• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

  • POLITIKË

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Fjala e Presidentit Begaj në 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Shqipëria dhe Kosova, krah për krah drejt lirisë, demokracisë dhe paqes!

17 Shkurt, 2026
in NGJARJE, POLITIKË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Bajram Begaj mori pjesë sot në seancën solemne që u zhvillua në Kuvendin e Kosovës, në nderim të 18-vjetorit të pavarësisë.

Në fjalën e rastit, Begaj u shpreh se Kosova sot ecën e sigurt drejt së ardhmes, pa harruar të shkuarën dhe sakrificat e bëra.

“Çdo familje shqiptare sot ndihet pjesë e festës, gëzimit dhe krenarisë. Sot është një ditë e madhe, Kosova mbush 18 vjeç. Në jetën e një njeriu kjo është mosha e pjekurisë, momenti kur ëndrrat e fëmijërisë marrin formën e përgjegjësinë”, tha Begaj.

Sipas tij, “Kosova është histori e jetuar suksesi që na bën krenarë, ne dhe partnerët”.

Begaj u shpreh se ata që dje udhëhoqën popullin drejt lirisë, po përballen në Hagë me akuza të montuara, duke na bërë të gjithë të ndjehemi të fyer.

“Mendimi ynë është me ata që dhanë jetën për liri, por edhe me ata që po përballen me një betejë të padrejtë në Hagë! Ata që dje udhëhoqën popullin drejt lirisë, po përballen në Hagë me akuza të montuara, duke na bërë të gjithë të ndjehemi të fyer”, tha ai.

Fjala e Presidentit të Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës

E nderuar Presidente e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani Sadriu,

E nderuar Kryetare e Kuvendit, zonja Albulena Haxhiu,

I nderuar Kryeministër, zoti Kurti,

Të nderuar drejtues të institucioneve kushtetuese,

Të nderuar anëtarë të Kabinetit qeveritar dhe deputetë,

Të nderuar përfaqësues të Trupit Diplomatik,

Të nderuar përfaqësues të jetës politike, akademike, kulturore, fetare e mediatike, si dhe organizata të dala nga lufta, veteranë dhe familje të dëshmorëve,

E nderuar familja Rugova,

E nderuar familja Jashari,

I dashur Baca Rifat,

Vëllezër dhe motra,

Të nderuar miq ndërkombëtarë, të ftuar, pjesëmarrës sot në ceremoni,

Është kënaqësi për mua të jem sot prezent në këtë solemnitet të Kuvendit të Republikës së Kosovës!

Në emër të Republikës së Shqipërisë, ju uroj gëzuar Ditën e Pavarësisë!

Çdo shqiptar, kudo ndodhet, çdo familje shqiptare në Shqipëri a diasporë, sot ndihet pjesë e festës, e gëzimit, e urimit dhe krenarisë.

Sot është një ditë e madhe. Sot, Kosova mbush 18 vjeç. Në jetën e një njeriu, kjo është mosha e pjekurisë, momenti kur ëndrrat e fëmijërisë marrin formën e përgjegjësisë. Në jetën e një shteti, ky përvjetor është dëshmia se Republika e Kosovës është një realitet i pakthyeshëm, një shtet sovran. Kosova ishte vendi ku liria vritej, sot është vendi ku liria funksionon, ku liria frymëzon.

Kosova e sotme është një shtet i ri në vite, por me rrënjë të thella sakrificash, kontributesh dhe meritash. Ajo ecën me hapa të sigurt drejt së ardhmes, pa harruar kurrë themelet mbi të cilat u ndërtua. Intelektualët dhe studentët, mendimtarët dhe luftëtarët, u bashkuan rreth idesë së pavarësisë dhe luftuan me sukses për ideale të mëdha, për lirinë, për të drejtat e tyre, për identitetin kombëtar shqiptar dhe mbijetesën. Nga mençuria dhe vizioni paqësor e largpamës i Presidentit Ibrahim Rugova, që i dha Kosovës miqtë, orientimin Euroatlantik dhe besimin në vlera, nga Adem Demaçi, që me sakrificën e tij për liri e bashkim u shndërrua në ndërgjegje kombëtare, te pushka, trimëria dhe heroizmi i Heroit tonë Kombëtar Adem Jashari, dhe lufta e drejtë çlirimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që i dha Kosovës lirinë, ky popull ka treguar se është qëndresat dhe i pathyeshëm. Kosova ishte me fat që i pati, i rriti, i besoi dhe sot i mban ashtu siç e meritojnë: simbole frymëzuese të Republikës së Kosovës. 

