Kryeministri i Maqedonisë së Veriut paralajmëron qytetarët: Na pret një dimër i ftohtë!

Ky dimër do të jetë një ndër më të vështirët që pas Luftës së Dytë Botërore, kështu kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski po i paralajmëron qytetarët për krizën energjitike. Ai premton se familjet sociale me të ardhura të ulëta do të ndihmohen nga qeveria me masat anti-krizë që po përgatiten. Ndërsa institucionet tjera përkatëse po bëjnë çmos që vendi gjatë dimrit të furnizohet me rrymë përmes burimeve alternative.

“Na pret dimër më i rëndë pas luftës së dytë Botërore në Europë. Këtë e kam thënë në muajin maj, por edhe kryeministrat e tjerë në rajon, të gjitha masat të cilat do të merren do të jenë të destinuara për familjen e rrezikuara. Të gjithë qytetarët të cilët kanë të ardhura të ulëta dhe qytetarët të cilët marrin paga më të ulëta do të kenë përparësi për t’i shfyrtëzuar masat të cilat do t’i ndërmerr qeveria. Ju e dini se jemi shtet që 100 për qind furnizohet me gaz nga Rusia dhe do të duhet të sigurojmë furnizim të pandërprerë edhe përmes burimeve alternative.

E opzitarja maqedonase VMRO-DPMNE akuzon se qeveria në kohë krizë dhe infalcion po shpall tendera milionëshe.

“Maqedonia po zhytet në varfëri, po zhytet në kriza, po zhytet në inflacion dyshifror, por ka vetëm një kompani e interesuar në tenderët milionëshe të shpallura nga qeveria dhe ajo kompani është e afërt me LSDM-në”.

Sakaq, qeveria ka ndarë 76 milionë euro për mast anti-krizë, janë edhe marrë vendimet e para për të siguruar ngrohje për Qytetin e Shkupit dhe energji elektrike në sasi të mjaftueshme për të gjithë qytetarët dhe kompanitë në vend.