• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
8 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

    Kosovë, dita e fundit për presidentin: Kurti-PDK pa marrëveshje, Specialja bllokon kompromisin

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Karabaku pas konfliktit: Paqja nuk përmbyllet me nënshkrimin e një marrëveshjeje, por fillon realisht me aktin e parë të bashkëjetesës.

7 Maj, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Recension mbi librin ‘Rindërtimi dhe rigjallërimi i jetës sociale pas konfliktit në Karabak, në Azerbajxhan’, me autor historianin dhe studiuesin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorian Koçi

Nga Ambasador Arben CICI

Historia e vendeve dhe rajoneve të prekura nga konfliktet e armatosura është shpesh një rrëfim i ngarkuar me vuajtje, shkatërrim dhe zhvendosje masive. Megjithatë, përtej dhimbjes së së kaluarës, ekzistojnë po aq edhe përpjekje për të ringritur jetën, për të ndërtuar paqen dhe për të kthyer normalitetin atje ku dikur ka mbizotëruar frika dhe pasiguria. Libri “Rindërtimi dhe rigjallërimi i jetës sociale pas konfliktit në Karabak në Azerbajxhan”, me autor, historianin dhe studiuesin e marrëdhënieve ndërkombëtare, Dorian Koçi, trajton me ndjeshmëri dhe vëmendje, në formën e një fotografimi realist përpjekjet e popullit azerbajxhanas për të ringritur jetën në rajonin e Karabakut pas një konflikti të gjatë, të dhimbshëm dhe të ngarkuar me tensione etnike, politike dhe historike.

Duke filluar me një analizë historike të rrënjëve të konfliktit, nga rritja e nacionalizmit e deri te përplasjet ndëretnike dhe negociatat për paqe, libri shpalos një narrativë që kulmon me procesin kompleks të rigjallërimit ekonomik, social dhe kulturor të zonës, sfidat shumëplanëshe dhe perspektivat në nivel lokal, kombëtar, rajonal dhe më gjerë.

Një nga vlerat kryesore të këtij libri është paraqitja e mekanizmave konkretë që janë përdorur për të ringjallur një territor të shkatërruar, jo vetëm fizikisht, por edhe në nivelin e marrëdhënieve sociale dhe ndjeshmërisë kolektive.

Përmes një analize të thelluar mbi politikat e rikthimit të banorëve, ndërtimin e besimit ndërkomunitar, integrimin ekonomik dhe ndërtimin e infrastrukturës moderne, libri shfaq se si procesi i paqes nuk përmbyllet me nënshkrimin e një marrëveshjeje, por fillon realisht me aktin e parë të bashkëjetesës.

Pse është i rëndësishëm ky libër për publikun shqiptar?

Përvoja e Karabakut nuk është një përjashtim i largët në një cep të Kaukazit, por një histori që rezonon fort me realitetin tonë historik dhe aktual. Kombi shqiptar historikisht, në Shqipëri, Kosovë dhe më gjerë, ka kaluar përmes sfidave të ngjashme: konflikte ndëretnike, trauma kolektive, zhvendosje të popullsisë, regjime shtypëse, tranzicione të vështira drejt stabilitetit dhe përpjekje për rindërtim të institucioneve, jetës publike dhe marrëdhënieve shoqërore. Karabaku bëhet kësisoj një rast studimor i vlefshëm për të kuptuar më mirë rrugët që çojnë nga konflikti drejt pajtimit, nga ndarja drejt integrimit, nga shkatërrimi drejt zhvillimit.

Ajo që e bën këtë rast edhe më të rëndësishëm për reflektim është rrezikshmëria e lartë që ky konflikt postsovjetik ka pasur për sigurinë e rajonit të Kaukazit dhe më tej për arkitekturën e paqes në hapësirën euroaziatike.

Konflikti Armeni–Azerbajxhan, i cili shpërtheu me intensitet të lartë në vitet ’90 pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, nuk ishte vetëm një përplasje lokale për territorin e Nagorno-Karabakut. Ai u shndërrua në një pikë përplasjesh të interesave gjeopolitike, ku u përfshinë fuqitë e mëdha si Rusia, Turqia, Irani, Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara. Ky konflikt ekspozoi me forcë vakumin institucional dhe paqëndrueshmërinë e rajoneve ish-sovjetike, si dhe tensionet e pashmangshme që lindin në mungesë të zgjidhjeve gjithëpërfshirëse. Pas çdo përshkallëzimi ekzistonte rreziku i shpërthimit të një konflikti më të gjerë rajonal ose zhvendosjes së tij duke cenuar sigurinë energjetike, stabilitetin ndërkombëtar dhe të hapte mundësi për ndërhyrje selektive nga aktorë të jashtëm.

Për më tepër, konflikti vuri në pikëpyetje efikasitetin e organizatave ndërkombëtare dhe të mekanizmave në ndërmjetësimin e paqes, si OSBE-ja apo Kombet e Bashkuara dhe zbuloi tensionet e brendshme mes modeleve të ndryshme të ndërhyrjes ndërkombëtare, qoftë ushtarake, diplomatike apo ekonomike. Në këtë kuptim, paqja që pasoi konfliktin e fundit në vitin 2020 nuk është ende një paqe e qëndrueshme, por një ekuilibër i brishtë mes forcave gjeopolitike.

