Presidenti kinez Xi Jinping i dërgoi letrën urimi SH.T.Z. Bajram Begaj për marrjen e detyrës si Presidenti i Republikes se Shqiperise.
Xi vuri në dukje se Kina dhe Shqipëria gëzojnë miqësinë e thellë tradicionale. Vitet e fundit, të dyja vendet me platformat e ndërtimit së bashku “Një Brez, Një Rrugë” dhe Bashkëpunimit midis Kinës dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, kanë forcuar besimin reciprok politik, komunikimin e politikave dhe bashkëpunimin praktik, duke nxitur zhvillime te reja ne marredheniet dyplashe. President Xi tha qe i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve kino-shqiptare dhe eshte i gatshëm të bëje përpjekje bashkë me Presidentin Begaj për të thelluar shkëmbime në fusha të ndryshme, si dhe për të konsoliduar fruta të bashkëpunimit reciprok, në të mirë të dy vendeve dhe dy popujve tanë
Kështu ka njoftuar Ambasadori i Kinës në Shqipëri Z. Zhou Ding i cili shkruan në rrjetin social facebook se: “Me shumë kënaqësi i përcolla Presidentit të ri të Shqipërisë Bajram Begaj letrën e urimit nga Presidenti kinez Xi Jinping dhe mora pjesë në ceremoninë e fillimit të detyrës së Presidentit Begaj. Dëshiroj të punoj ngusht me Shkëlqesinë e Tij për të thelluar miqësinë tradicionale mes dy vendeve, duke nxitur përparime të reja ne marrëdhëniet dypalëshe. Suksese te metejshme ne kete post te rendesishem, Z. President!
/Argumentum.al