Kosova është një histori e jetuar suksesi, një histori që bën krenar kombin tonë dhe të gjithë ata që luftuan dhe kontribuuan gjatë viteve e dekadave, por bën krenar, gjithashtu, edhe miqtë e partnerët tanë strategjikë, sidomos SHBA-në dhe bashkësinë perëndimore. Për herë të parë në histori, NATO përdori nenin e angazhimit duke parandaluar katastrofën humanitare,  spastrimin etnik, gjenocidin dhe dëbimin kolektiv të qytetarëve të Kosovës, duke mundësuar rikthimin: rikthimin në shtëpitë e tyre, rikthimin në tokën e tyre, rikthimin në shtetin e tyre, rikthimin në familjen e vlerave evropiane.

Në këtë përvjetor, mendimi ynë shkon tek ata që nuk janë fizikisht mes nesh, zemrat tona janë me dëshmorët e lirisë aty ku ata prehen, por sot mendimi ynë është edhe me ata që po përballen me një betejë të vështirë, të padrejtë dhe vendimtare në Hagë.

Historia e Republikës së Kosovës nuk mund të kuptohet dhe as të shkruhet pa emrat e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre. Ata, që dje udhëhoqën popullin drejt lirisë, sot po përballen padrejtësisht me akuza të montuara në Gjykatën Ndërkombëtare, duke na bërë të gjithëve të ndihemi të fyer, të paragjykuar dhe të akuzuar. Ata, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të gjithë të tjerët që morën armët për të kërkuar lirinë për atdheun e tyre, lirinë për familjet e tyre, tokën e tyre, gjuhën e tyre, të drejtat e tyre, janë siç kanë qenë e do të jenë gjithmonë kudo, kurdo e në çdo kohë: simbole të lirisë. Ata janë memorie shtetërore e kombëtare.

E vërteta nuk mund të tjetërsohet dhe historia nuk mund të rishkruhet e as ndryshohet, sepse liria ka emër, liria meriton respekt, lira meriton drejtësi, liria meriton mirënjohje.

Republika e Shqipërisë është me UÇK-në, me komandantët dhe ushtarët e UÇK-së, me qytetarët e Kosovës, me dhembjen dhe zemërimin e tyre. Shqipëria ka qëndruar pranë Kosovës, Shqipëria qëndron sot krah Kosovës dhe do të qëndrojë jetë e mot me Kosovën.

Në këtë përvjetor ne kujtojmë se Kosova nuk ishte e vetme në luftën e saj për liri. Mirënjohja jonë e përjetshme shkon për familjen e kombeve perëndimore që u bënë jo vetëm aleatë, por edhe ndërgjegje morale. Mirënjohja jonë e përjetshme shkon për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe miqtë ndërkombëtarë, që ndalën gjenocidin ndaj popullit të Kosovës. Sot, Kosova nuk është vetëm produkt i kësaj ndihme, por një nga mbrojtëset më të qëndrueshme të këtyre vlerave.

Të nderuar miq,

Vëllezër e motra,

Kosova e sotme na bën krenarë. Ajo ka konsoliduar institucionet demokratike, ka zhvilluar procese zgjedhore të qeta e gjithëpërfshirëse dhe ka dëshmuar pjekuri demokratike. Vullneti i qytetarëve, i shprehur qartë në zgjedhjet e fundit, tashmë ka marrë formë institucionale me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e qeverisë së re. Sfida e tanishme është që ky mandat i besuar nga qytetarët të përkthehet në qeverisje të përgjegjshme, vendimmarrje të guximshme dhe përballim me guxim dhe mençuri të sfidave të dialogut dhe të integrimit evropian.

Urime dhe suksese institucioneve te reja në përmbushjen e përgjegjësive shtetërore!

