Më 5 shkurt, Ambasada e Kinës në Nikaragua zhvilloi një takim mikpritës me rastin e Festës së Pranverës 2026.
Në aktivitet morën pjesë mbi 300 persona, përfshirë Ambasadorin e Kinës, Kryetarin e Parlamentit të Nikaraguas, Ministrin e Jashtëm, Këshilltarin e Presidentit, zyrtarë të kabinetit, miq nga qarqe të ndryshme, bashkatdhetarë kinezë, përfaqësues institucionesh kineze dhe Akademisë Konfuci.
Foto nga CMG
Në aktivitet u transmetuan edhe videot e promovimit të Galasë së CMG-së për Festën e Pranverës së Vitit të Kalit dhe filmit “Jashtë dritares ndodhen yjet blu”, të cilat kanë tërhequr vëmendje të gjerë.
Foto nga CMG
Ambasadori i Kinës Qu Yuhui u shpreh në fjalimin e rastit që Kina dhe Nikaragua do të shënojnë 5-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Ambasada do të nisë aktivitetin tematik “Miqësia Kinë-Nikaragua, kremtimet për 5-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike”. Nën këtë kornizë, do të zhvillohen një sërë aktivitetesh, si takime pritëse, simpoziume, shfaqje artistike, veprimtari sportive, ekpozim filmash, pikturash dhe aktivitete mediatike./cgtn





























































