• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
8 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Kush janë talibanët – zotërit e ardhshëm të Afganistanit

19 Korrik, 2021
in FOKUS
A A
FILE PHOTO: Taliban delegates speak during talks between the Afghan government and Taliban insurgents in Doha, Qatar September 12, 2020. REUTERS/Ibraheem al Omari/File Photo/File Photo

FILE PHOTO: Taliban delegates speak during talks between the Afghan government and Taliban insurgents in Doha, Qatar September 12, 2020. REUTERS/Ibraheem al Omari/File Photo/File Photo

Share on FacebookShare on Twitter

Dragan Biseniç [i]

Ajven Tomas para dhjetë vitesh e përshkruante liderin e talibanëve Xhelaludin Hakani, ministër për kufinjtë dhe çështjet fisnore, si “luftëtar brutal të njohur për spastrim etnik” pjestar i fiseve veriore për të cilët ekstremizmi islam “është më shumë oportunizëm sesa i sinqertë”.

Xhelaludini vdiq në vitin 2018, por sot i biri, Sirajudin Hakani, është zëvendës udhëheqës i talibanëve dhe dialoguesi kryesor mes qeverisë afganistanase dhe talibanëve në Katar.

Shërbimet amerikane të informimit vlerësojnë se qeveria aktuale në Kabul do të mbahet edhe gjashtë muaj pas tërheqjes së amerikanëve të cilën Bajdeni synon të përmbyllë me 30 gusht. Forca politike që vjen në pushtet-talibanët kanë qënë në qeverisje në Kabul para 20 vjetësh, kur ShBA-të kryen  invazionin në Afganistan, dhe kur të largohen me sa shihet kanë për ti lënë gjërat në gjendjen që i kanë gjetur.

Tërheqjen amerikane talibanët e konsiderojnë fitore të tyren, gjë që ishte një prej kushteve për nënëshkrimin e marrëveshjes paqesore në bisedimet që  po zhvillohen në Katar.

Sipas të dhënave amerikane, talibanët qeverisin në 100 nga 400 distrikte të vendit, ndërsa forcat qeveritare kontrollojnë 54 përqind të këtij numuri, ndërsa në të tjerët zhvillohen luftime mes kryengritësve talibanë dhe forcave qeveritare.

Talibanët sot përbëjnë një përzierje të ideologjisë deobandijiste, kulturës fisnore pashtun dhe rrjetit të luftëtarëve të fuqishëm Hakani, të cilët që në vitin 1995 i kanë shprehur luajalitetin e tyre talibanëve. Grupi Hakani ka qënë një prej grupeve antisovjetike më të dashura për amerikanët e presidentit Regan, ndërsa në vitin 2012 janë shpallur organizatë terroriste.

Ajo që ofrojnë sot talibanët është stabiliteti, pothuajse e njëjta ofertë kjo që kanë bërë edhe në kohën që patën dalë në skenë para më shumë se një çerek shekulli. Atëbotë në anarkinë afganistanase, luftërave të brendshme dhe kaosit lokal që lindi pas tërheqjes sovjetike, talibanët u shfaqën si forcë e re që ishte në gjendje të depërtonte përmes fiseve veriore dhe jugore në konflikt dhe të vendosë rendin me zjarr e shpatë të mprehtë, gjë që nuk ishte pa simpati edhe te amerikanët në atë kohë.

Talibanët, pas Kmerëve të Kuq të Kamboxhias, ishin një prej organizatave më të fshehta në botë, për të cilët nuk dihej madje as kush i mbështet. Ata kanë vënë në rendin e ditës një program islamist gjë që ka sjellë shok në rajon dhe në vendet fqinjë. Në përkthimin fjalë për fjalë, talibanët janë studentë të Medresesë që u përfshinë në luftën e shenjtë afganistanase kundër sovjetikëve. Rrënjët e talibanëve gjenden në vitin  1980, kur, sipas asaj që shkuan Arif Xhamali, “një grup prej tre antarësh studentë nga qyteti Banuri afër Karaçit, u nisën drejt Peshavarit në rrugë për në Afganistan me 18 shkurt 1980, për të nisur xhihadin kundër trupave sovjetike”. Ky ndoshta ka qënë grupi i parë pakistanez i studentëve të medresesë, që nisi luftën. Ata e patën quajtur veten Jamian Ansarul Afghanin-Partia e miqve të popullit afganistanas.

