• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
9 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

    FMN paralajmëron për rreziqe nga energjia, borxhi dhe AI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

  • POLITIKË

    Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

    Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

    Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

    Miratohet me 85 vota pro ndarja e re territoriale, 46 bashki dhe 71 qytete

    Ministri Hoxha: Korridori VIII domosdoshmëri ekonomike, sigurie dhe evropiane

    Balla: Kujtimi i 7 Tetorit duhet të shërbejë si përgjegjësi për të ardhmen

    Rishikimi i politikave të BE-së përpara zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin specifik të anëtarësimit

    Delegacioni i Kongresit amerikan në Tiranë, Peleshi: Partneritet strategjik me SHBA-në

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Presidentja Shiroka Pula nderon Adem Jasharin, Ibrahim Rugovën dhe Adem Demaçin

    Justina Shiroka-Pula betohet si presidente e Kosovës, merr zyrtarisht detyrën

    Marta Kos: Marrëveshja e Anëtarësimit e Malit të Zi me BE-në mund të firmoset në verën e 2027

    Shkup–Sofje: një takim i ri, por a është hapur rruga drejt BE-së?

    Kosova zhbllokon krizën institucionale, Kuvendi zgjedh presidenten e re

    KPM u kërkon mediave në Kosovë raportim të saktë dhe të përgjegjshëm gjatë protestave

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

Rama-Basha përplasen për Kodin Zgjedhor. A e rrëzon 5 qershorin hapja e listave?

10 Korrik, 2020
in JO VETEM LAJM, NGJARJE, POLITIKË, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Bisedimet e ndërmjetësuara nga partnerët perëndimorë të Shqipërisë, të cilat synonin t’i jepnin vendit një marrëveshje politike për reformë zgjedhore që plotëson një nga kushtet më të rëndësishme të vendosura nga Bashkimi Europian për hapjen e negociatave për anëtarësim nga Shqipëria, duket se u hodhën në erë të premten kur kryeministri Edi Rama deklaroi në emër të Partisë Socialiste se ka një plan për të kryer ndryshime kushtetuese në kompromis me disa deputetë të të ashtuquajturës “opozitë parlamentare” për të cilat nuk është rënë dakord me PD dhe LSI – të cilave kryeministri i referohet tashmë si “opozita jashtëparlamentare”.

Kryeministri Edi Rama shpalli në një konferencë për shtyp që zgjati më shumë se dy orë të premten pasdreke se ai dhe partia e tij mbështesin propozimin për vendosjen e një pragu zgjedhor në masën 5% dhe heqjes së të drejtës së partive politike për koalicione parazgjedhore, dy lëvizje këto që duket se synojnë të krijojnë një avantazh elektoral për Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të planifikuara për verën e vitit 2021.

Paralelisht me pragun dhe heqjen e koalicioneve, Rama u shpreh i gatshëm parimisht të mbështesë atë që e prezantoi si “hapje të listave” apo “hapje të pjesshme të listave”, por diskutimi për këtë çështje mbetet parimor dhe mënyrat se si e qysh duhet të realizohet kjo duket se do të përcaktohen në të ardhmen.

Partia Demokratike në opozitë deklaroi qëndrimin kundër ndryshimeve kushtetuese duke i quajtur ato të njëanshme. Kryetari Lulzim Basha i konsideroi ndryshimet si një shkelje të marrëveshjes së 5 qershorit, ndërsa tha se prezantimi i ndryshimeve kushtetuese si çështje e listave të hapura është një alibi e kryeministrit për të fshehur qëllimin e vet kryesor, atë të heqjes së koalicioneve parazgjedhore.

“Rama e mendon politikën si një Pazar,” deklaroi Basha.

Po kështu u shpreh edhe Oliver Varhelyi, komisioneri i zgjerimit në Komisionin Euroopian.

