Kina i dha të hënën dy kontingjente të ndihmës humanitare qeverisë libaneze për të ndihmuar të prekurit nga konflikti në vazhdim.
Ndihma përfshin furnizime ushqimore urgjente, si edhe tenda, mbulesa e produkte higjiene.
Ambasadori kinez në Liban Chen Chuandong tha në ceremoninë e dorëzimit që ndihma urgjente e ofruar nga qeveria kineze synon të ndihmojë në zbutjen e krizës humanitare të Libanit. Ai vuri në dukje se ndihma pasqyron miqësinë e gjatë midis të dy vendeve, duke shtuar që Kina mbështet me vendosmëri Libanin në mbrojtjen e sovranitetit, sigurisë, qëndrueshmërisë e unitetit e do të vijojë të ofrojë ndihmë brenda kapaciteteve të saj.
Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit të Lartë të Ndihmës të Libanit Bassam Naboulsi dhe ministrja e Çështjeve Sociale Haneen Sayed morën pjesë në ceremoninë e dorëzimit dhe shprehën mirënjohje të sinqertë për ndihmën, duke thënë se ndihma në kohë dëshmon përsëri që Kina është një vend mik i besueshëm i Libanit./cgtn



























































