• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
28 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

  • SOCIALE / KULTURË

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home JO VETEM LAJM

“Republika e tretë”, vizion shtetformues për bashkim kombëtar apo kalkulim i madh politik i Albin Kurtit?

4 Prill, 2026
in JO VETEM LAJM
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Prof. Dr. Fadil Maloku,

Sociolog

(Në kontekstin e krizave globale dhe rikthimit të sovranitetit, kjo analizë sociologjike trajton projektin e “Republikës së tretë” si një përpjekje për rikonfigurimin e shtetit në Kosovë dhe artikulimin e idesë së bashkimit kombëtar.)

Fillimisht, nëse analizën tonë e skematizojmë në kuadër të një hipoteze, por edhe të dyshimit sociologjik se sa dhe në çfarë mase mund të dëshmohet se lufta në Ukrainë dhe ajo në Lindje e kanë rikthyer modelin e forcimit të sovranitetit të shteteve, atëherë shtrohet pyetja tjetër logjike dhe tejet pragmatike se ku mund të mbështetet ky konstatim?

Në fakt, sot ka shumë mendime se një konstatim i tillë mund të argumentohet, por jo edhe gjithaq në mënyrë absolute se lufta në Lindje, e sidomos ajo në Ukrainë, e ka rikthyer dhe përforcuar dukshëm paradigmën e sovranitetit shtetëror, të cilën globalistët e patën reduktuar e minimizuar aq shumë, sa që fitohej përshtypja se shteti tani është një relikt i së kaluarës. Dhe çfarë është më e rëndësishme, këtë (para)gjykim sociopolitik, në vend që ta fuqizojnë politikanët realistë, e patën përforcuar ideologë si rasti me Fransis Fukujama (me tezën e tij mbi “fundin e historisë”) dhe Samuel Huntington (me tezën mbi “përplasjen e qytetërimeve”). Po ashtu, përveç këtyre dyve, kësaj bindjeje iu bashkangjitën edhe sociologë eminentë si Ulrich Beck dhe Zygmunt Bauman, të cilët qysh në shekullin e kaluar kishin parashikuar një botë globale më fluide dhe me sovranitet dukshëm më të dobësuar.

Por sot, me zhvillimet dhe proceset aktuale, apo më mirë me thënë, me këtë “kaos të kontrolluar” global që po ndodh, ka autorë të tjerë që e kanë ridimensionuar temën e shtetit si “aparat” (dhune te Marksi), që kontrollon (liberalët) dhe menaxhon (neoliberalët) jetën sociale, atë politike e sidomos atë ekonomike. P.sh., Kenneth Waltz mendon se sistemi ndërkombëtar, në kushte dhe rrethana të një konflikti më të gjerë dhe me përmasa kërcënuese apo ekzistenciale, i detyron shtetet të mbështeten në vetëmbrojtje (self-help), pastaj në obligime të rritjes së kapaciteteve ushtarake dhe sidomos në kontrollin dhe menaxhimin e territorit ku ato shtrihen. Skenar ky që, duhet pranuar, është duke ndodhur aktualisht…! Sepse tani jemi bërë dëshmitarë të një militarizmi “hobsian”, ku “të gjithë janë në luftë kundër të gjithëve”…

Pra, konfliktet dhe luftërat po shndërrohen në agjensë aktiv që po e riaktivizojnë “peshën specifike” dhe rëndësinë e nevojës për mekanizmin e shtetit. Fakti dhe akti i këtyre luftërave të fundit i ka detyruar shumë shtete evropiane që të rrisin buxhetet dhe të rivlerësojnë konceptin e shtetit si kategori sovrane. Shikuar nga “dioptria” sociologjike, duhet thënë se këto konflikte janë kah e prodhojnë efektin që në literaturë njihet si “mobilizim i shtetit”, përmes të cilit ushtrohet kontrolli dhe legjitimiteti i institucioneve, po edhe nevoja për ta ngritur vetëdijen e identitetit kolektiv kombëtar. Ose, siç thotë sociologu Charles Tilly: “lufta e bën shtetin dhe shteti e bën luftën”.

Së këndejmi, nuk themi kot që lufta në Ukrainë dhe sidomos ajo në Lindje nuk e “riafirmon” vetëm temën e sovranitetit, por e rikthen rëndësinë dhe “peshën specifike” që duhet ta ushtrojë ai në rrethanat e këtij “kaosi të kontrolluar global”. Megjithatë, këtu duhet theksuar se nuk kemi të bëjmë vetëm me një rikthim klasik të sovranitetit vestfalian, por edhe me një formë interesante hibride të sovranitetit, ku shteti është më i fortë brenda, por njëkohësisht më i ndërvarur jashtë.

