i popullit amerikan, i cili në përgjithësi deshte të dilte nga Vietnami, bash sikur sot nuk dëshiron të ketë asgjë me luftën e Trumpit dhe të Netanjahut në Iran. Nderi që ië shqetësonte Niksonin ishte i tij. Nuk donte të paguante çmimin e “humbjes” në Iran.
Diçka e ngjashme po ndodh edhe me Trumpin. Pasi nisi luftën pa ndonjëfarë arësyeje të dukshme, tani i nevojitet dalja e cila do t’a mundësojë të ruajë fytyrën. Por edhe sa iranianë duhet të vdesin, sa shkatërrime duhet të lërë prapa kjo luftë e pakuptimtë, sa varfëri dhe vuajtje ekonomike duhen përballuar para se Trumpit të mund të shpallë fitoren.
Për fatë të keq, Trumpi është i njohur për deklaratat e tij triumfaliste pa kurrfarë baze faktike. Kjo do të ishte koha e duhur edhe për një të tillë.
[i] https://bosna.hr/nixonova-sjena-nad-trumpom-kako-casno-zavrsiti-necasni-rat/
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA



























































