Konstituohet përbërja e re e Kuvendit të Serbisë

Përbërja e re e Kuvendit të Serbisë u konstituua sot pasi u konfirmua mandati i të gjithë deputetëve ndërsa pas konstituimit deputetët dhanë betimin.

Seancën konstituive e kryesoi deputeti më i vjetër Vladeta Jankoviç ndërsa në punën e tij e ndihmuan katër deputetët më të rinj, me katër listat e para dhe sekretari i përgjithshëm i Kuvendit të Serbisë, Veljko Odaloviç.

Gjatë seancës së paradites janë verifikuar vetëm mandatet e deputetëve, që do të thotë se Kuvendi konsiderohet i konstituuar ndërsa të martën pritet zgjedhja e kryetarit, nënkryetarit, sekretarit të përgjithshëm dhe organeve të tjera të Kuvendit të Serbisë.

Në seancën parlamentare morën pjesë 241 deputetë si dhe anëtarë të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve.