Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar Prokuroria ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës, që pushoi çështjen e lobimit rus, me të pandehur kreun e PD-së Lulzim Basha, Arben Ristanin dhe Ilir Dervishin.
Apeli vjen dy javë pasi gjyqtari Lazër Sallaku vendosi pushimin e çështjes, me pretendimet se deklarimet e Nick Muzin për paratë e marra nga PD, rreth 650 mijë euro nuk janë të bazuara me fakte dhe prova.
Ky vendim shkaktoi reagime të shumta nga PS, njëjtë si me çështjen e CEZ ku i njëjti gjyqtar pushoi çështjen, ndërsa PS paralajmëroi se do të apelojë.
Pritet nëse apeli do të pranohet e ndërkaq, Basha dhe zyrtarët e tjerë në PD e kanë quajtur një çështje me akuza të pabaza të montuara politikisht.
Basha dhe dy zyrtarët e tjerë, akuzoheshin për falsifikim dokumentesh.
Gazeta gjermane Bild, publikoi një artikull ku pretendohej se këto para ishin përdorur për lobim kundër negociatave të Shqipërisë me BE-në, por ky artikull u fshi një ditë më pas.