Ky grupim vendosi ti bashkohej grupimeve të vogla Harakat dhe Inkilab-i-Islami- Lëvizja islamike revolucionare e Afganistanit, në krye të të cilit ishte Mevlana Nasral Mansuri. Megjithatë, ata ruajtën pavarësinë gjatë kohëzgjatjes së luftës afganistanase. Ngritën një kamp stërvitje ushtarake të quajtur Maskar Abdul Hamid, e kësisoj grupi fillestar prej tre antarësh, deri në fund të luftës, në vitin 1988, u rrit në një organizatë  të fuqishme prej 4.000 xhihadistësh të armatosur. Pjestarët e tij ishin nga e tërë bota, por në mënyrë të veçantë nga Bangladeshi dhe nga Burma.

Talibanët ishin ekspozitura kryesore e shkollës islamike Deobandiji e cila vepron në Azi. Sunitët aziatikë janë të ndarë në dy grupe dominuese. Grupi i parë janë brelvisët- shumica krysore- pasardhës të konvertitëve hindù dhe i përkasin kryesisht grupimit të varfër fshatar.

Ndërsa Deobandijët janë numerikisht pakicë, pasardhës të migrantëve fillestarë nga Azia Qendrore, Afganistani dhe Gjiri Persik. E konsiderojnë veten klasë e lartë dhe brelvisët i quajnë klasë e ulët. Lëvizja e deobandijive u zhvillua si reaksion ndaj kolonializmit britanik të  indianëve të shkolluar që mendonin se kolonializmi e komprometonte islamin. Grupi formoi seminarin islasmik të njohur si Darul Ulum Deobandijis në të cilin filluan të formohen rilindësit islamë dhe pasuesit e ideologjisë antiimperialiste. Kjo qendër deobandijiste u bë qendra e dytë kërkimore dhe arsimore islame pas Universiteit Al Azhar në Kajro.

Pashtunët, në krahasim me grupimet e tjera etnike në Afganisatan, janë një shoqëri krenare fisnore. Janë të ndarë afërsisht një gjashtëdhjetë fise, përfshirë edhe afro katërqind nënklane. Pashtunët janë një prej shoqërive më të mëdha fisdnore në botë dhe janë krenarë për këtë. Njohja e kulturës së pashtunëve është vendimtare për të kuptuar talibanët. Dy veçoritë kryesore që përcaktojnë pashtunët janë gjuha e tyre indoiraniane- pashtù- dhe respektimi i thellë i pashtunavalisë- ligjet pashtuniane. Pashtunavalija është grupi i tyre i lashtë  i zakoneve fisnore dhe përbën kodin e sjelljes të bazuar te nderi që vazhdon edhe sot e kësaj dite të rregullojë tërë raportet e tyre shoqërore.

Një prej aspekteve më me rëndësi të Pashtunavalisë është hevadi, që përbën besnikërinë shpirtërore të kombit Pashtun. Mbrojtja e kulturës Pashtun nga ndikimet e huaja dhe kërcënimet e jashtme është aspketi më i rëndësishëm. Meqënëse lëvizja talibane është e rrënjosur thellë në kulturën rurale fisnore, ata kanë përfytyrime mjaft të ashpra për perspektivën e kulturës urbane.

Ngjarja kryesore e historisë moderne të Afganisatanit ishte rënia e Kabulit në vitin 1992. Pjesa më e madhe e luftës civile afganistanase u përcaktua nga fakti se Kabuli ra, dhe kjo ndodhi jo para forcave të vendosura dhe të armatosura mirë të pashtunëve, por nga forcat veriore, më të organizuara dhe më të bashkuara, tashikistanase dhe uzbekistanase. Kjo ishte një goditje shkatrrimtare psikologjike, sepse për herë të parë pas 300 vjetëve, pashtunët humbën kontrollin mbi kryeqytetin. Pothuajse menjëherë pas kësaj filloi lufta e brendshme civile.

