• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
1 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Miratohet rezoluta për Metën, 97 deputetë votojnë kundër presidentit

15 Nëntor, 2019
in NGJARJE, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi ka miratuar sot me 97 vota pro rezolutën për veprimet e Presidentit në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Gramoz Ruçit, rezoluta synon shmangien e krizës kushtetuese.

Në dokumentin që është miratuar dje pas mbledhjes së konferencës së Kryetarëve, Kuvendi akuzon Presidentin Ilir Meta se ka tejkaluar kompetencat me vendimin për emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare në Gjykatën Kushtetuese, pasi në vendin e saj ishte emëruar automatikisht Arta Vorpsi, pasi kreu i shtetit nuk e ushtroi të drejtën për të zgjedhur nga lista e KED-së.

Kuvendi i Shqipërisë shprehet se u drejtohet të gjitha institucioneve që të mos e zbatojnë dekretin e Presidentit për dekretimin e Xhaferllarit.

Teksi i rezolutës:

Duke vlerësuar se Gjykata Kushtetuese është një organ kushtetues që ka për mision ruajtjen e kushtetutshmërisë dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe se kjo Gjykatë garanton zbatimin e parimeve themelore kushtetuese nga të gjitha institucionet kushtetuese në funksion të mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të individit;

  • Duke vlerësuar se rifillimi i funksionimit të Gjykatës Kushtetuese është jetik, ndër të tjera, për zbatimin e objektivave kushtetues të kontrollit dhe balancave midis pushteteve të shtetit dhe garantimit të të drejtave themelore të njeriut;
  • Duke vlerësuar se ndryshimet kushtetuese të vitit 2016 në kuadër të Reformës në Drejtësi, që rivendosën ekuilibra kushtetues për të garantuar funksionimin e sistemit të drejtësisë sipas parimeve të shtetit të së drejtës dhe në respektim të parimit themelor të kontrollit dhe ekuilibrimit reciprok të pushteteve, kanë përcaktuar qartë rregullat për procesin e emërimit dhe zgjedhjes të gjyqtarëve kushtetues, duke përfshirë rregullat, për kriteret dhe procedurën përkatëse për përzgjedhjen e kandidaturave në respektim të pavarësisë, paanshmërisë dhe parimit të luajalitetit kushtetues;
  • Duke vlerësuar mekanizmin zhbllokues në procesin e emërimeve në sistemin e drejtësisë, si një nga elementët thelbësorë të Reformës në Drejtësi, në zbatim edhe të jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, si dhe në qëndrimin e reflektuar në vijimësi në opinionet amicus curiae të Komisionit të Venecias mbi rëndësinë dhe nevojën e mekanizmit zhbllokues me qëllim funksionimin dhe mospengimin e organeve kushtetuese;
  • Duke mbështetur fuqimisht zbatimin e Reformës në Drejtësi si kriter kyç për sundimin e ligjit dhe forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri, si dhe për të ardhmen europiane të vendit, reformë që vlerësohet me nota shumë pozitive në progres raportet e Komisionit Europian dhe ku Shqipëria veçohet si shembull për t’u ndjekur nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor;
  • Duke vlerësuar ecurinë e zbatimit të Reformës në Drejtësi siç është ngritja dhe funksionimi i organeve të reja të qeverisjes së sistemit të drejtësisë si Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, si dhe hapat e ndërmarrë për plotësimin sa më të shpejtë të vendeve vakante në Gjykatën e Lartë, për ngritjen e prokurorisë dhe gjykatës speciale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe duke inkurajuar intensifikimin e zbatimit të reformës në drejtësi në këtë drejtim;
  • Duke vlerësuar punën e deritanishme të organit kushtetues, Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese;
  • Duke përshëndetur emërimin/zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues, konkretisht Z. Besnik Muci emëruar me Dekretin e Presidentit të datës 18 Tetor 2019, emërimin e Znj. Arta Vorpsi si anëtare e Gjykatës Kushtetuese në datë 8 Nëntor 2019, pas përfundimit të afatit, brenda të cilit duhej të shprehej Presidenti i Republikës, si dhe zgjedhjen e Znj. Elsa Toska dhe Znj. Fiona Papajorgji nga Kuvendi si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.

Kuvendi i Shqipërisë pasi u informua se Presidenti i Republikës ka nxjerr dekretin nr. 11350, datë 13.11.2019 “Për emërimin e Znj. Marsida Xhaferrllari si anëtare e Gjykatës Kushtetuese”, dhe duke konsideruar se ky akt është nxjerrë në kundërshtim të hapur dhe flagrant me dispozitat kushtetuese dhe ligjore dhe në tejkalim të kompetencës kushtetuese të Presidentit të Republikës, veprim i cili delegjitimon fillimin e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese konstaton:

  • Kushtetuta përcakton qartë se vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese emërohen/zgjidhen nga Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë. Këto organe e ushtrojnë në mënyrë krejt të pavarur kompetencën kushtetuese dhe pa asnjë lloj ndërvarësie mes tyre. Të tre këto organe kufizohen të emërojnë/zgjedhin midis tre emrave të kandidatëve të listuar të parët nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi. Për Kuvendin dhe Presidentin, përvec kufizimit të emërimit/zgjedhjes të gjyqtarëve kushtetues nga kandidatët e listës që miraton Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ka dhe një kufizim kohor për ushtrimin e kompetencës brenda një afati prekluziv tridhjetë ditor. Mosushtrimi i kompetencës brenda këtij afati nga Presidenti dhe Kuvendi, sjell emërimin si gjyqtar kushtetues të kandidatit të renditur i pari në listën e miratuar me vendim të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, (neni 125 i Kushtetutës, nenet 7/b, 7/c dhe 7/ç të Ligjit8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar).
  • Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, në datën 08.10.2019 i ka dërguar Presidentit vendimet e tij në lidhje me dy vakanca të krijuara në Gjykatën Kushtetuese, duke i vënë në dispozicion dy lista me kandidatë për secilin vend vakant, me qëllim ushtrimin e kompetencës së tij për të emëruar dy gjyqtarë kushtetues. Me Dekretin e datës 18.10.2019, Presidenti ka emëruar Z. Besnik Muci si gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa për vendin e dytë ka zgjedhur të heshtë dhe me kalimin e afatit prekluziv tridhjetë ditor, në datën 07.11.2019 Znj. Arta Vorpsi, e renditur e para në listën e miratuar me vendim të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, konsiderohet e emëruar anëtare e Gjykatës Kushtetuese.
  • Sipas Kushtetutës dhe ligjit8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, Presidenti e ushtron kompetencën e tij duke u kufizuar në emërimin e një prej tre emrave të parë në listën e kandidatëve për gjyqtar të Gjykatës Kushtetuese, sipas listës së hartuar për këtë qëllim nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi.
  • Presidenti e ushtron kompetencën e tij duke emëruar anëtarin e Gjykatës Kushtetuese brenda një afati 30 ditor nga dita kur ka marrë vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Në rast se brenda këtij afati Presidenti nuk e ushtron të drejtën e tij, kandidati i renditur i pari në vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi konsiderohet i emëruar gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, (neni 7/b, pika 4 i ligjit8577, datë 10.2.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me ndryshime).
  • Me nxjerrjen e Dekretit nr.11350, datë 13.11.2019 Presidenti i Republikës, duke emëruar kandidatin tjetër jashtë afatit 30 ditor të përcaktuar shprehimisht nga ligji kushtetues, ka shkelur njëkohësisht jo vetëm afatin prekluziv brenda të cilit duhej të emëronte gjyqtarin kushtetues midis tre kandidaturave të listuara të parat në vendimin e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, por ka emëruar si gjyqtar një kandidat që është listuar në vendin e katërt sipas vendimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Afati tridhjetë ditor për Presidentin ka mbaruar në datën 07.11.2019, pasi vendimi nr. 132, datë 21.09.2019 i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi i është njoftuar Presidentit në datën 08.10.2019, dhe renditja e kandidatëve në listën e miratuar me këtë vendim është: 1. Arta Vorpsi; 2. Fiona Papajorgji; 3. Elsa Toska; 4. Marsida Xhaferllari.
  • Duke emëruar kandidatin e listuar në vend të katërt në vendimin nr. 132, datë 21.09.2019 të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi me justifikimin se zgjedhja e dy prej kandidatëve në të njëjtën listë si anëtarë të Gjykatës Kushtetuese me vendimin e Kuvendit të datës 11.11.2019, e rendit kandidatin e zgjedhur si gjyqtar kushtetues nga Presidenti në tre vendet e para të listës, Presidenti ka marrë në mënyrë abuzive kompetencat e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i cili është i vetmi organ që ka kompetencën e renditjes së kandidatëve sipas Kushtetutës dhe ligjit.
  • Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është organi i vetëm kushtetues që përcakton renditjen e tre të parëve si kandidatë, ndërmjet të cilëve duhet të emërojë ose zgjedhë Presidenti ose Kuvendi. Qëllimi i këtij rregulli kushtetues dhe ligjor është kufizimi i diskrecionit për të tre organet e emërtesës, përkatësisht Presidenti, Kuvendi dhe Gjykata e Lartë, për të vendosur brenda renditjes së përcaktuar në vendimin e këtij Këshilli.
  • Kuvendi i Shqipërisë vlerëson se Dekreti i Presidentit nr.11350, datë 13.11.2019 është një akt absolutisht i pavlefshëm, i nxjerrë në mungesë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore të institucionit të Presidentit dhe si i tillë ai konsiderohet nul dhe sikur nuk ka ekzistuar asnjëherë.
  • Në mungesë të kompetencës për të emëruar gjyqtarin kushtetues, Presidenti, në mënyrë të kundërligjshme ka ndërhyrë në një proces kushtetues. Argumentet Presidentit në letrën e datës 05.11.2019 drejtuar Kuvendit dhe Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, në lidhje me radhën e emërimit të gjyqtarëve kushtetues nga Presidenti e Kuvendi, bien ndesh me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, pasi radha nuk përcakton kohën e veprimit të organit, por kompetencën për të vepruar për secilin vend vakant. Në kushtet kur plotësohen disa vende vakante njëherësh, secili organ ka të drejtë të ushtrojë kompetencën e vet kushtetuese, pa u kufizuar nga zgjedhja e organit tjetër dhe as nga koha e ushtrimit të kësaj kompetence prej secilit organ, duke emëruar/zgjedhur gjyqtarin/gjyqtarët kushtetues në mënyrë të pavarur nga vendimmarrja e organit tjetër. Nga procedura tërësore e ndjekur, që nga shpallja e vendeve vakante për gjyqtarët kushtetues, nga Presidenti ashtu dhe nga Kuvendi, deri në shqyrtimin, vlerësimin e kandidaturave dhe njoftimet e vendimeve përkatëse të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për secilin vend vakant të krijuar, është e qartë kompetenca e emërimit/zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues për vendin vakant respektiv, përkatësisht nga Presidenti dhe nga Kuvendi.
  • Duke vepruar në shkelje të hapur të Kushtetutës dhe të ligjit dhe në mungesë të kompetencës, Presidenti ka kryer një akt të paprecedent duke tentuar të pezullojë një proces kushtetues me procedura ligjore administrative. Dispozitat kushtetuese si dhe ato të ligjit organik të Gjykatës Kushtetuese që lidhen me emërimin dhe zgjedhjen e përbërjes së Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për t’u zbatuar dhe nuk mund të interpretohen në tejkalim të misionit që ato kanë: të garantimit të pavarësisë dhe funksionimit efikas dhe të pacenueshëm të një organi kushtetues të rëndësisë së veçantë, siç është Gjykata Kushtetuese.
  • Duke vepruar në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, Presidenti ka tentuar të bllokojë emërimin/zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese që sjell zvarritjen e rifillimit të funksionimit të kësaj Gjykate. Për më tepër, ky veprim synon të ndikojë në cenimin e pavarësisë së këtij institucioni nëpërmjet ndërhyrjeve antikushtetuesee në procedurat e emërimit të gjyqtarëve të kësaj Gjykate.
  • Presidenti në mënyrë të përsëritur ka kryer veprime në kundërshtim me Kushtetutën, duke nxjerrë akte në tejkalim ose në mungesë të kompetencës së tij kushtetuese dhe ligjore;

Për sa më sipër,

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese dhe të gjitha organeve publike që ngarkohen nga ligji me detyra në kuadër të funksionimit të Gjykatës Kushtetuese të zbatojnë me përgjegjshmëri dhe përgjegjësi detyrat e tyre dhe të mos zbatojnë Dekretin nul të Presidentit të Republikës  nr.11350, datë 13.11.2019.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të ushtrojë detyrat e tij kushtetuese në lidhje me fillimin e detyrës së gjyqtareve kushtetuese Znj. Arta Vorpsi, Znj. Elsa Toska dhe Znj. Fiona Papajorgji.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Gjykatës Kushtetuese dhe organeve të tjera, që në kuadër të frymës zhbllokuese të Reformës në Drejtësi, të zbatojnë me përgjegjësi detyrat, pa krijuar asnjë pengesë, për mundësimin e  fillimit të detyrës së gjyqtareve kushtetuese Znj. Arta Vorpsi, Znj. Elsa Toska dhe Znj. Fiona Papajorgji.

Kuvendi i Shqipërisë i bën thirrje Presidentit të Republikës të heqë dorë nga tentativat dhe aktet që bllokojnë zbatimin e Reformës në Drejtësi dhe funksionimin normal të organeve kushtetuese ku një prej më të rëndësishmeve është Gjykata Kushtetuese.

Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë të përsëritur i bën thirrje Presidentit të Republikës të reflektojë duke kthyer institucionin e Presidentit në kufijtë e kompetencave të njohura nga Kushtetuta dhe të mos ndërrmarrë asnjë veprim tjetër në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Kuvendi i Shqipërisë në kuadër të frymës zhbllokuese të Reformës në Drejtësi angazhohet të rishikojë legjislacionin për të penguar krijimin në të ardhmen të situatave që bllokojnë në mënyrë abuzive funksionimin e organeve kushtetuese të vendit.

Related- Posts

FOKUS

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026
JO VETEM LAJM

Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

30 Shtator, 2026
POLITIKË

Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

29 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

SHBA largohet nga Iraku pas 23 vitesh, Trump: “Fitore për Amerikën dhe Irakun” – Irani feston tërheqjen

30 Shtator, 2026

Kaliningradi rikthen përplasjen Rusi-NATO, Moska ngre kërcënimin bërthamor

30 Shtator, 2026

Von der Leyen në Tiranë: Mesazhe për reformat dhe integrimin në BE, pritet me protesta para Kryeministrisë

30 Shtator, 2026

Nga masat e sigurimit te prezumimi i pafajësisë: Çfarë ndryshon në Kodin e Procedurës Penale

30 Shtator, 2026

Çfarë do të thotë për zgjerimin dokumenti i ri i Komisionit Europian (Pre-enlargement reforms policy reviews)?

30 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.