Kuvendi nis sot seancën plenare me hapja e sesionit të 6-të legjislaturës së 9-të pas një pushimi njëmujor.
Seanca e sotme e Kuvendit mbahet në orën 17:00 dhe ka në axhendë njoftimin e projektligjeve te depozituara ne Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores, miratimin e Programit 6 javor te Punës së Kuvendit për periudhën 20 janar – 7 mars, miratimin e kalendarit 3-javor të punimeve të Kuvendit për periudhën 20 janar-shkurt 2020.
Po ashtu, në seancën e sotme do diskutohet dhe paraqitja në Kuvend e kalendarit të raporteve vjetore të organeve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj për veprimtarinë e vitit 2019