Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe kryetarët e partive aleate opozitare, që kanë djegur mandatet, kanë shkuar në orën 9:00 në takimin e thirrur nga Presidenti Ilir Meta.
Në ftesën që iu dërgua nga Meta, sqarohej arsyeja e këtij takimi: “ Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejtë”.
Nga LSI eshte ish-kryetari i grupit, Petrin Vasili.
Gjithashtu shkallët e Presidencës i kanë ngjitur kreu i PAA, Agron Duka, Nard Ndoka, Vangjel Dule, Mesila Doda nga PDIU, Dashamir Shehi i LZHK-së dhe Arjan Madhi nga PR-ja.