• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

  • POLITIKË

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

KARTOLINA

15 Janar, 2022
in FOKUS, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

SOTIR ATHANASI

 ( Tregim I Jetuar )

Motrën time gjithmonë e kishte ndihmuar rastësia se: që në lindje dhe vijueshmërisht ajo do të ndodhej përherë nën vëmendjen e të tjerëve. Këtyre sikur iu diktohej me forcën e një autoriteti jashtëvullnetor të rrethanave që jo vetëm ta përfillnin, por edhe të përkujdeseshin për ‘të.

Kur lindi ime motër, unë kisha mbushur pesë vjeç. Babai do të na përshkruante me ngjyra tejet të ndezura dhe po kaq vezulluese një ndodhi teksa po festonim dhjetëvjetorin e ditëlindjes sime. Do të kalonte edhe një dekadë që ta kuptoja të patreguarën dhe mbase të hamendësuarën që kishte të bënte me acarimin, por edhe zbutjen ndonjëherë të luftës së klasave. Se duhej të qe kjo e dyta që e kishte ndrequr disi e rivendosur në njëfarë mënyre, kinse, mekanizmin e harmonisë midis njerëzve. Dhe im atë i qe përfshirë e pse jo, përshtatur hijshëm asaj, gjithashtu.

Shkurt, vajti në maternitetin e vetëm të Tiranës në ato vite dhe kishte në dorë,përveç një buqete me lule, edhe një kartolinë. (E nënvizova, miqtë e mi, se kartolina për atë kohë ishte tepër e rrallë, për të mos thënë si një stoli e panevojshme). Por im atë mendonte ndryshe. Kartolina do të vihej në komodinën e mamasë sime lehonë dhe duhej patjetër të zëvendësonte dorën përkëdhelëse të tim eti. Ose të paktën të përcillte një mesazh dashurie. Kartolina ishte e thjeshtë. Një pendë pranë një shishe boje që gjithsesi e shprehte veçantinë e dërguesit dhe sidomos gëzimin e tij të jashtëzakonshëm. Në ‘të, jo pa frymëzim, im atë do të shkruante. Çfarë? Le ta lexojmë atë.

     E dashur Të na rrojë vajza!

     A do të krenohet vëllai

     me bukurinë e vogëlushes që

     sapo ka ardhur në jetë?

     Unë mendoj se po. Nga që…

     ajo, patjetër që do të të ngjajë Ty.

     Të lutem puthe, por me kujdes!

                              I yti për jetë . . .!

     (Dhe, në vend të emrit të tij,ai

     kishte shkruar me germa të mëdha ):

                                   FATMADHI!

Ajo ditë do të qe e mbushur me peripeci. ‘Aventura’ do të niste që tek ajo portë me shufra hekuri, ku një infermiere tiranase, me veshje të bardhë dhe thuajse tejet të ngrirë, kur pa tim atë me orkidë në dorë dhe kartolinën sipër saj, u zbardh nga befasia dhe i ndritën sytë:

– Ej! Me lule vëllai jonë!?!

Dhe pa pritur përgjigjen e tij, shtoi:

– Më pëlqen pa masë. Ta dish. Boll mà me kavanoza reçeli që sillen për me fó barkun. Për kësi lulesh i bi të hollët shpirtit. Të lumtë, vllajo!

– Faleminderit!

– Çfarë ka pjellë gruaja juaj?

– Nuk ka pjellë. Ka lindur, moj fisnike e palodhur, që shpie lart ngarkesën më të rëndë: dashurinë njerëzore. Dhe zbret poshtë shportën më të bukur spërkatur me buzëqeshjen tuaj trëndafil…

Pason një heshtje tejet këndellëse. Nga ato që jo rrallë na vënë në një pozicion të tillë, ku vrasja e ndërgjegjes vjen kaq natyrshëm, kaq butë, sa njerëzorja kthehet në qiellore.

Afrohen edhe të tjerë.

Infermierja ndodhet ende në atë proces ku vendin e zë përshtatja me një bashkëbisedues pak të çuditshëm. Aspak i vështirë për t’u kuptuar. Dhe po kaq i lehtë për të pranuar ballazi… rrëshqitjen e… gjuhës.

– Më fal, o burrë! Por…

Im atë, që s’e lë të vazhdojë ndërgjegjësimin:

– Ty të ka falur bujaria jote.

Tek ajo kishte triumfuar më e mira e saj. U çel si trëndafil. Buzëqeshi:

– Dhe çfarë ka lindur bashkëshortja juaj?

– Vajzë!

– Vajzë!?!

– Po.

– Dy çudina mrena ditës së sotme, – tha ajo.

Ende nuk po kuptonte që edhe për veten e saj, përpara tim eti, përbënte, të paktën, një çudi më vete.

Por i ra shkurt, se e ndiente që i duhej me patjetër një shkëputje. Mbase për të… medituar. A për t’u ftilluar.

– Dhoma dhe kati a është shkru në rregull? – tha me një të folur instinktive dhe një rihutim të pazakontë.

– Po.

Dhe nuk duhej më shumë që infermierja me ngjyrë të purpurt në fytyrë të largohej me nxitimin e fluturës, por edhe në ‘misionin e pëllumbeshës’ së dikurshme të postës. Me ndryshimin e vetëm se nuk e kishte të lidhur në këmbë porosinë e dërguesit, por e mbante në dorë atë. (Domethënë kartolinën). Dhe s’kishte aspak faj. E gjithë biseda me tim atë i ngjiste lojës sonë të fëmijërisë: ngriva – shkriva.

Veç kësaj, ishte më se logjike që ajo ta lexonte e para kartolinën.

Prandaj me një gjallëri dukshëm harlisëse, e mori atë nga buqeta (sepse ajo përbënte një karton të palosur si libër dhe të grishtte për të… “mëkatuar”. Sigurisht që e lexoi me një frymë. Ktheu kryet nga kangjellat, ku im atë ende qëndronte aty, paksa i tërhequr që t’u linte vend edhe të tjerëve, kur dëgjoi atë të thotë me zë të lartë:

– Çudia e tretë!

Kaq tha dhe u ngjit për t’i shpënë mamasë sime: dashurinë, gëzimin dhe lumturinë e tim eti për lindjen e sime motre.

Por ai do ta kuptonte vetëm pas disa ditësh se ç’do të thoshte ajo fisnike tiranase me përcaktorin: Çudia e tretë!

Qe çasti kur mamaja ime doli nga shtëpia e lindjes shumë e gëzuar, tejet e përfillur dhe nën vështrimin e kujdesin e gjithë personelit mjeko-sanitar. Veç të tjerash, dhoma e saj qe bërë si vend pelegrinazhi. Ç’kishte ndodhur?

Infermierja tiranase lulet ia kishte shpënë mamasë në çast, sapo qe ngjitur në kat dhe posa qe futur në dhomën e saj. Por nuk kishte ndodhur kështu edhe me kartolinën, e cila mbërriti të nesërmen në darkë.

Kartolinën e kishin marrë për ta lexuar së pari infermieret e të gjitha pavijoneve në shenjë solidariteti. Pastaj zbriti poshtë te laboratorët e analizave. Natyrisht, jo për ta zbërthyer e përimtuar mikrobiologjikisht. Dhe as për ndonjë shqyrtim ideologjik.Thjesht për të shuar kureshtjen e atij mesazhi urimi.

Si kudo, edhe këtu u respektua parimi ishkallëshkallëshmërisë. Në krye iu dha sekretares së organizatës së partisë, e cila punonte në lavanterinë e maternitetit. Ajo, sapo u njoh me materialin, tha:

– Më shpini te fëmija e kësaj nëne. Do t’ia çoj unë në orarin më të afërt të gjirit. Se ndihem mjaft e kënaqur për të tillë bashkëshortë të emancipuar edukuar nga PARTIA.(Se ajo nuk e dinte që im atë ishte I deklasuar).

Kur shkuan te Drejtori i këtij Institucioni, që ishte njëherësh edhe një kirurg i zoti dhe me emër në fushën e tij, ai sapo kishte dalë nga një lindje vërtet e vështirë e po lante duart. Tekstin e mesazhit ia lexoi me ton radiofonik një infermiere që shkëlqente, kryesisht kur vinte orari i punës politike. E sidomos leximi i veprave të shokut Enver. Doktori, si buzëqeshi ëmbëlsisht, ngaqë i doli në shteg porosia e vazhdueshme e tij, tha:

– Këshillat e mia në mënyrë të përsëritur për rolin që luan te lehona veçanërisht ana psikologjike, ju nuk duhet t’i merrni si…, të themi, larje dhe dezinfektim duarsh. Jo, dhe këtu ‘JO’-ja duhet të jetë me germa të mëdha, si të themi: kapitale.

