• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
14 Gusht, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

    Ziraat Bank hyn në tregun shqiptar, një tjetër pikë e afrimit ekonomik Tiranë–Ankara

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

  • POLITIKË

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    Kryeministri Rama i përgjigjet Beogradit: Lumenjtë ndjekin rrjedhën e gjeografisë, jo kufijtë e diplomacisë

    Vizita e Zelensky në Serbi, MEPJ: Nuk ka asnjë paralelizëm mes Kosovës dhe Ukrainës

    Kryeministri Rama për “Financial Times”: Shqipëria në rrugë të qartë drejt Bashkimit Evropian

    Kryeministri Rama zbërthen “BESA”-n: Strategjia e re mes besimit qytetar dhe llogaridhënies

    Shqipëria shpall “non grata” dy shtetas të Maqedonisë së Veriut për arsye sigurie

    DASH: SHBA ratifikon marrëveshjen 302 milionë dollarëshe për modernizimin e mbrojtjes shqiptare

    Protestat kundër ndarjes së re territoriale, Rama: Bashkitë të shprehen me shkrim, vendimi pas konsultimit 60-ditor

    Presidenti Begaj në Vuthaj: Alpet Shqiptare janë ura që bashkon shqiptarët me rrënjët, gjuhën dhe identitetin kombëtar

  • SOCIALE / KULTURË

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Pse gjeografia ende sundon: Nisma “Brez dhe Rrugë” e Kinës dhe rikthimi i korridoreve strategjike

    Përse Kosoves (s)i duhet Dialogu Strategjik me Ameriken?

    Autogol?! Si po ia Dorëzon SHBA-ja Avantazhin Teknologjik Kinës përmes Politikave të Emigracionit

    Logjika që qëndron në themel të suksesit ekonomik të Kinës

    Heshtje zhgënjyese e Komisionit dhe Këshillit Europian!

    Përgjegjësia intelektuale dhe qytetare dhe protestat e sotme në Shqipëri

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Si u bë Marrëveshja kornizë e Ohrit?

    Abdixhiku: LDK heq dorë nga postet, LVV mund t’i marrë të gjitha

    Ministri Hoxha: Një çerekshekulli nga Ohri, marrëveshja që i dha Maqedonisë së Veriut të ardhmen

    25 vjet nga (Mos)Marrëveshja e Ohrit

    Devijimi i lumit Ibër do të ishte vazhdimi i genocidit serb në Kosovë!

    Konjufca i reagon Zelenskyt: Keqardhje për riafirmimin e mosnjohjes së Kosovës nga Ukraina

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home SHQIPËRI

NDERSHMËRIA E HAFËZ SABRI KOÇIT

7 Tetor, 2021
in SHQIPËRI, SOCIALE / KULTURË
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Tregim

Shpendi TOPOLLAJ

Në daç ta quaje burg e në daç ta quaje kamp, Spaçi për të dënuarit s`ishte tjetër veçse vetë Ferri. Ta kërkoje me qiri, vend më të përshatshëm për ta vuajtur deri në palcë ndëshkimin nga ai sistem, nuk kishe se ku të gjeje. Këtë, si për të kënaqur synimet e komunistëve, e kishte favorizuar edhe natyra, duke fshehur rezerva të mëdha minerali. Aty qenë rrasur e plasur si të  burgosurit politikë, ashtu dhe ata ordinerët. Mes tyre, i dënuar me shumë vite burg, ishte dhe Hafëz Sabri Koçi nga Orenja e Çermenikës së Librazhdit, por që kishte studiuar në vitet 1933 – 1937 në shkollën “Hadrej” të Shkodrës, ku dhe kishte shërbyer së fundi. Një klerik i ulët musliman në xhaminë e lagjes Rus kishte qenë ai, por shumë i përkushtuar dhe i ndershëm, ndaj e kishin dënuar aq rëndë. Kishin frikë nga influenca e tij mes besimtarëve dhe as që donin t`ia dinin se ai do e shkonte jetën si mos më keq. Nga familja rrallë i vinin për njëmijëenjë arsye, se dhe të varfër ishin, ndaj shokët e përkrahnin sa dhe si mundnin atë. Kishte mësuar këtu në Spaç zanatin e hidraulikut dhe “Sabri këtu, Sabri atje” e urdhëronte kush të mundej.

