Jo vetëm në Belgjikë e Zvicër, por shqiptarët vijojnë të bëhen aktivë në jetën politike edhe në vendet e tjera. Shqiptaret Eva Meksi dhe Uljana Gazidede kanë vendosur të garojnë në zgjedhjet lokale në Bari të Italisë.
Këto zgjedhje do të mbahen me 26 maj në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane. Nga veriu në jug, janë në listat e ndryshme politike edhe 19 kandidatë të tjerë shqiptarë.
Eva Meksi u vendos në Bari 28 vjet më parë, ajo është e njohur në komunitet si kineaste dhe përkthyese, ka vendosur të garojë për të kontribuar në qytetin që e priti dhe e ndihmoi tri dekada më parë.