“Jam i bindur se tani është koha për të treguar unitet rreth orientimit tonë strategjik, pavarësisht dallimeve legjitime politike për shumë çështje”, ka deklaruar presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në fjalimin drejtuar qytetarëve të vendit.
“Të dashur qytetarë, tani nuk është koha e zhgënjimit, apatisë ose përllogaritjeve për të marrë pikë të vogla politike ditore. Tani është koha për t’u ribashkuar rreth asaj që na intereson më shumë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e ardhmja e jonë dhe e brezave që do të vijnë. Jam thellësisht i bindur që vetëm nëse punojmë së bashku do të kemi sukses”, deklaroi Stevo Pendarovski.
Sipas presidentit, anëtarësimi në NATO do të ndodhë së shpejti, ndërsa anëtarësimi në BE nuk do të jetë detyrë vetëm e një Qeverie, e një Parlamenti ose një presidenti.