Këta klerikët janë të çuditshëm; sido që ta kenë hallin dhe sado që të jenë në kushte të vështira, përsëri nuk heqin kollaj dorë nga ritet fetare. Kështu edhe Hafizi i rrëgjuar nga mundimi e të pangrënët. Por ja që ka ca tipa akoma më të çuditshëm që edhe në burg, kërkojnë t`i bëjnë tjetrit gropën. Spiunojnë në komandë me shpresën se duke groposur dikë, do kenë besimin e komandës dhe do mund të fitojnë ndonjë favor a privilegj të vogël. I mbushet mendja një hajduti dhe shkruan një letër për komandantin e burgut, ku i thotë se Hafiz Sabri Koçi, nuk ka nxënë mend dhe vazhdon të predikojë e të falet edhe këtu. E merr letrën komandanti i ri i kampit të Spaçit, të cilit i dhimbsej disi hoxha – hidraulik që i kishte treguar një herë sesi e kishin arrestuar dhe trajtuar atje në birucat e degës së Punëve të Brendshme, ku duke kaluar nëpër ato korridore të zymta, kishte parë diçka jeshile dhe nga uria e tmerrshme qe ulur dhe e kishte marrë. Qe gëzuar që ajo kishte qenë një copë buke e mykur, e kishte fshirë shtresën e sipërme dhe e kishte ngrënë me shumë kënaqësi. Edhe këtu ai më shumë rrinte pa ngrënë, pasi mishin e derrit nuk e fuste në gojë. Po aty vetëm derra rrisnin.

Prandaj, komandanti i ri vendosi që të shkonte drejt e dhomën e edukimit, ku mblodhi këshillin e riedukimit i cili përbëhej nga të burgosur të shkolluar dhe me sjellje të mira. Ishte aty Ali Çeno, Halit Maçi etj. I dërgoi një ushtar edhe Hajdarit nga Shkodra, i cili nuk po kuptonte përse e kishin thirrur. I pranishëm ishte dhe vetë Hafëzi.

– Hajdar! e mori fjalën komandanti. Ti më ke dërguar një letër mua, por unë dhashë e mora dhe nuk e lexoja dot se nuk e kuptoja shkrimin. Ku dreqin e ke bërë filloren ti? Tani merre letrën dhe lexoje të shohim shqetësimet që ke.

E humbi fillin Hajdari dhe u skuq në fytyrë.

– Fol! A e ke shkruar ti këtë letër?

Ashtu si nëpër dhëmbë Hajdari u përgjigj “Po”, por nuk mori përsipër t`a lexonte.

– Mirë – vazhdoi komandanti. – Do ta lexojë dikush nga ju.

Dhe ia zgjati një inxhinieri që ndodhej aty për agjitacion e propagandë, kurse në të vërtetë, ngaqë e kishte gruan të huaj. Ky pasi u kollit si për të rregulluar zërin dhe tha se “Nuk e paska dhe aq të keq shkrimin Hajdari”, filloi ta lexonte atë letër që e rëndonte Hafëzin. Të gjithë heshtën dhe shihnin se ç`qëndrim do mbante Hajdari, ndërkohë që pohuan të kundërtën për Hafëzin, duke thënë se ai nuk bënte gjë, por shihte punën e tij. Hajdari nga ana e vet,  s`u ndie fare. Vetëm kur e pyeti komandanti se “Ç`ke për të thënë?” u përgjigj:

– Po u dërgova më informacione unë, mos më thënçin…

Por informacione nuk dërgoi më as ndonjë i dënuar ordiner tjetër. Nga ata që nuk rrinin pa bërë ndonjë spiunllëk të vogël. Se kishin frikë se mos lexoheshin para shokëve dhe nofka spiun aty ishte barrë e rëndë për ta mbajtur në kurriz.

Ndodhte që për nevoja të punës, disa të burgosur të shoqëruar me masa të rrepta sigurie, dilnin nga rrethimi i burgut dhe punonin diku tjetër. Kur distanca qe e largët, i hipnin në një kamion dhe nën vëzhgim të rreptë i çonin te vendi i caktuar dhe si mbaronin punë i kthenin përsëri. Një herë, me ata që punonin diku larg, ishte dhe Hafëzi. Me të mbërritur atje, në Shpal që ishte pika më e lartë, ku dhe ndahej Repsi me Fush – Arrësin, morën lopatat dhe filluan nga puna. Si kaluan disa orë dhe vajti koha e drekës, oficeri që i shoqëronte, urdhëroi të mblidheshin të burgosurit dhe të hipnin me gjithë vegla në kamion. I bindur se të gjithë qenë aty, ai i tha shoferit të nisej. Mirëpo kishte ndodhur ajo që s`pritej. Kishte mbetur atje Hafëz Sabri Koçi. Fillimisht, mungesën e tij askush nuk e vuri re. Ca të lodhur nga puna e ca të pamësuar me praninë e tij në punët që kryheshin jashtë telave, atë nuk e kuptuan as shokët e tij. Kur Hafëzi vjen te vendi ku priste makina, habitet që nuk sheh askënd aty. S`po u zinte besë syve. Kujtoi një paragraf të Kur`anit që thoshte “…Porse tek Allahu nuk ka dyshim se më i ndershmi ndër ju është ai që është i ruajtur (nga të këqiat).” dhe u bind akoma më shumë se Zoti nuk e kishte harruar. Për më tepër, ai edhe në këto çaste po e kujtonte që të mos u bënte keq të tjerëve.