Ndryshe u shpreh Shefja e Financës. Për kursimet në shpenzime, sidomos për materialet që siguroheshin te kapitalistët me valutë, përbënin alfën dhe omegën e gjërave.

– Ky tekst vlen vërtet, se edhe fjalët janë mjaft, po deri në qindarkën e fundit, domethënë deri në germën e pasme, të shpenzuara me nikoqirllëk. Bravo autorit të tekstit! Domethënë bashkëshortit të vëmendshëm të kësaj nëne, i cili, si t’i kishte mbështjellë me një bandazh steril, ka dhënë esencën, jashtë ndikimeve mikroborgjeze, I lumtë!

Kështu, me këto përshtypje u kthye mamaja ime bashkë me babanë atë mbasdite të gëzuar e me duar plot. Mbanin në hopa motrën time të porsalindur.

Por këto çaste të lumtura, përfshi edhe mua, që u bëra me një motër, do të prisheshin disi sapo postjeri solli gazetën ‘Drita’. I vetmi organ ku ishte abonuar im atë. Ai e shfletoi nxitimthi atë dhe u thartua në fytyrë kur lexoi njoftimin e pakëndshëm që një poeti i hiqej e drejta e botimit vetëm e vetëm se në poezinë e tij ai kishte përdorur si metaforë Kullën Eifel!

 Kaq duhej që të akuzohej për dekadentizëm.

E vërteta është se ai kishte shkuar në një bazë blegtorale dhe aty, i detyruar të shkruante për një brigadiere, pasi s’kishte parë asgjë poetike përveç qumështit, kish hedhur, pa e vrarë mendjen, këto vargje:

 . . . Dhe në qumësht, sërisht brigada,

  Me rezultate të larta ajo del.

  Se udhëhiqet nga e bëjshmja, kryelarta,

 Me gjoksin si maja e Kullës Eifel!

Për ‘të u tha se autori dekadent pse nuk e krahasoi gjoksin e mjelëses me bajonetat, të cilat i kemi të ngritura për armiqtë e brendshëm e të jashtëm të vendit tonë, por me një objekt borgjez, të mbrujtur me gjakun e klasës punëtore, shfrytëzuar deri në palcë nga borgjezia? Prandaj le të përfundojë si ai tjetri i festivalit me tekstin e një kënge ku thoshte se “nga buzët e saj pikonte era limoni. Kur dihet se pikon era barut.

Çfarë mase u muar? Nuk e hodhën nga Kulla Eifel. Por i hoqën të drejtën e botimit për gjithë jetën. Llaf goje.

Pas kësaj im atë i kërkoi sime mëje kartolinën për ta fshehur diku në morinë e librave. Arsyeja? Mund të dilte dikush dhe të thoshte:

Kush është shkruesi i saj? Pse s’ka vënë emrin e vërtetë, por fshihet pas një pseudonimi FATMADHI?

Ishte koha e të tilla arsyetimeve dhe jo e KARTOLINAVE.

Athinë, 15 Janar, 2022!

/Argumentum.al

Tags: kartolinaorkidesotir athanasi

Related- Posts

NATO headquarters in Brussels with 32 flags
Bota

NATO zhvillon manovrat bërthamore “Steadfast Noon”, 17 vende aleate marrin pjesë në stërvitjen në Itali

9 Tetor, 2026
FOKUS

Jemeni si front i rivalitetit saudito-iranian

8 Tetor, 2026
FOKUS

Një këshillë për studentët në fillim të rrugëtimit universitar: Mos lejoni që algoritmi t’ju zgjedhë mendimet

8 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump pas telefonatës me Putinin: Rusia do të furnizojë tregjet globale me karburant për të ulur çmimet

9 Tetor, 2026

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026
NATO headquarters in Brussels with 32 flags

NATO zhvillon manovrat bërthamore “Steadfast Noon”, 17 vende aleate marrin pjesë në stërvitjen në Itali

9 Tetor, 2026

SHBA vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Trump kërcënon me çmontimin e saj

9 Tetor, 2026

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.