Një ceremoni për t’i bërë homazhe Huangdi-t, Perandorit të Verdhë, u mbajt në Qarkun Huangling, Provinca Shaanxi e Kinës veriperëndimore, të dielën, njofton Xinhua.
Huangdi, konsiderohet të ketë qenë themeluesi i qytetërimit kinez dhe paraardhësi i përbashkët i të gjithë popullit kinez. Ai mendohet të ketë sunduar rreth vitit 2697 p.e.s., duke sjellë inovacione të mëdha si shkrimi, mjetet e luftës, veshjet dhe organizimi shoqëror.
Foto nga Xinhua
Ceremonia tradicionalisht mbahet në Qingming, ose Ditën e Pastrimit të Varreve, që u përkujtua të dielën./cgtn




























