Për t`u siguruar thirri dikë nga shokët në emër, por përgjigje nuk mori. S`i mbetej tjetër, veçse të besonte se ata e kishin harruar. Aty për aty, mendoi të merrte malet. Të ikte nga të mundej dhe sa më tutje. Derisa të kalonte kufirin se helbete kishte edhe shumë vite për të bërë. Nga i erdhi ky fat, mendoi. Pa andej, pa këndej dhe syri veç rripa të thikta dhe të frikshme i zuri. Vetja sepse iu duk fare i vogël për t`i kaptuar. Po çfarë do mendonin për njeriun e perëndisë, atë që predikonte ligj e bindje. I erdhi ndër mend Sokrati i lashtësisë. Edhe ai kishte refuzuar të ikte nga burgu edhe pse e kishin mbylluar atje kot dhe e kishin dënuar me vdekje. Dhe kështu ishte bërë i pavdekshëm dhe kujtohej si filozof edhe sot e kësaj dite. Pastaj do t`i bëj keq, shumë keq, atij oficerit që më harroi, mendoi. Vendin e tij në burg, do e zinte ai. Do e zinte për t`u thënë të tjerëve, se kështu do e pësojë kushdo që humbet vigjilencën. Por edhe shokët do kishin pasoja. Jo pse nuk i treguat oficerit dhe rojave, jo po me kë ishte lidhur Hafëzi… Por dhe masat shtrënguese ndaj tyre, do shtoheshin. Shkarazi i erdhi ndër mend edhe Komandanti i burgut që kish vepruar me aq takt me atë që dërgonte letra, gjë që nuk para ngjiste shpesh. Ndaj si e peshoi mirë situatën, vendosi të nisej pa humbur kohë dhe të paraqitej në kamp – burgun e Spaçit, atje ku ai prej vitesh kishte “shtëpinë”.

Eci dhe eci, sa djersët e mbytën dhe fryma po i merrej. Edhe uria po e mundonte. Pas gjashtë orësh rrugë e pa rrugë, dhe i çjerrë për gazep nga ferrat e shumta, u duk zymtësia e atij vendi të llahtarshëm, që s`kishte rëndësi në e quaje kamp apo burg. Në fillim dalloi tymin e bardhë. Kështu ka qenë edhe tymi i krematorëve, tha me vete. Po zjehet nëpër kazanë mishi i derrit. Dhe i erdhi për të vjellë. Mos e kam gabim që shkoj me këmbët e mia te ata xhahilë? Jo, jo, Zoti do të ma dijë këtë që po bëj. Ata që urdhërojnë këto llahtare do mallkohen prej tij.

U paraqit te dera prej hekuri e lyer me bojë jeshile dhe ushtari që rrinte atje me pushkë në dorë, i çuditur, i thirri me zë të lartë e të prerë, oficerit të rojes. Ky erdhi menjëherë dhe pyeti:

– Sabri, po ti këtu. Nga dole?

– Lëre, lëre, ç`më gjeti. – nisi hoxha justifikimin që e kishte menduar me kohë. – Më kishte zënë gjumi atje ku na shpunë për të punuar dhe e pësova; kam gjashtë orë që udhëtoj i vetëm, në vende të panjohura. Po shyqyr… – desh të thosh: Allahut, por e mbajti gojën.

E futën brenda dhe e çuan te komandanti i kampit. Ky, pasi dëgjoi ato që i tha dhe kuptoi se ai nuk donte të ngatërronte njeri, e pa butë drejt e në sy, si për t`i dhënë të kuptonte se i ishte mirënjohës dhe ia kishte larë atë qëndrimin ndaj atij hajdutit që shkruante letra.

Tags: burgu i spacitshpend topollaj

Related- Posts

SOCIALE / KULTURË

Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

28 Korrik, 2026
NGJARJE

Kuvendi miraton me 74 vota pro marrëveshjen e huasë prej 302 milionë dollarësh me SHBA-në, opozita bojkoton seancën

27 Korrik, 2026
POLITIKË

Fjala e plotë e Kryeministrit Rama: “Besa”, flamingot dhe kthesa e mandatit të katërt

24 Korrik, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Si u bë Marrëveshja kornizë e Ohrit?

14 Gusht, 2026

Çfarë fshihet pas rivalitetit midis Marokut dhe Algjerisë?

13 Gusht, 2026

Zelensky i kërkon SHBA-së 5% të rezervave “Patriot” për mbrojtjen e Ukrainës

13 Gusht, 2026

Irani thotë se Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur nëse SHBA-të nuk pranojnë kushtet e tij

13 Gusht, 2026

Abdixhiku: LDK heq dorë nga postet, LVV mund t’i marrë të gjitha

13 Gusht, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.