Ish-kryetari i Kuvendit, tani kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, nesër pritet të intervistohet nga Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar tё Kosovёs lidhur me luftën e UÇK-së.
Intervista e Kadri Veselit ishte caktuar për fillim të këtij muaji, por më pas ishte shtyrë për 10 dhjetor.
Nga zyra e Veselit ishte thënë se shtyrja e intervistimit ishte bërë për shkaqe teknike.
Ndërsa, në një konferencë për media Veseli nuk kishte treguar se a është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo të dëshmitarit.
Për Veselin ishte raportuar se kishte dalë para prokurorëve edhe më herët, por një gjë të tillë e ka mohuar vetë ai.
Ish-komandantët e UÇK-së po ftohen me radhë nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar rreth luftës së UÇK-së.