Ky është edhe aspekti gjeopolitik i librit i cili e bën më tërheqëse për një audiencë që merret me diplomaci, marrëdhënie ndërkombëtare apo siguri rajonale.

Prandaj për lexuesin shqiptar, që vjen nga një rajon ku paqja ka qenë historikisht e ndërvarur nga interesat ndërkombëtare dhe ndërhyrjet ndërkombëtare, ky libër përfaqëson një dritare për të kuptuar se si konfliktet e “lokalizuara” mund të kenë pasoja të gjera ndërkombëtare dhe si zgjidhjet e tyre kërkojnë jo vetëm vullnet politik lokal, por edhe menaxhim të kujdesshëm diplomatik në nivel rajonal dhe global.

Në këtë kuptim, përveçse një material reflektues, ky libër merr kuptim të veçantë edhe në dritën e marrëdhënieve në zhvillim mes Shqipërisë dhe Azerbajxhanit. Në vitet e fundit, raportet bilaterale janë forcuar ndjeshëm, veçanërisht në sektorin e energjisë, infrastrukturës dhe investimeve strategjike. Shqipëria është një nyje e rëndësishme në projektet energjetike të Korridorit Jugor të Gazit, ndërsa Azerbajxhani ka demonstruar interes në investime afatgjata në rajonin ballkanik, përfshirë ndërtimin e kapaciteteve energjetike dhe bashkëpunimin teknologjik.

Gjatë promovimit të librit ‘Rindërtimi dhe rigjallërimi i jetës sociale pas konfliktit në Karabak, në Azerbajxhan’, me autor Dorian Koçi

Rëndësia e këtij botimi qëndron edhe në dritën që ai hedh mbi mënyrat konkrete me të cilat shoqëritë pas-konfliktuale mund të rigjejnë vetveten. Ai ofron një qasje të integruar ndaj rindërtimit: nga rindërtimi fizik i territorit e infrastrukturës, deri te pajtimi mes komuniteteve dhe rivendosja e besimit shoqëror. Këto janë përvoja të cilat lexuesi shqiptar, akademik, politikbërës, studiues apo qytetar i angazhuar, mund t’i marrë si pikënisje për reflektim dhe krahasim me sfidat që kemi përballuar dhe ato që na presin përpara.

Ky libër do të ishte një kontribut i vlefshëm për studimet në shkencat politike, marrëdhëniet ndërkombëtare dhe studimet historike në Shqipëri dhe për pasurimin e debatit akademik dhe shoqëror në Shqipëri duke:

Shtuar perspektiva të reja për krahasim ndërkombëtar;

Nxitur studime të mëtejshme mbi transformimin pas konfliktit;

Frymëzuar reflektim mbi rolin e kulturës, kujtesës historike dhe edukimit në paqebërje dhe qendrueshmërinë e saj.

Ky libër nuk është vetëm një histori e një rajoni tjetër, por një pasqyrë për të reflektuar mbi të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë si shoqëri që aspiron paqe, integrim dhe zhvillim.

Në fund, kjo vepër nuk është vetëm një dokumentim historik i një rajoni të rikthyer nga hija e konfliktit. Ajo është një pasqyrë që na ndihmon të kuptojmë më mirë vetveten, sfidat që kemi kaluar dhe ato që na presin përpara. Ajo është një thirrje për të parë përtej kufijve gjeografikë dhe për të kuptuar universalen e përvojës njerëzore në periudha pas konflikti: se paqja nuk është vetëm mungesë lufte, por ndërtim i qëndrueshëm, përfshirje, zhvillim dhe besim i ri i ndërsjellë.

Shpreh mirënjohjen e thellë ndaj autorit të këtij botimi, i cili me profesionalizëm, ndershmëri intelektuale dhe njerëzore ka sjellë në vëmendjen e lexuesit shqiptar një temë komplekse, por thelbësore për të kuptuar sfidat dhe mundësitë e paqes pas konfliktit. Ky libër është më shumë se një analizë historike – është një dëshmi e fuqisë së dijes për të ndërtuar ura mirëkuptimi dhe për të frymëzuar bashkëpunim midis popujve. Falë këtij kontributi, kemi sot në duar një pasqyrë të vlefshme, që jo vetëm ndriçon realitetin e Karabakut, por hap edhe horizonte të reja për dialog dhe partneritet mes Azerbajxhanit dhe Shqipërisë.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Një këshillë për studentët në fillim të rrugëtimit universitar: Mos lejoni që algoritmi t’ju zgjedhë mendimet

8 Tetor, 2026
FOKUS

Kina dhe Evropa: dy qendra të ekonomisë globale, një hapësirë e përbashkët

7 Tetor, 2026
FOKUS

“Drejtësia” Greke dhe Bashkëpunëtorët (Çamë) të Pushtuesit

7 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Një këshillë për studentët në fillim të rrugëtimit universitar: Mos lejoni që algoritmi t’ju zgjedhë mendimet

8 Tetor, 2026

Kina dhe Evropa: dy qendra të ekonomisë globale, një hapësirë e përbashkët

7 Tetor, 2026

FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

7 Tetor, 2026

“Drejtësia” Greke dhe Bashkëpunëtorët (Çamë) të Pushtuesit

7 Tetor, 2026

Gjermani, ish-shefi i inteligjencës përballet me akuza për spiunazh

7 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.