Në ndërkohë, Kosova, duke mos qenë jashtë kësaj orbite të këtij “kaosi” global, ka “patentuar” “kaosin” e vet lokal. “Kaos” ky që, nëse ndërlidhet me temën e rikthimit të rolit të shtetit, qoftë edhe në formë hibride, siç potencuam më lart, është duke prodhuar reperkusione dhe efekte, do të thosha, shtesë.

Dhe këto efekte e reperkusione, nëse i adresohemi një fjalimi politik të vitit 2025 të Albin Kurtit, ku ai deklaron se “Kosova ka nevojë për një “Republikë të tretë”… jo si republikë e re, por si një republikë e rinovuar, e përtrirë…”, në gjykimin e një sociologu të globalizmit, ky fjalim duhet të nënkuptohet jo vetëm si një ambicie e synim, por edhe si një projekt serioz për një shtet të së drejtës, të barazisë sociale dhe me një demokraci funksionale e të avancuar për gjithë shqiptarët që aktualisht jetojnë (të ndarë padrejtësisht) në gjithë territorin e Ballkanit Perëndimor: fillimisht në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, për të vazhduar më tej me Çamërinë.

Albin Kurti këtë ambicie e synim nuk e fsheh fare në publik! Ata që e njohin dhe besojnë në këtë narracion të tij e kuptojnë dhe e promovojnë, përveç tjerash, edhe si një “mision” të shenjtë që ai i ka adresuar vetes dhe lëvizjes që e udhëheq.

Por interpretimi që vetë Kurti i jep këtij koncepti, që ende publiku i gjerë nuk e ka tërësisht të qartë se çfarë në të vërtetë përmban, duket se është i destinuar të testohet përmes tri fazave historike: faza e “Republikës së rezistencës” (1990), e njohur si republikë e joviolencës apo “rugoviane”; faza e “Republikës së shpalljes së pavarësisë” (2008–2020), që u shpall nga Hashim Thaçi; dhe faza e “Republikës së tretë…”, fazë e reformimit të thellë institucional dhe social të të gjitha konturave të dy republikave të mëhershme.

Është interesant që kjo “Republika e tretë” e Albin Kurtit nuk parashihet si një projekt që nënkupton ndryshim absolut formal kushtetues të Republikës, por vetëm një transformim të brendshëm (jo teknik) normativ të institucioneve ekzistuese shtetërore dhe një thellim horizontal të demokracisë e sovranitetit popullor, që duhet të animohet dhe joshet përmes luftimit shumë të ashpër ndaj korrupsionit dhe pabarazisë sociale. Skemë kjo që atij ia mundësoi ardhjen në pushtet dhe krijimin e qeverisë “Kurti 3”.

Mirëpo, nëse e analizojmë sociologjikisht kontekstin në kuadër të metaforës “Republika e tretë”, gjë që nuk është bërë nga askush gjer më tani, atëherë kuptojmë se ajo mund dhe duhet të interpretohet edhe nga ky këndvështrim apo nga kjo mënyrë:

E para, si një fazë e re e ripërtrirjes së formës së shtetndërtimit, ku skemat e deritanishme të “kompromiseve” kanë nevojë imediate të shndërrohen në “sovranitet institucional”, ku narracioni i “stabilitetit” duhet të marrë dimensionet e një “barazie para ligjit cep më cep”, dhe ku logjika dhe fryma e deritanishme e “dualizmit institucional” të adresohet ekskluzivisht si “monopol absolut i shtetit mbi ligjin dhe identitetin juridik”. Themi kështu edhe për një arsye të thjeshtë: sepse “Republika e tretë” nuk është thjesht vetëm një formulim kronologjik i evolucionit shtetëror të Kosovës, por është edhe një mundësi e shtegtim i ri apo një konstrukt i ri diskursiv që synon dhe pretendon tashmë edhe haptas të rikodifikojë marrëdhëniet apo raportet e trekëndëshit: shtet–shoqëri–pushtet në Republikën e Kosovës.

Së dyti, kur debatojmë për “Republikën e tretë”, ne si shoqëri kemi nevojë për shpjegim, përveç atij politik, edhe akademik. Në fakt, duhet ta sqarojmë definitivisht dilemën “hamletiane” se a kemi këtu të bëjmë me një përpjekje fisnike politike apo kemi të bëjmë me një “mision” e obligim historik që Albin Kurti, sa mund të kuptohet, ia ka parashtruar vetes dhe vetë lëvizjes që ai përfaqëson. Pra, ideja e këtij “misioni”, të nisur me parantezën se, meqë “dy republikat” e lartcekura nuk kishin arritur ta rrumbullaksonin shtetësinë e Kosovës në plotëni si një teleologji politike apo si fazë kalimtare që do të hapte rrugë për një bashkim gjithëkombëtar, atëherë, a është “Republika e tretë” “adresa” e vetme që mund ta përmbushë këtë mision, ideal e ëndërr të kahmotshme të kombit shqiptar. Këtu ende nuk jemi të qartësuar decidivisht.

