Prof. Dr. Enver Bytyçi
Pasi po mashtron si djalli për Zvërnecin, kryeministri Rama foli edhe për Paketën e Maleve. E trajton ligjin që ai e miratoi në parlament si “dëshirën e tij të mirë për t’i dhënë zgjidhje njohjes ligjore me tapi të tokës së dhënë me ligjin 7501 të vitit 1991”. Në fakt ai po mashtron. Sepse kryeministri si kryetar i mazhorancës ka mundësi ta anulojë atë ligj e ta zevendësojë me një ligj me të mirë. Por jo. Ai spekullon me Paketën e Maleve në emër të atij ligji. Mashtrimi është i vetmi profesion, të cilin Edi Rama e ushtron me mjeshtri të rrallë. Madje Paketën e Maleve na e paraqet në publik si “mundësi që pronarët e tokës të investojnë në turizëm”! Thuaj pastaj se nuk kemi të bëjmë me një mashtrues të klasit extra të shekullit XXI! Por nuk shkon më mashtrimi dhe ndoshta kjo është arritja më e madhe e zgjimit të rinisë shqiptare!
Tani të kthehemi te mashtrimi i fundit për Paketën e Maleve. Në fakt ligji u bë për të favorizuar patronazhistët. Për këtë arsye u bënë edhe ligjet e PPP-ve, të investorëve strategjikë, të fondit të zhvillimit dhe ligje të tjera me të cilat shpërblehen patronazhistët e kryeministrit, me qëllim grabitjen e zgjedhjeve dhe përjetësimin e pushtetit. Kjo është fryma, synimi dhe motovi i Paketës së Maleve. Dhe për këtë ka njëmilion fakte dhe prova. Edhe për investitorët strategjikë thoshit se “bëhen për të zhvilluar turizmin”! Por turizmin, bujqësinë dhe ekonominë shqiptare nuk e zhvillojnë vetëm kriminelët dhe patronazhistët, ata që janë besnikë deri në vdekje të Partisë Socialiste në pushtet. Gjithçka në Shqipëri, si kudo në botë, është pasuri kombëtare, ndërkohë që qeveritë zgjidhen për t’i mbrojtur dhe menaxhuar në dobi të interesave të qytetarëve këto pasuri.
Edi Rama asgjë nuk ka menaxhuar në dobi të shqiptarëve. Shihni çfarë thotë e premtoi dy ditë para 23 qershorit 2013, pra dy ditë para se të vinte në pushtet. Ai thoshte se ju do të zgjidhni midis papunësisë dhe mundësisë për 300 mijë vende të punës, (një milion e 300 mijë të dëbuar nga Shqipëria). Mes taksës së sheshtë dhe taksimit të ndershëm që do të lehtësojë 95 përqind, (taksat janë dyfishuar). Mes fshatit të rrënuar dhe një fshati që do të rilind duke prodhuar ushqim për të gjithë (Fshati sot nuk ekziston, bujqësinë shqiptare e kanë mbytur produktet bujqësore të Serbisë me marrëveshje të Open Balkan). Mes një Shqipërie ku krimi ka marrë kot dhe një Shqipërie ku brenda 100 ditëve ne do të vendosim ligjin dhe sigurinë. (Nëse ka patur ndonjëherë një Shqipëri të kriminalizuar, ajo është Shqipëria e Edi Ramës). Mes shërbimeve që merren kudo sipas xhepit dhe shërbimeve që do të jepen sipas nevojës. (Në fakt shpopulloi vendin dhe nuk ka më njerëz të cilëve do u duhej shërbyer)!
Kanë kaluar afërsisht 13 vite nga ai premtim. Pra, bëni një bilanc të thjeshtë dhe do të kuptoni se Edi Rama në këto 13 vite ka realizuar dhe ka bërë pikërisht atë çfarë ai anatmonte asokohe. Madje e ka shtuar dozën e të keqes në progresion gjeometrik. Dhe akoma vazhdon me të njëjtin ritual të mashtrimit si atëherë. Nuk besoj se ka nevojë për prova, për të dëshmuar se Edi Rama është një mashtrues i pandreqshëm. Çdo herë, në çdo dalje, në çdo status të tij, në çdo intervistë dhe deklaratë ai vetëm gënjen dhe mashtron. Mashtron me Paketën e Maleve, sepse ai i ka projektuar njerëzit, të cilët do t’i shpërblejë me këtë paketë. Mashtron me këtë projekt të ri të tij, sepse ai i konsideron tokat dhe pronat e përbashkëta të fshatrave si pronë e tij dhe e familjes Rama dhe Koleka. Pikërisht këtu është mashtrimi më i madh: – Merrni ju tapitë e tokës dhe për pjesën tjetër me pyje, kullota, kodra e brigje, mos bëni zë. Ato prona janë të qeverisë, janë pra të Edi Ramës dhe me to mund të bëjë çfarë t’i dojë qejfi.
Shpesh shtrohet pyetja: – Pse Edi Rama i projekton ligjet në kokën e tij e më pas i voton ato pa asnjë transparencë dhe konsultim me të interesuarit? Sepse me ligjin që miraton dhe dikton favorizon veten e tij, Lindën e Lindat, Olsin dhe Olsët e deri te Zaho dhe Zahot. Sepse e sheh veten zot të tokës dhe të pronës së shqiptarëve. Sepse ne kemi heshtur prej kaq shumë vitesh përballë arrogancës së tij. Sepse për Ramën pushteti nuk garantohet pa ekonominë dhe financat që burojnë prej saj! Sepse vota nuk është e garantuar pa mbështetjen e kriminelëve, bandave kriminale, karteleve të drogës dhe organizatave terroriste.
Edi Rama mashtron për Zvërnecin e për Paketën e Maleve, njësoj siç ka mashtruar për PPP-të dhe investitorët strategjikë të tij. Mashtron për gjithçka e për çdo gjë. Vetëm kur është fjala për lidhjet e tij me armiqtë e shqiptarëve, psh me Serbinë, nuk mashtron. Jo se nuk e njeh formulën e mashtrimit, por se ka frikë se e demanton Aleksandër Vuçiq!
© 2026 Argumentum




























