Talibanët dolën në skenë në muajin gusht të vitit 1994 dhe filluan veprimtarinë në mesin e anarkisë në Afganistanin e Jugut pasiqë një prej të fuqishmëve të atjeshëm lokalë përdhunoi disa vajza të reja në verën e vitit 1994. Banorët lokalë iu drejtuan për ndihmë hoxhës me emrin Muhamed Omar, e ai për këtë ftoi disa prej nxënësve të tij që kishin tashmë një eksperiencë luftarake. Ata dënuan në mënyrë të egër keqbërësin në fjalë dhe i frikësuan pasuesit e tij. Pas kësaj ngjarje studentët iu përgjigjën thirrjeve të njerëzve të tjerë që ishin viktima të mungesës së ligjit dhe padrejtësive. Radhët e talibanëve kësisoj u rritën kësisoj në mënyrë proporcionale me dëshirën e dëshpëruar të shoqërisë për rend dhe drejtësi.

Kafshata e parë e madhe ishte pushtimi i Kandaharit. U sekuestruan sasi të mëdha armësh, përfshirë edhe tanke, transportues të blinduar dhe artileri. Në aerodrom talibanët gjetën edhe dhjetë avionë Mig-21 dhe helikopterë transportues. Gjatë tre muajve në vazhdim talibanët shkelën dymbëdhjetë provinca Jugore ndërsa radhët e tyre mbusheshin me mijërea vullnetarë, kryesisht refugjatë afganistanas ose pashtunë vendas të infiltruar nëpërmjet shkollës fetare pakistaneze. Në zonat që morën nën kontrollin e tyre talibanët zëvendësuan  anarkinë e madhe me një rend të  ashpër.

Amerikanët e shihnin me njëfarë simpatie këtë ushtri të re misterioze nme pushkën në njërën dorë dhe Kuranin në dorën tjetër, e cila përparonte duke lënë pas vetes rend në vend të kaosit. Që atëherë e deri në vitin 2000, talibanët pushtuan Kabulin dhe zotëruan 90% të territorit afgan, me përjashtim të Veriut që mbeti nën kontrollin e Aleancës Veriore.

Në ndryshim nga pjesët jugore të vendit ku qeverisnin Pashtunët, Aleanca Veriore ishte aleancë mes grupeve tazhikistanase, uzbekistanase dhe grupeve të tjera, gjë që i jep një konotacion të ri entik konfliktit në Afganistan. Në fund të viteve 90-të, Pakistani vazhdonte të mbështeste talibanët në luftë kundër Aleancës Veriore, ndërsa Rusia dhe republikat e Azisë Qendrore, me përjashtim të Turkmenistanit, Iranit dhe Indisë mbështesnin opozitën. Një shpërndarje e tillë ndërkombëtare në truallin e Afganistanit krijoi tensione të papara në rajon. Talibanët janë të afërt me Al Kaidën, ndërsa janë kundështarë të Shtetit Islamik kundër të cilit kanë luftuar.

Themeluesi i talibanëve, Mulla Omari, ishte pasues i bindur i ideologut të xhihadit global, Abdulla Azam, i cili nga ana e tij ishte mësues dhe mentor i Osama bin Ladenit, të cilin e bindi të vinte në Afganistan dhe të merrte pjesë në xhihad. Bin Ladeni e vizitoi për herë të parë Afganistanin në vitin 1980, në emër të shefit saudit të shërbimeve sekrete, princit Turki bin Fajsal. Deri në vitin 1982 ai krijoi bazën e tij në Afganistan  prej ku siguronte infrastrukturën për muxhahidinët, duke u mbështetur në biznesin familjar të ndërtimit me vlerë disa miliarda dollarë. Me ndihmën e fondeve të qeverisë saudite, familjes së tij dhe dhuruesve të pasur, ai ndërtoi komplekse tunelesh dhe qelish në malet e Afganistanit Lindor, kryesisht rreth qyteteve Kosta dhe Xhelalabad. Krijoi organizatën që duhej të mbështeste rreth 35.000 veteranë të luftës civile afganistanase, të cilët atëbotë ishin ndër luftëtarët më  të vendosur dhe më me eksperiencë në botë. Ky grup u bë i njohur si Al Kaeda (Baza).

