Irani njoftoi sonte se ka përfunduar raundi i bisedimeve indirekte dhe teknike në Doha të Katarit, të zhvilluara për zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit të arritur me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia shtetërore iraniane IRNA.
Sipas IRNA-s, zëvendësministri i Jashtëm iranian, Kazem Gharibabadi, i cili drejtoi delegacionin në Doha, konfirmoi mbylljen e diskutimeve teknike lidhur me dispozitat e marrëveshjes.
Palët ranë dakord që deri të enjten të krijojnë një kanal të posaçëm komunikimi për të raportuar dhe regjistruar çdo shkelje të mundshme të memorandumit të mirëkuptimit.
Bisedimet janë pjesë e përpjekjeve për të konsoliduar armëpushimin dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet mbi zbatimin e marrëveshjes, ndërsa ndërmjetësimin po e kryen Katari.
Megjithëse është raportuar për disa përparime, mbeten ende çështje të rëndësishme të pazgjidhura, përfshirë sigurinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit dhe interpretimin e disa pikave të memorandumit.





























































