• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
10 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

  • POLITIKË

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Qeveria e 19 ministrive e Kurtit 3: Zgjerim shteti apo zgjerim kontrolli?

13 Shkurt, 2026
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

(Analizë sociologjike)

Nga Prof. Dr. Fadil MALOKU,

Sociolog

Nga pushteti i komandantëve deri te Kurti 3: Evoluim demokratik apo riciklim i autoritetit?

Nëse do të kërkohej një analizë ad hoc nga aspekti i sociologjisë organizative (Weber, Crozier) për qeverinë Kurti 3, pa dyshim që ajo do të mund të kualifikohej si një strukturë institucionaliste e dizajnuar për qëllime formale pluraliste, me përshtypje e nuanca strategjikisht centraliste, pastaj me ambicie, synime e motive kryekëput ideologjike majtiste që i përkasin një spektri më të moderuar, si dhe si një strukturë që ende gjendet në proces të vetëkërkimit për të instaluar një projekt të identifikuar politik si “Republika e Tretë” e Kosovës.

Por çfarë në fakt është ky projekt që bashkëlindi me VV-në, apo me ideatorin, frymëzuesin dhe artikuluesin e saj, Albin Kurti? Nëse paraprakisht përpiqemi t’i faktojmë secilin nga qëllimet e lartcekura formaliste, shumë më mirë do t’i kuptojmë si motivet ashtu edhe angazhimet për të ardhmen e Kosovës me VV-në dhe me Albin Kurtin. Me këtë metodologji, ne po ashtu do të mund të kuptojmë edhe parametrat e kompatibilitetit të këtij projeksioni me proceset dhe zhvillimet e dinamikave të një krize që na është shfaqur jo vetëm neve, por gjithë rruzullit.

Të shohim me radhë, ngase të gjitha këto referenca sociologjike, në një farë mënyre, janë formula që e përshkruan vetë rikonfigurimin e shteteve dhe vendeve që ende gjenden nën “ethet e tranzicionit”.

Kur është fjala te qëllimet formale pluraliste, aludimi ynë synon të konceptojë, në mënyrë pak a shumë ilustrative, konstruktin megaloman të ministrive, bashkë me shpërndarjen e kompetencave dhe angazhimin që do të duhej të ndodhte në kuadër të këtij procesi politik. Shikuar me këtë dioptri, ky proces i nisur nga akti i emërimit e deri te fillimi i marrjes së përgjegjësive faktike po lë përshtypje të larmishme dhe të decentralizuar. Por a do të ndodhë edhe në jetën reale ky synim dhe kjo ambicie e qeverisë Kurti 3, mbetet për t’u parë kur të fillojë “aktivizimi” de facto i energjive për angazhim, ku transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjësia, për gjykimin tim, do të duhej të ishin standardet dhe parametrat e (mos)suksesit.

Për të kuptuar më mirë ofertën qeveritare që u bë në Kuvend, duhet të shohim tipologjinë e përzgjedhur për mënyrat dhe alternativat se si do të merren vendimet e karakterit kapital për shtetin dhe vendin. Themi kështu, sepse nga përvojat e të gjitha qeverive të pasluftës kemi vërejtur se agjendat strategjike për vendin pothuajse gjithnjë përcaktoheshin kryesisht nga aula apo zyra e kryeministrit, ku ministritë dhe dikasteret përkatëse asnjëherë nuk funksiononin si aktorë autonomë, por vetëm si implementues të verbër të fituesit të zgjedhjeve. Kjo nënkupton se të gjitha investimet kapitale zhvillimore për shtetin e Kosovës kishin kaluar detyrimisht përmes një filtri politik të centralizuar.

Shprehur me “gjuhën” weberiane: shteti dhe vendi nuk ishin udhëhequr, apo thënë me eufemizëm, nuk ishin menaxhuar përmes një “racionaliteti burokratik formal”, por kryesisht përmes një autoriteti karizmatik. Këtu ia vlen të përkujtojmë mandatet qeverisëse të “komandantëve” të pasluftës, bashkë me “paqësorët”.

Një element tjetër që e karakterizon strukturën organizative të kabinetit qeveritar Kurti 3 është motivimi ideologjik me primesa të moderuara, ku ministritë nuk do të duhej të figuronin thjesht si “zyra” teknike apo menaxheriale, por përmbajtësisht si oferta publike politike, ku sovraniteti, drejtësia sociale, lufta antikorrupsion dhe reformat shtetërore do të duhej të bëheshin tema qendrore të jetës së përditshme. Nga ajo çfarë pamë në Kuvend, duket se nuk do të kemi vetëm administrim rutinor, por fillim të një angazhimi për një projekt të ri politik, që z. Albin Kurti e ka identifikuar si “Republika e Tretë”. Projekt ky që në sociologjinë politike identifikohet si një qeverisje që merr përsipër më shumë një mision normativ sesa një rol teknik.

