Skiatori shqiptar Denni Xhepa është renditur i 28-ti në slalom midis 88 garuesve, në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, njoftoi sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
KOKSH theksoi se, kjo është renditja më e mirë ndonjëherë e Shqipërisë në një aktivitet madhor.
Gjithashtu është e rëndësishme të theksohet fakti që Denni Xhepa është renditur më i miri për moshën U21.
Xhepa është skiatori i vetëm që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike Dimërore që po mbahen në Pekin të Kinës.