Një zëdhënëse e qeverisë kineze shprehu të mërkurën kundërshtimin e vendosur lidhur me shitjen e armëve nga ShBA-ja rajonit të Tajvanit të Kinës.
Zhu Fenglian, zëdhënëse e Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit, i bëri këto komente në një konferencë shtypi lidhur me një deklaratë që sugjeron se vitin e ardhshëm mund të jetë vlera e përgjithshme më e lartë e armëve të shitura nga ShBA-ja rajonit të Tajvanit.
“Ne e kemi kundërshtuar gjithmonë, qartë dhe me vendosmëri shitjen e armëve amerikane rajonit të Tajvanit të Kinës”, tha Zhu.
Zëdhënësja paralajmëroi se autoritetet e Partisë Demokratike Progresive i kishin shpërdorur fondet që mund të ishin përdorur për të përmirësuar jetesën në ishull, me qëllim që të fitonin favore prej forcave të jashtme, gjë që do t’u sillte fatkeqësi të mëdha bashkatdhetarëve të Tajvanit.
Ajo ritheksoi që problemi i Tajvanit është një punë plotësisht e brendshme e Kinës ku nuk lejohet ndërhyrja e huaj.
Zhu i kritikoi disa njerëz në ShBA për trajtimin e Tajvanit si një gur shahu për interesat e tyre politike e ekonomike dhe i nxiti Shtetet e Bashkuara t’i përmbahen parimit të “një Kine” dhe tre komunikatave të përbashkëta kino-amerikane./CGTN





























