“Reforma e rëndësishme e rënë dakord në 5 qershor duhet të miratohet në parlament sa më parë në sesionin aktual në mënyrë që të lejohet zbatimi i saj në zgjedhjet e ardhshme parlamentare,” deklaroi ai.

Ndryshimet kushtetuese dhe listat e hapura

Edi Rama dhe Sali Berisha arritën në vitin 2008 një marrëveshje për ndryshimin e sistemit elektoral, në të cilin shqiptarët votojnë një parti të caktuar ndërsa kjo e fundit përcakton listat e deputetëve apo të anëtarëve të këshillave bashkiake. Sistemi me lista të mbyllura argumentohet se ka fuqizuar kryetarët respektivë të partive, Ramën dhe Bashën, në atë nivel sa ka hedhur në erë parimin kushtetues të kontrollit parlamentar të qeverisjes së vendit. Ndërsa në kushte normale një qeveri votëbesohet nga parlamenti dhe mbahet përgjegjëse për veprimtarinë e vet nga deputetët, në sistemin aktual, për shkak se listat e deputetëve përcaktohen nga kryetari përkatës, parlamenti është në varësi të kryeministrit dhe jo anasjelltas.

Një numër deputetësh të “opozitës parlamentare” ka propozuar ndryshime në nenin 64 të Kushtetutës, ku përcaktohet që koalicionet parazgjedhore të mos lejohen dhe që partitë që marrin më pak se 5% të votave, të përjashtohen nga llogaritja e mandateve. Propozimi kërkon gjithashtu që zgjedhësit të kenë një “votë parapëlqyese” për kandidatët e listave shumëemërore, por mënyra se si do të funksionojë kjo “votë parapëlqyese” do të duhet të përcaktohet në Kodin Zgjedhor në të ardhmen.

Në dy fjalimet e mbajtura veçmas të premten pasdreke, si Rama ashtu edhe Basha pranuan se në fakt vendi ka një problem me përfaqësimin politik dhe se listat e mbyllura janë përgjegjëse për këtë krizë.

“Na rezulton që shqiptarët duan jo vetëm që shprehin një votë për partinë dhe kryetarin por duan edhe një votë parapëlqyese për secilin nga kandidatët,” deklaroi Taulant Balla të premten.

Rama, i cili përballet që prej vitesh për akuzat se ka prirje autoritariste dhe kërkon të ketë të gjitha pushtetet pa limite kushtetuese, shtoi pas deklaratës së Ballës: “Partia Socialiste të reflektojë shoqërinë dhe ambiciet e shoqërisë. Kërkesa për lista të hapura është nga shumë përtej një shumice elektorale.”

Megjithatë, si Rama ashtu edhe Balla thanë se mënyra se si do të mund të zbatohet kjo hapje e listave është një “çështje teknike” për t’u diskutuar më vonë. Problemi është se “më vonë” ka gjasa që do të thotë pas zgjedhjeve të vitit 2021.

Basha u tall si me nismën ashtu edhe me qëndrimin e Ramës. “Nuk ka budalla që ta besojë se Edi Rama do listat e hapura,” deklaroi ai. “Kjo e sotmja nuk është për listat e hapura por për koalicionet,” shtoi Basha.

Ai vuri në dukje edhe çuditë e krijuara nga situata ku deputetët e opozitës parlamentare, të cilët i përkasin praktikisht partive të vogla, kërkojnë një prag të lartë që favorizon në fakt partitë e mëdha dhe kërkojnë gjithashtu heqjen e koalicioneve paraelektorale, një masë që dëmton pikërisht partitë e vogla. Këto ishin argumentet që sipas Bashës tregojnë se opozita parlamentare është një sajesë politike e kontrolluar nga Rama.

A e shkel marrëveshjen e 5 qershorit, hapja e listave?

Kryeministri Edi Rama tha se hapja e listave dhe ndalimi i koalicioneve parazgjedhore nuk shkel marrëveshjen e 5 qershorit.

