Burime të sigurta i thanë Agjencisë së Lajmeve “Tasnim” me bazë në Teheran se Struktura Speciale Kundër Korrupsionit (SPAK) e Shqipërisë e ndaloi Rajavin të hynte në vend pas shqyrtimit të dokumenteve që tregojnë se MKO ka udhëhequr veprime terroriste brenda Iranit. Rajavi iku në Francë, pasi policia shqiptare bastisi kampin e MEK me urdhër të SPAK në qershor, shkruan DITA.
Gjithashtu të enjten, një burim policor në provincën Sistan dhe Baluchestan të Iranit raportoi se një anëtar i MEK u arrestua në Fanuj. Sipas tij, streha e terroristit u identifikua pas hetimeve të inteligjencës.
Forcat policore shqiptare hynë në kampin e MEK, të njohur si Ashraf-3, më 20 qershor për shkak të angazhimit të saj në “sulme terroriste dhe kibernetike” kundër institucioneve të huaja. Autoritetet konfiskuan 150 pajisje kompjuterike të lidhura me aktivitete terroriste. Një person humbi jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë përleshjeve në kamp.
Më shumë se një javë më vonë, Policia në Shqipëri hyri përsëri në kampin Ashraf-3 dhe forcat e sigurisë u vendosën në hyrje të kampit dhe kontrolluan të gjitha automjetet që dilnin nga vendi.
Më 3 korrik, shefi i Këshillit të Informacionit të Qeverisë iraniane, Sepehr Khalaji njoftoi se Irani ka marrë një pjesë të hard disqeve dhe kutive të kompjuterëve që iu sekuestruan terroristëve të MEK nga policia shqiptare.