Kjo ishte e mjaftueshme që Mulla Omari dhe Osama bin Ladeni të fillonin bashkëpunimin e ngushtë me njëri tjetrin. Një rol me rëndësi në bashkëpunimin mes tyre luajti rrjeti Hakani që ndihmoi dhe siguroi qëndrimin e Bin Ladenit një Afganistan pas invazionit amerikan në këtë vend para njëzet vitesh. Duke shfrytëzuar shembullin e talibanëve, Bin Ladeni i përdori shkollat fetare si qendra rekrutimi për stërvitjet ushtarake ose misione terrorizmi. Vazhdimi i konfliktit izraelito-palestinez, sëbashku me betejën e Pakistanit me Indinë për Kashmirin, mundësoi  ardhjen e djelmoshave të rinj që dëshironin të luftonin në vijat e para të islamit.

Talibanët dhe Mulla Omari reputacionin e tyre kriminmal e forcuan  edhe me asgjësimin e statujave të Budës. Mulla Omari i shpjegoi më vonë motivet që e shtynë të ndërmerrte këtë veprim.

“Nuk kam dashur ti shkatërroj statujat e Budës. Në fakt, disa të huaj erdhën te unë dhe më thanë se dëshironin të meremetonin  statujat që ishin  dëmtuar nga shirat. Kjo më shokoi. Mendova me vete, këta njerëz të pandjeshëm nuk e çajnë kokën për mijëra jetë njerzore- afganistanas që po vdisnin urie dhe na qënkan të shqtësuar për statujat prej guri të Budës. Kjo ishte shumë për të ardhur keq. Për këtë urdhërova asgjësimin. Sikur të kishin ardhur për punë humanitare kurrë nuk do ta kisha urdhëruar asgjësimin e statujave të Budës”- tha Mulla Omari.

Osama bin Ladeni u vra në vitin 2011, ndërsa Mulla Omari vdiq në vitin 2013.

Në vigjilje të, le të shprehemi kështu, kthimit në skenë të talibanëve, Sirajudin Hakani këmbëngul të mos përsërisë gabimet e paraardhësve të tij, si puna e shkatërrimit të statujave të Budës. Ai madje ka publikuar me emrin e tij një artikull në Nju Jork Tajms ku nënvizon se e kupton shqetësimin ndërkombëtar për atë se çfarë qeverie do të vijë në pushtet në Afganistan  pas tërheqjes së trupave të huaja.  Hakani thotë se kjo do të varet në radhë të parë nga konsensusi mes afganistanasve, dhe thekson se ky do të jetë një sistem tërësisht i ri politik në të cilin nuk do të anashkalohet asnjë vote e afganistanasve. Me fjalë të tjera ai lë të kuptohet se talibanët e sotëm janë të ndryshëm, nga ata të para 25 vjetëve dhe se janë të vetëdijshëm për të gjithë ndryshimet që kanë ndodhur ndërkohë nëpër botë.

Ndërsa nga qarqet qeveritare aktuale përgjigjen se nuk ka fakte që mund të vërtetojnë këto pohime, sepse “ujku qimen e ndryshon, por zakonin jo”.

Përktheu për Argumentum.al: Xhelal FEJZA

[i] https://www.danas.rs/nedelja/ko-su-talibani-buduci-gospodari-avganistana/

Tags: afgansitantalebanxhelal fejza

Related- Posts

FOKUS

Një këshillë për studentët në fillim të rrugëtimit universitar: Mos lejoni që algoritmi t’ju zgjedhë mendimet

8 Tetor, 2026
FOKUS

Kina dhe Evropa: dy qendra të ekonomisë globale, një hapësirë e përbashkët

7 Tetor, 2026
FOKUS

“Drejtësia” Greke dhe Bashkëpunëtorët (Çamë) të Pushtuesit

7 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

8 Tetor, 2026

Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

8 Tetor, 2026

Një këshillë për studentët në fillim të rrugëtimit universitar: Mos lejoni që algoritmi t’ju zgjedhë mendimet

8 Tetor, 2026

Kina regjistron 2.14 miliardë udhëtime ndër-rajonale gjatë festës së Ditës Kombëtare 

8 Tetor, 2026

Kina: I bëjmë thirrje Japonisë të ndëshkojë rëndë autorin e krimit që përdori thikë dhe hyri forcërisht në Ambasadën e Kinës në Japoni

8 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.