Së treti, kjo “Republikë e tretë” që po synohet të realizohet e artikulohet, tani për tani vetëm me mjete demokratike, por që nuk përjashtohen as mjetet e tjera rebeluese, a duhet të kishte edhe një “road map” specifike, ku publiku do ta kishte shumë më të qartë rrugëtimin e mëtejmë. Poashtu, projekti i “Republikës së tretë”, që po synon e pretendon një shtet të së drejtës, një barazi të mundshme sociale dhe një demokraci funksionale, për gjykimin tim, ende po perceptohet vetëm si një utopi mobilizuese që po prodhon vetëm shpresën kolektive, e e jo edhe makanizmin i cili do shërbente si një instrument legal e legjitim që do i justifikonte ndërhyrjet reformuese të pushtetit, të cilat Albini po mendon t’i vazhdoj përmes mandatit që tashmë i ka vulosur edhe me zgjedhjet e fundit.

Pra, jemi në fazën e tillë emancipuese që në literaturë sociologjike njihet si “politika e pritjes së reformës”, ku premtimi elektoral dhe fitorja absolute shërbejnë dhe përdoren kryesisht për të shtyrë përballjen me problemet reale, ekonomike e sidomos me krizën që është në horizont. Krizë kjo që edhe mund ta prolongojë realizimin e këtij “misioni” dhe shprese, jo vetëm për ideatorin e saj, por edhe për gjithë shqiptarët, kudo që ata gjenden.

Në anën tjetër, kjo ëndërr, ideal apo përpjekje e Albin Kurtit për “Republikën e tretë” bart në vete edhe një paradoks interesant. Ngase fitohet përshtypja se sa më shumë që ky “mision” të demonstrohet e shpaloset në publik si një projekt i madh reformues, aq më shumë rrezikon të mbetet në nivelin e diskursit simbolik. Pra, ky “tensionim” eventual mes republikës si ide normative dhe institucionit të shtetit si praktikë e përditshme e improvizuar nuk premton fort realizimin e shpejtë e as etablimin e synuar të shtetit si institucion hibrid që do të mundësonte kalimin nga shteti formal në shtet funksional.

Për këtë shkak, themi që projekti për “Republikën e tretë” nuk është vetëm një projekt politik e as vetëm një ëndërr e ideal i gjeneratave të tëra në historinë shqiptare, por është edhe një diskurs historik për rishkrimin e legalitetit dhe legjitimitetit shtetëror të të gjitha trojeve shqiptare. Dhe se realizimi i këtij diskursi misionar e historik nuk mund të arrihet vetëm përmes fuqisë dhe argumentit të retorikës së politikëbërësve, ashtu siç po tentohet aktualisht, por vetëm duke qenë i “shoqëruar” me diagnozat e komuniteteve shkencore e akademike (politologë, diplomatë, sociologë e historianë) dhe sidomos kapitalin e besimit qytetar. 

Por dilema “hamletiane” që mbetet ende pezull ka të bëjë me këtë fakt: a është “Republika e tretë”, e inicuar dhe e “pronësuar” nga Albin Kurti, vetëm një përgjigje e përkohshme ndaj krizës së shtetësisë së Kosovës, apo është vetëm një narracion i ri për (ri)mobilizim politik për bashkimin e trojeve shqiptare? 

Kjo mbetet ende për t’u parë.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

JO VETEM LAJM

Tetori i Putinit: Trumpi, Nord Stream dhe rifillimi i kontakteve me Evropën

27 Tetor, 2026
JO VETEM LAJM

Serbi: Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit pas 14 vitesh, fitorja historike sjell reagime ndërkombëtare

26 Tetor, 2026
Bota

Lula mposht Bolsonaro në Brazil, sfida e radhës për Trumpin dhe të djathtën në Amerikën Latine

26 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

27 Tetor, 2026

Reaksionet e Makronit ndaj trazirave

27 Tetor, 2026
Singaporean Prime Minister Lawrence Wong welcomes German Chancellor Friedrich Merz. During his trip to Asia, Merz is also visiting Japan and South Korea. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Gjatë vizitës në rajonin e Paqësorit, Merz bën thirrje që BE-ja të nxisë tregtinë e lirë

27 Tetor, 2026

Izrael, pjesëmarrje rekord në zgjedhje: Netanyahu ngre alarmin për votën arabe, opozita akuzon për përpjekje për të vënë në dyshim rezultatin

27 Tetor, 2026

Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

27 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.