Robert Bajrushi-Juitarnji List[i]
Bashkimi Europian po përgatit një plan të paparë deri tani në mënyrë që Ukrainës të mund t’i sigurojë antarësim të pjesshëm në BE që vitin e ardhshëm, konkretisht që më 1 janar 2027. Megjithëse gjithçka është në fazën e hershme, nga ajo që dihet do të përbënte ndryshim dramatik në mënyrën sesi Unioni përfshin vendet e reja në antarësinë e tij.
Ideja që Ukraina të marrë një vend në tryezën e BE-së dhe akses gradual të të drejtave dhe detyrimeve ndërsa njëkohësisht do të vazhdojnë reformat është ende “në proces”. Ky qëndrim në mënyrë joformale quhet “zgjerim i kthyer përmbys” dhe shënon antarësimin në fillim të procesit, dhe jo në fund, sikurse është e zakonshme për vendet kandidate. Në Bruksel besojnë se antarësimi i shpejtë i Ukrainës në BE do të zvoglojë rrezikun që Kievi të humbasë motivimin dhe pushtetit ukrainas do t’i mundësojë kohën e duhur për përfundimin e reformave të sistemit gjyqësor, institucionet dhe administratën. Njëkohësisht, BE-ja thekson se “nuk do të ketë rrugë të shkurtër” dhe as zvoglim të kritereve.
“Zgjerim i kthyer përmbys”
Kjo ide nuk është krejtësisht e panjohur. Në muajin dhjetor të vitit 2025, është bërë me dije se Ukraina, nëse përfundon lufta me Rusinë, do t’i bashkohet Bashkimin Europian deri me 1 janar 2027. Pushteti në Ukrainë pohon se ky afat është përfshirë në planin paqesor amerikan prej 20 pikash. Megjithatë, për shkak të kundërshtimit të disa shteteve antare, antarsimi i Ukrainës në BE vitin e ardhshëm mund të dalë se është i pamundur. Kancelari gjerman Friedrich Merz e vlerësoi këtë datë joreale, sepse çdo vend kandidat duhet të përmbushë kriteret e Kopenhagës, gjë që është proces i cili zgjat disa vite.
Prandaj ideja më e re e BE-së të kujton projektin “Europa me shumë shpejtësi” të presidentit francez Emanuel Macron, i cili e ka parqitur disa herë para se vinte në pushtet në vitin 2017. Versioni më i ri joformalisht quhet “zgjerim i kthyer përmbys” sepse në të vërtetë i fut vendet në bllok në fillim të procesit të plotësimit të kritereve, dhe jo në fund.
Mbi bazën e bisedave me pesë diplomatë të vendeve të ndryshme, tre zyrtarë të BE-së dhe dy zyrtarë ukrainas, të cilëve u është siguruar anonimati që të mund të flasin për bised të ndjeshme, POLITICO ka identifikuar pesë hapa në këtë plan. Qeveritë e vendeve antare të BE-së në takimin e Bruskelit të së premtes e pyetën Ursula von der Leyenin mbi përpjekjet për të dalë nga ngecja në procesin e pranimit të antarëve të rinj. Sipas diplomatëve që morën pjesë në këtë diskutim, ajo ka paraqitur modele dhe obsione të cilat BE-ja po i shqyrton, dhe mes tyre është edhe ideja e “zgjerimit të kthyer përmbys”.
“Synimi nuk është që të ulen kriteret, por t’u dërgohet një mesazh i fuqishëm vendeve rruga e antarsimit të të cilëve është ndaluar për shkak të luftës ose kundërshtimit të disa shteteve – jo vetëm Ukrainës por edhe Moldavisë dhe Shqipërisë. Lufta agresive po zgjat që prej katër vjetësh dhe ukrainasve u nevojitet mbështetje. BE-ja duhet të ofrojë këtë mbështetje, politikisht dhe psikologjikisht”, tha një diplomat anonim për POLITICO.
Çfarë do të thotë Orbani?
Themelet e antarsimit të shpejtë të shtetit ukrainas janë vendosur që me 18 shtator 2025, me rastin e vizitës së përbashkët të presidentit ukrainas Volodimir Zelenski dhe krerëve europianë në Shtëpinë e Bardhë. Donlad Trumpi madje thirri kryeministrin hungarez Viktor Orban, kundërshtarin e hapur të Ukrainës, që t’a informojë se integrimi europian i Ukrainës është bërë temë e rëndësishme në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, nuk pritet që Orbani të toleronte menjëherë, e shkaku është i ditur: ai me siguri nuk do të heqë dorë nga pozitat e tij kyçe para zgjedhjeve parlamentare në Hujngari, të cilat do të mbahen me 12 prill. Në një intervistë Zelenski pranoi se viti 2027 do të ishte i dëshirueshëm, por janë të mundur edhe obsione të tjera dhe gjithçka varet nga marrëveshja me Europën. “Nuk them se bëhet fjalë për 1 janarin, por do të donim q ë kjo të ndodhte gjatë vitit 2027. Ukraina do të jetë teknikisht e gatshme. Por kjo varet nga pranimi i partnerëve tanë dhe unë nuk mund të flas në emër të tyre”.