Sfida kryesore e këtij projekti, për të cilin po themi se nuk është aq teknik sa normativ, është kapaciteti real shtetëror, ku administrata aktuale publike nuk besoj se do ta ketë as gatishmërinë, as përgatitjen adekuate për ta çuar deri në fund idenë e “Republikës së Tretë”. Kjo edhe për një shkak të thjeshtë: administrata aktuale e Kosovës, që ka mbi 93.000 punonjës, për dallim nga Sllovenia, e cila është e ngjashme në gjeografi dhe demografi, e menaxhon shtetin me tri herë më pak resurse, pra me rreth 30.000 administratorë.

Nëse projekti politik që po ofron qeverisja Kurti 3 nuk është aq i qartë sa pretendohet, dhe kur kihet parasysh se institucionet aktuale janë të brishta e të stërngarkuara, me përzierje kompetencash, përplot ngarkesa politike dhe mungesë evidente të një kulture institucionale evropiane, atëherë çështja e një reformimi radikal del të jetë një punë sizifiane.

Duke iu kthyer temës së ministrive, duhet potencuar se rritja e strukturës së shtetit në 19 ministri nuk do të duhej të ishte thjesht një çështje organizative, sepse numri i madh i dikastereve është karakteristikë tipike e qeverisjeve majtiste.

Ky shtim i ministrive, përveç ambicieve për të sistemuar aleatët e koalicionit, që në rastin e VV-së, pa karizmën e Albin Kurtit do të ishin irelevantë në skenën politike kosovare, mund të interpretohet edhe si tendencë për të zgjeruar burokracinë “weberiane”, e cila zakonisht imponon një kontroll më të lartë vertikal sesa horizontal. Shtimi i tillë po ashtu krijon një ambient fragmentimi të kompetencave, që kryeministrit Kurti mund t’i shërbejë për të shmangur rivalitetin e brendshëm gjatë përpilimit të emrave që tashmë janë bërë de facto dhe de jure bartës e përgjegjës kryesorë.

Në rastin e Kosovës, ku ende mungon përvoja e një qeverisjeje tipike burokratike, por edhe kultura e përgjegjësisë, transparencës dhe llogaridhënies, është mjaft e vështirë të imponohet një menaxhim i suksesshëm politik i pushtetit, e aq më pak një racionalizim institucional. Kjo ndodh edhe për shkakun se kur shteti udhëhiqet nga figura karizmatike, është shumë e vështirë të funksionalizohet koncepti weberian i “burokracisë”, ku transparenca dhe llogaridhënia hierarkike operojnë pa një qendër të fortë vendimmarrjeje.

Një situatë e tillë krijon paradoksin ku formalisht kemi një pluralizëm institucional, ndërsa në jetën reale një qendër strategjike autoriteti që vendos për gjithçka. Ky kombinim është tipik për modelet e ashtuquajtura “demokraci plebishitare” (Weber), ku lideri mbështetet drejtpërdrejt në legjitimitetin elektoral, ndërsa kabineti merr rol më shumë operacional sesa politik.

Siç u theksua në fillim, ky projekt me doza të instalimit të “Republikës së Tretë” na sjell para pyetjes milionëshe: a kemi të bëjmë me prodhim politikash apo prodhim simbolesh, që opozita i ka quajtur shpesh mashtrime “optike”?

Kjo pyetje, për gjykimin tim, nuk mund të marrë përgjigje të shpejtë dhe adekuate. Ajo mbetet për t’u vërtetuar apo mohuar vetëm gjatë ose pas përfundimit të mandatit qeverisës Kurti3. Në ndërkohë, opozita gjykoj se nuk duhet të bie në rezignacion por të imponohet si shumë efektive e vigjilente, në rast se e ka ndërment të futet në konkurrencë (jo)lojale me pushtetin më të fuqishëm të pasluftës. Ajo angazhimin e saj opozitar duhet ta bëjë duke kujdestaruar e përcjellë “këmba këmbës” çdo hap të gabuar e në dëm të shtetësisë nga ana e pushtetit.

Tekefundit, këtë e kërkon vetë demokracia neoliberale e kohës.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump pas telefonatës me Putinin: Rusia do të furnizojë tregjet globale me karburant për të ulur çmimet

9 Tetor, 2026

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026
NATO headquarters in Brussels with 32 flags

NATO zhvillon manovrat bërthamore “Steadfast Noon”, 17 vende aleate marrin pjesë në stërvitjen në Itali

9 Tetor, 2026

SHBA vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Trump kërcënon me çmontimin e saj

9 Tetor, 2026

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.