Altin Dumani, kreu i SPAK, ka vizituar sot redaksinë e gazetës KOHA JONE, ku mori Çmimin: ”Njeriu i Vitit 2023″.
Si duket nga ky çmim i organizuar nga “Koha Jonë” por që votohet nga qytetaret online është një shenjë e besimit që shqiptarët kanë për SPAK dhe kreun e tij Z. Dumani.
Si traditë të kahershme, KOHA JONE, organizon sondazhin e vitit, ku jepen çmime nga fusha e medias dhe jetës publike.
“Njeriu i Vitit” është çmimi më i lartë që kjo media jep, ndërkohë kujtojmë se këtë çmim e kanë fituar ndër vite, Vjosa Osmani, presidente e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-President i Kosovës, Armando Broja, futbollisti shqiptar që luan në Premier League angleze, Dritero Agolli, etj.

Sot Altin Dumani theksoi se ky çmim është i krejt trupës së SPAK, BKH,etj.
Botuesi dhe drejtori i “KOHA JONE”, Nikoll Lesi bashkë me ish-gazetarin e KJ, Lorenc Vangjeli, i treguan zotit Dumani historinë e gazetës me të madhe me anë të fotove që janë redaksinë e kësaj media.
/Argumentum.al





























































