• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
7 Nëntor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Banka e Shqipërisë: Projektbuxheti 2027 forcon konsolidimin fiskal dhe krijon hapësira për investime

    Christine Lagarde njofton largimin nga drejtimi i Bankës Qendrore Evropiane në shkurt 2027

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

  • POLITIKË

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

    Ministri Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

    Rama: Progresraporti i KE-së përcakton një rrugëtim të ri, fati europian i Shqipërisë është në duart tona

    Paketa e Zgjerimit 2026/ Shqipëria vlerësohet për përparimin në negociata, objektivi mbetet viti 2027

    epa09044890 Albania Prime Minister Edi Rama during a joint press conference after an EU - Albania Association Council meeting in Brussels, Belgium, 01 March 2021.  EPA/JOHN THYS / POOL

    Kryeministri Rama: Shqipëria merr vlerësimin më të lartë ndonjëherë në raportin e progresit të Komisionit Europian

    Rama në Bruksel: Negociatat me BE-në synohen të përmbyllen në fund të vitit 2027, ndërsa anëtarësimi në 2030 mbetet i pasigurt

    Erion Veliaj publikon letër nga burgu, akuzon Ramën për presion politik

    Ministri Hoxha: Përmbyllja e negociatave me BE-në deri në dhjetor 2027, prioritet i diplomacisë shqiptare

    Presidenti Begaj dekreton ligjin për ndarjen e re territoriale, numri i bashkive reduktohet nga 61 në 46

  • SOCIALE / KULTURË

    AKEP miraton rregulla të reja për konsumatorët, One Albania autorizohet të testojë internetin satelitor me Starlink

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    “Pesëshja” që nuk e njeh Kosovën dhe diplomacia që (s)hesht!

    Zlatko Kramarić: Serbia pas Vuçiçit: fundi i një epoke apo fillimi i pasigurisë?

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Albin Kurti kritikon BE-në pas publikimit të raportit: Kosova ende pa status kandidat, pavarësisht progresit të arritur

    Bërvenicë: Arkin Jahiji i AKI-së fiton zgjedhjet, mposht kandidatin e VMRO-DPMNE-së me 265 vota diferencë

    Kurti distancohet nga protestat në Tiranë: Vetëvendosje nuk është pas tyre

    Kosovë| Vrasja e Arlinda Zekajt, raporti zbulon dështimet institucionale

    Kosovë-Gjermani: Forumi Ekonomik, investimet dhe tregtia

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Hungari: A do ta zgjidhë BE-ja problemin e Orbanit në vitin 2023?

7 Janar, 2023
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Hungaria po përjeton krizën më të rëndë ekonomike aktualisht dhe është e izoluar në politikën e jashtme. A mund të mbijetojë Orbani edhe këtë krizë dhe si do të veprojë BE?

Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban ka mbijetuar politikisht shumë kriza – të brendshme dhe të jashtme, ekonomike dhe sociale. Por tani Orbani po përballet me sfidën më të madhe të trembëdhjetë viteve të fundit të sundimit të tij. Prandaj, viti 2023 mund të jetë një vit vendimtar e ndoshta politikisht edhe fatal për politikanin me qëndrime joliberale në Evropë.

Hungaria po përjeton aktualisht krizën më të madhe ekonomike që nga koha kur vendi cënohej nga falimentimi gjatë krizës financiare ndërkombëtare të 2008/2009. Monedha kombëtare, forinta, ka humbur shumë vlerë muajt e fundit, inflacioni i lartë mbi 20 për qind, po i hedh gjithnjë e më shumë njerëz në vend në mjerim ekzistencial. Kufizimi i çmimeve për ushqimin dhe benzinën deri më tani kanë ndihmuar pak në zbutjen e gjendjes. Por ato nuk japin një pasqyrë reale të gjendjes së rëndë në të cilën gjenden shumë njerëz në këtë vend.

