Kancelari gjerman, Scholz letër Shkupit: Pranoni propozimin, duam t’ju kemi në BE

Ne duam që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së. Dua të jem i sinqertë me Ju: Madje edhe pas pranimit të këtij kompromisi, procesi për hyrje në BE nuk do të jetë i lehtë. Do të ketë edhe pengesa të tjera të cilat do të duhet të tejkalohen, ishte mesazhi i kancelarit gjerman Olaf Shcolz drejtuar krerëve të Shkupit zyrtar.

”Bashkë do t’i tejkalojmë detyrat të cilat i kemi para. Sepse duam të jeni anëtare e këtij Bashkimi Evropian. Vendi juaj po përballet me miratimin e një vendimi shumë të rëndësishëm pas 17 vjetësh së statusit kandidat për anëtarësim në BE”, shtoi ai.

”Kjo do t’ju sjellë një hap shumë më afër anëtarësimit në BE dhe do të kapërcejë bllokadën. Unë e kuptoj padurimin dhe frustrimin tuaj. Madje edhe më shumë: unë e përjetoj ashtu si ju! U kuptoj kur ju thoni: Neve për një kohë të gjatë na është premtuar shumë. Shumë është kërkuar prej nesh. Unë e kuptoj kur ju keni dyshime, nëse me këtë hap vërtet rruga drejt anëtarësimit për në BE është e hapur”, thuhet në deklaratën e Scholz-it.

“Ne ju duam, të dashur maqedonase dhe maqedonas, si anëtarë të një unioni, në të cilin veçantitë tuaja kulturore dhe tonat, gjuhët tona të ndryshme dhe identitetet tona të mbahen dhe të ruhen. Kjo na bën së bashku të fortë. Ne jemi dhe mbetemi në anën tuaj”, përfundon deklarata e kancelarit.

/Argumentum.al