Sot, e premte më 22 bahman të vitit 1400 të kalendarit iranian që përkon me 11 shkurt të vitit 2022, është 43 vjetori i fitores së Revolucionit Islamik të Iranit. Revolucioni Islamik i Iranit më 11 shkurt të vitit 1979, nën udhëheqjen e Imam Khomejnit (ra) shënoi fitoren e vet duke rrëzuar regjimin despotik mbretëror Pahlavi.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ceremonia për festimin e 43 vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik të Iranit ka filluar qysh në mëngjes në qytete dhe qendra të ndryshme të Iranit, në përputhje me të gjitha udhëzimet dhe këshillat shëndetësore. Kjo ceremoni në qytetet me statusin e kuq të koronavirusit do të mbahet në rrugët e paracaktuara në formën e paradës së motorëve dhe makinave familjare dhe në qytete të tjera me praninë entuziaste të popullit vizionar dhe revolucionar të Iranit.
Të gjitha mediat e huaja me përfaqësi në Iran kanë mbuluar këtë ngjarje madhështore me rreth 200 gazetarë dhe kameramanë dhe mbi 6300 gazetarë, fotoreporterë dhe kameramanë të mediave të brendshme kanë mbuluar këtë ngjarje në qytete të ndryshme të Iranit.
Populli iranian ashtu si në vitet e kaluara, edhe këtë vit kanë krijuar pamje madhështore në qyte dhe qendra të ndryshme me pjesëmarrjen e dhjetëra miliona njerëzve të cilët gjatë kësaj ceremonie kanë deklaruar unitetin kombëtar dhe besëlidhjen e tyre me idealet e Revolucionit Islamik. Iranianët sot duke mbajtur në dorë flamurin kombëtar kanë treguar unitetin e tyre dhe kanë vërtetuar se u qëndrojnë besnikë idealeve të veta revolucionare edhe në dekadën e pestë të Revolucionit Islamik. Qytetarët iranianë gjatë kësaj ceremonie madhështore kanë hedhur sloganet e tyre revolucionare të tilla si “Jo Lindje, Jo Perëndim, Republikë Islamike” në mënyrë që të deklarojnë se pavarësisht përpjekjeve dhe propagandës së mediave perëndimore në përhapjen e iranofobisë, populli iranian do të vazhdojë rrugën e zhvillimit, progresit dhe bashkëpunimit me vendet mike.
Sot, pavarësisht reshjeve të shiut dhe dëborës, qytetarët iranianë kanë treguar një pjesëmarrje të gjerë me miliona njerëz nëpër rrugët e qyteteve të ndryshme për ta festuar 43 vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik.
Kujtojme se revolucioni iranian, i quajtur edhe Revolucioni Islamik,është një kryengritje popullore në Iran në 1978–79 që rezultoi në rrëzimin e monarkisë më 11 shkurt 1979 dhe çoi në krijimin e një republike islame.