Eduard Heger, Ursula von der Leyen dhe Viktor OrbanEduard Heger, Ursula von der Leyen dhe Viktor Orban

Ironikisht, në këtë situatë të vështirë socio-ekonomike, BE-ja i shkurtoi Hungarisë një pjesë të madhe të subvencioneve prej miliarda eurosh për shkak të mangësive në sundimin e ligjit. Shkurtime të mëtejshme janë të pashmangshme – duke përfshirë edhe mundësinë e anulimit të plotë të të gjitha pagesave të Brukselit. Për më tepër, qeveria e Orbanit është më e izoluar se kurrë më parë në Evropë për shkak të qëndrimit të saj pro-rus.

Fajtorë janë gjithmonë të tjerët…

“Në fakt, qeveria Orban nuk ka qenë kurrë në një situatë kaq të vështirë sa është tani,” thotë për DW politologu Peter Kreko nga instituti i majtë-liberal në Budapest. “Këtë mund ta shihni edhe në sondazhet e fundit, sipas të cilave pakënaqësitë sa vijnë e shtohen, apo në protestat e mësuesve dhe pedagogëve, të cilat po vazhdojnë prej muajsh.”

Megjithatë, Kreko nënvizon: “Orbani dhe qeveria e tij janë ende shumë të suksesshëm në zhvendosjen e fajit për çdo krizë te aktorët e jashtëm, si BE ose miliarderi George Soros. Orban dhe partia e tij Fidesz kanë një elektorat shumë të qëndrueshëm dhe kanë një sistem të centralizuar të pushtetit. E gjitha kjo do të thotë se ka një shans të mirë që qeveria hungareze t’i mbijetojë edhe kësaj krize.”

Gjendja e rëndë por jo e patejkalueshme

Ekonomisti konservator Laszlo Csaba, i cili dikur i përkiste një grupi joformal këshilltarësh të Orbanit, i cili jep mësim në Universitetin e Evropës Qendrore (Budapest/Vjenë), e sheh krizën aktuale të Hungarisë kryesisht si një “krizë të modelit Orban”. “Pas këtij modeli qëndron një politikë e parave të lira, politikës monetare të lirshme dhe shpenzimeve të mëdha. Kjo nuk mund të mbahet më,” tha Csaba për DW. “Në përgjithësi, situata e qeverisë është e vështirë, por jo katastrofike. Hungaria po përballet me një recesion, por jo siç ishte 15 vjet më parë gjatë krizës financiare.”

 Emmanuel Macron dhe Viktor OrbanEmmanuel Macron dhe Viktor Orban

Shumë do të varet për Hungarinë në muajt e ardhshëm nëse subvencionet e BE-së do t’i paguhen këtij vendi apo jo. Vendi është marrësi i dytë më i madh neto i pagesave të BE-së, pas Polonisë. Në vitet e fundit, ato përbëjnë një mesatare prej tre deri në katër për qind të produktit kombëtar bruto të Hungarisë – që përafërsisht korrespondon me rritjen vjetore ekonomike të vendit.

Pazari ballkanik

Në mesin e dhjetorit 2022, Komisioni i BE-së fillimisht ndaloi pagesën e 6.3 miliardë eurove për Hungarinë– arsyeja ishte mungesa e sundimit të ligjit dhe akuzat për korrupsion. Në fund të dhjetorit, Brukseli madje kërcënoi të ngrinte shumën totale të planifikuar për Hungarinë në buxhet deri në vitin 2027 – të paktën 22 miliardë euro. Me këtë, BE-ja mund ta çojë Hungarinë në një krizë shumë të rëndë ekonomike.

Megjithatë, vështirë se dikush në Hungari beson se kjo do të ndodhë. “BE ka përdorur gjithmonë fjalë të forta ndaj Hungarisë në të kaluarën, por nuk i ka zbatuar ato në praktikë,” thotë ekonomisti Laszlo Csaba. “Prandaj, unë mendoj se një pjesë e financimit të BE-së do të vazhdojë të rrjedhë. Nëse nuk paguhet asgjë më shumë, BE-ja do të humbasë ndikimin e saj në Hungari dhe kjo nuk është në interesin e Brukselit. Prandaj, procesi i negociatave tani do të jetë si në një pazar ballkanik dhe në fund do të ketë një kompromis”.