Të nderuar të pranishëm,

Bota është në ndryshim. Në pak vite po ndryshojnë dhjetëra vite politika, pakte, modele dhe projekte. Shqipëria dhe Kosova janë të orientuara drejt e pa ekuivok. Kjo nuk është zgjedhja jonë kalimtare, nuk është zgjedhje e rastësishme, është zgjedhja jonë strategjike, afatgjatë dhe pjesë e identitetit tonë kombëtar.

Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Kosovës është organike, vëllazërore dhe e shenjtë. Ne jemi një komb që rreh në dy shtete. Shqipëria është shtëpia juaj, ashtu si Kosova është shpirti ynë.

Bashkëpunimi ynë në çdo fushë nuk është zgjedhje politike dhe as interes i përkohshëm, është detyrimi ynë ndaj brezave.

Shqipëria dhe Kosova, krah për krah, ecin sot me të njëjtën busull drejt një hapësire ku vlerat e lirisë, demokracisë dhe paqes janë të pacenueshme. Ky 18-vjetor na rikujton se, ashtu siç ishim bashkë në ditët e vështira të mbijetesës, do të jemi bashkë edhe në tryezat e Brukselit, për të dëshmuar se shpirti i shqiptarit ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë e përjetësisht Euroatlantik. Shqiptarët në rajon, si në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi dhe Serbi kanë qenë dhe mbeten një faktor i rëndësishëm emancipues, integrues dhe evropianizues, si dhe kontribuues për paqen, sigurinë, stabilitetin dhe begatinë në rajonin tonë, por edhe më gjerë.

Nuk mund të ketë Evropë të plotë pa një Kosovë të barabartë mes të barabartëve. Shqipëria do të vazhdojë të jetë një zë i Kosovës në çdo tryezë ndërkombëtare, derisa flamuri i saj të valëvitet në Organizatat e Kombeve të Bashkuara dhe në NATO.

Republika e Kosovës e meriton statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian dhe heqjen e çdo mase kufizuese.

Një Kosovë e integruar dhe një faktor shqiptar i fuqizuar janë garanci për stabilitet, demokraci dhe fqinjësi të mirë.

Pas 18 vitesh, Kosova nuk është më një projekt shprese. Është një shtet real, me sfida reale dhe me potencial të jashtëzakonshëm. Kosova sot është më e fortë se dje dhe më e përgatitur për sfidat e së nesërmes. Sfidat mbeten, por edhe vendosmëria jonë për t’i përballuar ato është e palëkundur.

E ardhmja e Republikës së Kosovës është evropiane, demokratike dhe e lidhur ngushtë me Republikën e Shqipërisë.

Të dashur vëllezër e motra,

Me këto mesazhe vëllazërore unë dëshiroj të konfirmoj edhe një herë se është i përbashkët për çdo kryetar shteti të Shqipërisë, qeveri apo parti politike, institucion apo qytetar shqiptar urimi që Kosova të ketë progres, të ketë progres demokratik e mirëqenie për qytetarët e saj, të ketë sukses dhe zhvillim, të forcojë paqen, të avancojë dialogun politik dhe të mbetet jo vetëm shteti me moshën më të re të popullsisë, por edhe shteti që ndërton një të ardhme evropiane për rininë, me rininë dhe në pritshmëritë e të rinjve.

Gëzojeni këtë liri të fituar me gjak dhe të mbajtur me mund dhe sakrifica!

Lavdi dëshmorëve të kombit! Lavdi përjetë Pavarësia!

Bekuar qoftë Republika e Kosovës!

Rroftë kombi shqiptar!

Rrofshin miqtë e shqiptarëve!

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

POLITIKË

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026
POLITIKË

Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

9 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump pas telefonatës me Putinin: Rusia do të furnizojë tregjet globale me karburant për të ulur çmimet

9 Tetor, 2026

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026
NATO headquarters in Brussels with 32 flags

NATO zhvillon manovrat bërthamore “Steadfast Noon”, 17 vende aleate marrin pjesë në stërvitjen në Itali

9 Tetor, 2026

SHBA vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Trump kërcënon me çmontimin e saj

9 Tetor, 2026

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.