Kryeministri grek uron liderin e ri të Maqedonisë së Veriut

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka uruar kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovacevski për marrjen e detyrës, gjatë një bisede telefonike të hënën.

Mitsotakis përsëriti mbështetjen e Greqisë në procesin e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor dhe Maqedoninë e Veriut në veçanti, siç përcaktohet në kriteret e përcaktuara. Ai shtoi megjithatë se mbështetja lidhet drejtpërdrejt me zbatimin e plotë, të qëndrueshëm dhe me mirëbesim të Marrëveshjes së Prespës, e cila është pjesë e procesit të anëtarësimit.

Të dyja palët shprehën synimin e tyre për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe në disa fronte dhe për të bashkëpunuar, veçanërisht në sektorin ekonomik dhe tregtar.

Argumentum.al