Hyrja e Ukrainës në fillim të vitit 2027 është me rëndësi sepse këtë vit mbahen disa zgjedhje dhe mund të ndodhë ndryshimi i krerëve të tanishëm proukrainas në një sërë vendesh europiane. Konkretisht në muajin prill Franca do të zgjedhë presidnetin e ri, ndërsa Emanuel Macroni, i cili e udhëhoqai vendin për dy mandate, do të duhet të largohet nga detyra. Në Itali në fund të vitit 2027 pritet të mbahen zgjedhjet parlamentyare dhe nuk është e qartë nëse Giorgia Meloni do ta ruajë postin kryeministror. Në fund, në muajin nëntor janë caktuar edhe zgjedhjet parlamentare në Poloni dhe është në pikëpyete nëse do të mbijetojë qeveria e Donald Tusk-ut, e cila ka mbështetur fuqishëm Ukrianën kundër Rusisë.
Nga ana tjetër është pozitive se deri tani asnjë qeveri europiane, si dhe asnjë lider nuk i është kundërvënë “zgjerimit të kthyer përmbys”. Përshembull, deklarata e Merzit “mbi pamundësinë e antarsimit” i referohej një date të caktuar, 1 janarit 2027. Ai, jo rastësisht, e theksoi këtë datë, duke lënë njëfarë panjohurie sytrategjike rreth asaj nëse antarismi i Ukrianës në BE është i mundshëm më vonë se 2027-a.
Fundi i luftës nuk është afër
Madje as Viktor Orbani, për të cilin lufta kundër njëfarë “kërcënimi ukrainas” është bërë një nga elementët strategjikë kryesorë të fushatës së tij elektorale dhe i cili që në vitin 2022 u flet zgjedhësve të tij se Ukraina nuk mund të pranohet në BE, kurrë nuk ka qënë kundër vendosjes së këtij qëndrimi në marrëveshjet paqesore, shkruan gazeta Pravda e Ukrainas.
Por, nëse arti i Trumpit për negociata nuk arrin t’a thyejë Orbanin, BE-ka edhe një kartë tjetër: aktivizimin përsëri të nenit 7 të Marrëveshjes së BE-së, në këtë rast kundër Hungarisë. Neni 7 i cili zbatohet kur mendohet se ndonjë vend është në rrezik të shkeljes së vlerave themlore të bllokut, është sanskioni politik më serioz i BE-së dhe mund të imponojë pezullimin e të drejtave të ndonjë antari, përfshirë edhe të drejtën e votës në rastin e pranimit të antarëve të rinj. BE-ja ende nuk synon të bëjë këtë lëvizje, duke menduar se kjo mund të ishte në favor të Orbanit në prag të zgjedhjeve të prillit. Megjithatë, në Bruksel vlerësojnë se mund të fitojnë mbështetjen e shteteve antare për përdorimin e këtij mjeti nëse Orbani do të zgjidhet përsëri dhe do të vazhdojë të pengojë marrjen e vendimeve. Një lëvizje e tillë është “absolutisht e mundshme”, bën me dije POLITICO.
Megjithtaë, e gjitha kjo është vetëm teori nëse Rusia nuk e ndal agresionin, dhe Kremlini nuk po shfaq kësi synimesh, përvese nëse Ukraina pranon kërkesat e tij, gjë që do të thotë kapitullim.
Ministri rus i punëve të jashtme Sergej Lavrov të hënën u bëri thirrje rusëve që të mos emocionohen nga deklaratat mbi paqen e afërt. “E gjitha kjo është e bukur sepse duam paqe në Ukrainë, por ende nuk jemi aty. Negociatat janë në vazhdim e sipër; raundi i dytë është mbajtur në Abu Dabi dhe kemi akoma një rrugë të gjatë përpara”, tha në një intervistë për NTV me rastin e ditës së diplomacisë ruse.
Orban: Kjo është shpallje e hapur lufte Hungarisë
Viktor Orbán deklaroi në orët e mëngjezit të së mërkurës dhe në reagimin e ashpër në rrjetin “X” komentoi zhvillimin më të ri të situatës.
“Publikimi zyrtar i elitës brukseliane, POLITICO, ka planin më të ri të luftës të Brukselit dhe Kievit, planin e Volodimir Zelenskit në pesë pika. Kanë vendosur që Ukraina të pranohet në Union që në vitin 2027. Ky plan i ri është haptazi shpallje lufte kundër Ukrainës. Ata injorojnë vendimin e popullit hungarez dhe janë të vendosur të largojnë qeverinë hungareze me të gjithë mjetet e nevojshme. Duan që Partia Tisza të vijë në pushtet. Sepse atëherë nuk do të kishte veto, rezistencë dhe heqje dorë nga konflikti i tyre.
Këtë prill, në kutitë e votimit, hungarezët duhet t’i ndalojnë. Fideszi është e vetmja forcë e cila qëndron mes Hungarisë dhe pushtetit brukselian dhe e vetmja garanci për sovranitetin hungarez”, shkruan Orbani.
[i] https://www.jutarnji.hr/vijesti/svijet/eu-obrnuto-prosirenje-djelomicno-clanstvo-ukrajine-2027-15670892?cx_linkref=jl_home_g1
/Përktheu për Argumentum Xhelal FEJZA





























































