Në prag të nisjes së kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping për në Indi, për të marrë pjesë në Takimin e 18-të të Liderëve të Vendeve BRICS, personalitete ndërkombëtare u shprehën që Kina është një mbështetëse dhe pjesëmarrëse e vendosur e mekanizmit të bashkëpunimit BRICS, dhe mezi po presin që kryetari Xi gjatë kësaj vizite të punojë me të gjitha palët, për të hartuar një plan zhvillimi me cilësi të lartë të “Bashkëpunimit të Zgjeruar të BRICS-it”, duke sjellë më shumë stabilitet dhe energji pozitive për botën.
Kryetari i Dhomës Tregtare dhe Industriale të BRICS-it në Indi, u shpreh që prej krijimit të mekanizmit të bashkëpunimit BRICS, Kina ka dhënë vazhdimisht kontribute të rëndësishme dhe konstruktive. Kina ka nxitur që bashkëpunimi BRICS të zgjerohet nga fusha tradicionale ekonomike drejt hapësirave më të gjera. Idetë që Kina ka propozuar, si BRICS-i paqësor, BRICS-i inovativ, BRICS-i i gjelbër, BRICS-i i drejtë dhe BRICS-i kulturor, kanë një vlerë të madhe dhe tregojnë një vizion të plotë për zhvillimin e ardhshëm të “Bashkëpunimit të Zgjeruar të BRICS-it”. Kina propozon që strategjia e bashkëpunimit BRICS të lidhet ngushtë me praktikën konkrete, duke u përputhur mirë me vizionin e zhvillimit të vendeve të Jugut global. Ne presim që bashkëpunimi BRICS të ketë një të ardhme me fryte të plota.
Përfaqësuesi i lartë i Këshillit të Biznesit të BRICS-it në Afrikën e Jugut, u shpreh që mekanizmi i bashkëpunimit BRICS është një platformë e rëndësishme shumëpalëshe bashkëpunimi. Kina ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në promovimin e bashkëpunimit BRICS dhe në rritjen e zërit të vendeve të Jugut global. Nisma e kryetarit Xi për të promovuar zhvillimin cilësor të BRICS-it, është drejtimi për zhvillimin e ardhshëm të bashkëpunimit BRICS. Kina ka aftësi të mira ekonomike dhe industriale, dhe gjithmonë është përpjekur të promovojë bashkëpunimin shumëpalësh. Presim që Kina të vazhdojë të bashkojë konsensusin e të gjithëve, të kthejë një sërë idesh të mëdha kineze në më shumë rezultate konkrete, dhe të sjellë përfitime më të mira për vendet BRICS dhe për të gjithë vendet e tjera të Jug-ut global.
Personalitetet ndërkombëtarë u shprehën se Kina gjithmonë ka mbajtur frymën e BRICS-it të hapur, gjithëpërfshirëse dhe bashkëpunuese për përfitime reciproke, duke kontribuar aktivisht me mençuri dhe zgjidhje kineze. Vitin e ardhshëm, Kina do të jetë përsëri kryetari i radhës i BRICS-it. Të gjithë presin që Kina të bashkojë mençurinë kolektive dhe forcën e madhe të vendeve BRICS, për të shkruar së bashku një kapitull të ri në bashkëpunimin BRICS./cgtn
















































