Komiteti i Helsnikit ka reaguar lidhur me aktin normativ miratuar dje nga Qeveria të cilin kryeministri i vendit e quan “anti KÇK”.
Paketa është miratuar si “akt normativ” me fuqinë e ligjit.
Komiteti i Helsinkit në reagimin e tij dërguar në media shkruan:
“Ju propozojmë të bashkohemi në një tjetër reagim publik, lidhur me faktin se:
Neni 101 i Kushtetutës parashikon se, “Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit, për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur. Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve.”
Procedura e ndjekur për miratimin e një pakete ligjore të tillë, me akt normative me fuqinë e ligjit, cënon parimin e transparencës dhe konsultimit efektiv të kësaj pakete.
Këshilli i Ministrave nuk ka reaguar për deklaratën tonë të mëhershme, ku u bashkuan rreth 30 organizata, që të mos ndiqej kjo procedurë pasi cënon standardet e një qeverisje të hapur dhe llogaridhënëse” – përfundon deklarata e Komitetit të Helsinkit.
Edhe organizata të tjera kanë reaguar.
Në paketën e prezantuar nga Rama, anëtarët e kabinetit të tij, përkatësisht ministri i Rendit dhe ajo e Drejtësisë, marrin autoritet të kërkojnë pezullimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve./h.e