Nga tingujt e këmbanave të deveve, në Pazarin e Rrugës së Mëndafshit, e deri tek ndërtimi me cilësi të lartë i nismës “Një brez, një rrugë” me përfitime të ndërsjella, marrëdhëniet midis Kinës dhe vendeve arabe kanë kaluar mijëra vjet dhe mbeten gjithmonë të gjalla.
Këtë vit shënohet 70 vjetori i vendosjes të marrëdhënieve diplomatike midis Kinës dhe vendeve arabe, ndaj kemi zhvilluar një intervistë të posaçme me Z. Geith, Sekretar i Përgjithshëm i Lidhjes së Vendeve Arabe. Si e vlerëson ai miqësinë e fortë midis Kinës dhe vendeve arabe në bashkëpunimin praktik dhe shkëmbimet kulturore? Cilat janë pritshmëritë e tij për Samitin e Dytë Kinë-Vendet Arabe që do të mbahet këtë vit në Kinë? Përballë ndryshimeve globale dhe sfidave të kohës, si do të vazhdojnë Kina dhe vendet arabe të punojnë së bashku për të sjellë më shumë stabilitet në botën e trazuar? Le të kërkojmë përgjigjet gjatë kësaj interviste./cgtn





























































