Menjëherë pasi Yuri Kim bëri apel, për futjen në filtra të kandidatëve për deputetë, duke përjashtuar ato me rekorde kriminale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se do të shqyrtojë listat e disa prej partive kryesore politike.
Fillimisht bëhet fjalë për rishikimin e listave, për korrigjimin e tyre, pasi janë konstatuar probleme.
Mbledhja do të zhvillohet sot pasdite në orën 17:30 dhe aty do të jepen arsyet se pse këto lista kanë mangësi. Këtu bëhet fjalë për listat e PS, PD dhe të NISMA Thurje, Bindja Demokratike dhe Ballit Kombëtare.
Rendi i ditës së KQZ:
Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Nisma Thurje për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;
2.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Balli Kombëtar për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;
3.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Bindja Demokratike për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;
4.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga Partia Socialiste e Shqipërisë për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;
5.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga koalicioni Aleanca për Ndryshim (PD-PR-PDIU-PAA-PBDNJ-PDK-LZHK-PLL-FRD-BLD-PBKD-PBD-PKD”), “PD-AN”, për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;
6.”Kthim për korrigjim të dokumentacionit të listës shumemёrore të kandidatëve për deputet të depozituar nga koalicioni Aleanca Bashkimi Popullor – Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët”, për zgjedhjet për kuvendin të datës 25 prill 2021″;
7.Projekt vendim “Për miratimin e gazetarëve të televizionit “Fax Media News” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 prill 2021”;
8.Projekt vendim “Për miratimin e gazetarëve të qendrës “Faktoje” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021”;
9.Projekt vendim “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të shoqates “Qëndra për Transparencë” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend, të datës 25 prill 2021”;
10.Projekt vendim “Për miratimin e vëzhguesve afatgjatë të “Organizatës Rrjeti i Fuqizimit të Gruas në Shqipëri” për vëzhgimin e zgjedhjeve për Kuvend të datës 25 prill 2021”.