Manovrat

Megjithatë, shkencëtari politik Peter Kreko paralajmëron kundër mashtrimit të vetvetes për gatishmërinë e Orbanit për të bërë kompromis në çështjen e shtetit ligjor. “Nuk mund të presim që një luan të bëhet vegjetarian brenda natës”, thotë Kreko. “Nuk është në interesin e Orbanit që të heqë nepotizmin dhe korrupsionin që karakterizon qeverinë e tij. Kjo do të thotë që bashkëpunëtorët e ngushtë të tij ose anëtarët e familjeve të tyre mund të shkojnë edhe në burg. Nuk është karakteristikë e asnjërës nga sistemet joliberale, veçanërisht në situata të vështira ekonomike, që të hapen. Ato mbyllen edhe më shumë madje”.

Parlamenti hungarezParlamenti hungarez

Të dy ekspertët supozojnë se Orban do të përpiqet të “përballojë rrugën e tij përmes” krizës – si politikisht ashtu edhe ekonomikisht. Një shenjë për këtë sheh edhe ekonomisti Csaba në “çështjen Matolcsy”. Kreu i Bankës Kombëtare të Hungarisë, György Matolcsy, një i besuar prej kohësh i Orbanit, kritikoi politikën ekonomike hungareze shumë hapur në fillim të dhjetorit. Kështu ai në mënyrë indirekte bëri thirrje për masa shtrënguese. Në Hungari, kritikat e Matolcsy ndezën një debat rreth asaj se sa i qëndrueshëm ishte ende sundimi i Orbanit.

Shumë pak dhe tepër vonë

Csaba beson se kryeministri i Hungarisë po kontrollon situatën. “Orban ka dy persona për çdo detyrë”, thotë ai. “Disa janë më shumë realistë si Matolcsy, të tjerët janë optimistë. Nëse nuk ka alternativë tjetër, ai do të marrë masa realiste, ndërsa në të njëjtën kohë do të dëgjoni nga ai tone të mëdha të zakonshme.”

Salvini, Morawiecki dhe OrbanSalvini, Morawiecki dhe Orban

Shkencëtari politik Kreko ka identifikuar një strategji të ngjashme me dy drejtime në politikën e jashtme hungareze. Hungaria ka ftohur madje raportet edhe me aleatin e saj më të ngushtë Poloninë, për shkak të pozicioneve të Orbanit në luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Në dhjetor kryeministri hungarez madje shkoi aq larg sa fajësoi SHBA-në për luftën. E në të njëjtën kohë, ai dërgoi Presidentin Katalin Novak për të vizituar Kievin. Mediet proqeveritare, të cilat deri më tani kanë përhapur propagandën më të keqe proruse, gjithnjë e më shpesh po flasin për “agresionin e Rusisë”.

Kreko dyshon se Orban do ta kalojë mirë krizën me këtë lloj politike dhe kjo politikë mund t’i japë fund izolimit dhe të zgjidhë konfliktin me BE-në. “Ajo që tani po bën Orbani mund të përmblidhet me këto fjalë: Po bëhet shumë pak dhe shumë vonë,” thotë politologu./DW

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Eric Wendt prezanton prioritetet e mandatit të tij si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

6 Nëntor, 2026
JO VETEM LAJM

Pete Hegseth, “kurbani” i parë politik i humbjes së Trump? Lufta në Iran e vendos sekretarin e Mbrojtjes në shënjestër

5 Nëntor, 2026
JO VETEM LAJM

SHBA investon mbi 40 milionë dollarë për sigurinë kibernetike të Shqipërisë

4 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të Izraelit, Ohad Kaynar, me rastin e paraqitjes së kredencialeve

6 Nëntor, 2026

Eric Wendt prezanton prioritetet e mandatit të tij si ambasador i SHBA-së në Shqipëri

6 Nëntor, 2026

Ministri Hoxha: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian duhet të ecin krah për krah

6 Nëntor, 2026

Protesta qytetare nuk thahet! Mund të ngadalësohet rrjedha, por burimi mbetet i gjallë.

6 Nëntor, 2026

SHBA-ja paraqet plan për sigurinë evropiane në prag të bisedimeve për Ukrainën

6 Nëntor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.