“Sistemi zgjedhor dhe zonat zgjedhore nuk do të ndryshojnë. Kjo është në përputhje me marrëveshjen e 5 qershorit. Hapja e listave është korrektim. Ideja që hapja e listave prek marrëveshjen është çmenduri”, tha Rama në konferencën për shtyp, të premten.

Ndërsa, Lulzim Basha tha se ky vendim shkel marrëveshjen zgjedhore:

“Jemi të vendosur për miratimin dhe zbatimin e marrëveshjes së 5 qershorit. Ku pika 2 qartësisht përjashton mundësinë e ndryshimit të sistemit zgjedhor”.

Në fakt në fund të marrëveshjes, në pjesën Shënime shkruhet se: “Nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit”. Kjo do të thotë se nuk ka pasur dakordësi mes palëve për ta ndryshuar sistemin.

Ndërsa pika 10 e marrëveshjes së 5 qershorit, përcakton se ndryshimet e propozimeve të miratuara në Këshillin Politik, duhet të miratohen nga Këshilli.

“Në rast të korrektimeve teknike të propozuara, ato duhet të aprovohen nga Këshilli Politik, para votimit”, shkruhet në marrëveshje.

Këshilli Politik në marrëveshjen e 5 qershorit vendosi:

1.Data e zgjedhjeve

Data e zgjedhjeve do të caktohet në harkun kohor nga data 15 prill deri në 15 maj.

  1. Identifikimi biometrik i votuesve

Palët kanë rënë dakord që të fillojnë ndërtimin e një sistemi për identifikimin biometrik të votuesve, duke dhe zbatimin e tij 100 përqind në zgjedhjet e ardhshme.

  1. Ristrikturimi i KQZ-së

KQZ do të përbëhet nga tre trupa të shkëputura dhe të pavarura nga njëra tjetra, secila përgjegjëse për një nga aspektet e mësipërme.

  1. Kolegji zgjedhor

Kolegji zgjedhor është organi që gjykon ankimimet ndaj vendimeve të KQZ-së. Ai do të mbetet i pandryshuar dhe do të përbëhet nga tetë anëtarë të zgjedhur nga trupa e gjyqtarëve të apelit. Palët kanë rënë dakord që në Kolegj të përzgjidhen vetëm anëtarë që kanë kaluar procesin e vetingut.

  1. Depolitizimi i komisioneve zgjedhore

Palët kanë rënë dakord të mos ndryshojnë përbërjen e komisioneve zgjedhore. Ato të vazhdojnë të jenë me njerëz politik. Punonjësit e sektorit publik mund të jenë pjesë e administratës elektorale të zgjedhjeve duke nisur nga zgjedhjet e pritura.

h.e/Argumentum

Related- Posts

POLITIKË

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026
POLITIKË

Presidenti Begaj dekoron dy senatorë amerikanë me titullin e lartë “Komandar i Urdhrit Suprem të Shqiponjës”

9 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Prespa drejt UNESCO-s, Shqipëria, Greqia dhe Maqedonia e Veriut nisin përgatitjet për kandidaturën e përbashkët

9 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Trump pas telefonatës me Putinin: Rusia do të furnizojë tregjet globale me karburant për të ulur çmimet

9 Tetor, 2026

Be jep dritën jeshile për mbylljen e përkohshme të negociatave për kapitullin 20.

9 Tetor, 2026
NATO headquarters in Brussels with 32 flags

NATO zhvillon manovrat bërthamore “Steadfast Noon”, 17 vende aleate marrin pjesë në stërvitjen në Itali

9 Tetor, 2026

SHBA vendos sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Trump kërcënon me çmontimin e saj

9 Tetor, 2026

Forumi i Biznesit Ballkanik në Tiranë, Shqipëria dhe Turqia synojnë zgjerimin e investimeve dhe bashkëpunimit rajonal

9 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.