• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
30 Shtator, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

    Shqipëria përgatitet për “faturën” e BE-së: Kontributi financiar do të nisë vetëm pas anëtarësimit

    Iluzioni i Subvencioneve: Si e Dobësojnë Fuqinë Industriale Perëndimore Kërkimi i Rentës dhe Kapja Rregullatore

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

    Kryeministri Rama në OKB: Inteligjenca artificiale, sfida e re për demokracinë dhe sovranitetin

    Kryeministri Rama në Nju Jork: Paqja është kusht politik që zhvillimi ekonomik e bën të mundur

    Shqipëria jep dritën jeshile për trupat në Gaza, Kuvendi miraton dërgimin e deri në 40 ushtarakëve

    Presidenti Begaj takon krerët e institucioneve të sigurisë

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED
    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

    Shteti Bektashi, “Kutia e Pandorës” që rrezikon sovranitetin e shtetit shqiptar

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

    BE-ja dhe NATO-ja kërkojnë që përgjegjësit për sulmin në Banjskë të përballen me drejtësinë

    Kushtetuesja e Kosovës: Qeveria u zgjodh në përputhje me Kushtetutën, presidenti duhet të zgjidhet deri më 6 tetor

    Spanja mund ta pengojë integrimin e Malit të Zi në BE

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Serbia si qendër e operacioneve hibride ruse në Evropë: Pesë raste të dokumentuara

22 Gusht, 2025
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Autor: Dr. Gurakuç Kuçi – Hulumtues i Lartë në Institutin për Studime të Luftës Hibride “OCTOPUS” dhe profesor në Kolegjin UNI

Serbia është shndërruar në një hallkë thelbësore të infrastrukturës hibride të Rusisë në Evropë. Duke ofruar territor, logjistikë dhe aktorë shtetërorë, Beogradi funksionon si një platformë operacionale proxy për Kremlinin. Operacionet hibride të dokumentuara shtrihen nga trajnime paramilitare për destabilizim zgjedhor, te operacione false-flag për nxitje të tensioneve ndëretnike, deri te infiltrimi në institucionet e Bashkimit Evropian (BE) dhe spiunazhi i drejtpërdrejtë.

Pesë raste të ekspozuara midis viteve 2023–2025 tregojnë se Serbia nuk është më aleat nominal i Rusisë, por një aktor aktiv i strategjisë së saj të agresionit hibrid. Këto raste, të ndërlidhura përmes rrjeteve kriminale, paramilitare dhe inteligjente, ilustrojnë një model të qartë: dobësimin gradual të arkitekturës së sigurisë evropiane duke përdorur mjete jo-konvencionale.

Rasti i parë: Sabotimi i zgjedhjeve në Moldavi

Moldavia mbajti zgjedhjet presidenciale dhe një referendum për integrim në BE, në fund të vitit 2024. Në këto dy palë zgjedhje Rusia u kujdes që të interferohej për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve dhe vullnetin e popullit. I përfshirë në këto organizime ishte edhe Serbia dhe Republika Srpska. Autoritetet moldave në shtator dhe tetor të vitit 2024 zbuluan se të rinj nga Moldavia të drejtuar nga instruktorë të grupit Wagner dhe The Farm kishin mbajtur trajnime nga Radenka në Serbi dhe në Glamoçan, afër Banja Llukës, në Republika Srpska, Bosnjë e Hercegovinë. Rekrutët ishin paguar me kriptomonedha dhe në vendet e ngjarjeve ishin sekuestrua pajisje për neutralizim dronësh, syze VR, Starlink, lëngje të ndezshme, radio, etj.

Në këto ngjarje ishin përfshirë Anatolij Prizenko një oligark moldav me lidhje me biznesmenin pro-rus në ekzil Ilan Shor. Ai rezulton si një nga rekrutuesit kryesor dhe i njëjti është i sanksionuar nga BE-ja në vitin 2024 për rolin e tij në pikturimin e Yllit të Davidit në Paris, vepër e kryer në emër të inteligjencës ushtarake ruse – GRU. Të përfshirë dalin të jenë edhe Mikhail Potepkin i lidhur me Wagner dhe i sanksionuar nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe BE-ja, Kontstantin Golosokov si rekrutues i të rinjve moldavë dhe pjesëmarrës në sulmet kibernetike kundër Estonisë me 2007. Aliona Gotko nga Transnistria me pasaportë të dyfishtë, moldave dhe ruse dhe mbi dhjetë persona të tjerë. Grupi kishte për detyrë të nxiste trazira të brendshme në Chișinău, në ditët e zgjedhje dhe gjatë referendumit, për të shkaktuar kaos për të sfiduar legjitimitetin e rezultateve pro-BE.

Që Rusia dhe Serbia janë të angazhuar në shumë aksione agjitacioni, propagandë dhe destabilziimi nëpër botë, tregojnë edhe dy rastet më poshtë:

Rasti i dytë: Pikturimi i Yllit të Davidit në emër të GRU-së ruse

Në tetor të vitit 2023 në Paris të Francës u shënuan mbi 250 raste të pikturimit të Yllit të Davidit në muret e ndërtesave publike. Fillimisht akuza u drejtua ndaj ekstremistëve myslimanë por hetimet e mëvonshme zbuluan se pas këtyre organizimeve qëndronte Anatolij Prizenko bashkë me inteligjencën ushtarake ruse GRU dhe rrjetin pro-rus “Doppelgänger”. BE-ja në dhjetor 2024 sanksionoi Prizenkon duke theksuar se ky ishte një operacion psikologjik dhe provokues i drejtuar nga Rusia, me qëllim për të manipuluar opinionin publik në Francë dhe për të delegjitimuar komunitetet myslimane.

Një rast i tillë përsëri ndodhi në Paris por tani serbët ishin në aksion.

Rasti i tretë: Vandalizimi i sinagogave dhe memorialëve hebraike nga serbët

Në qershor të vitit 2025, tre serbë u arrestuan për vadalizimin e sinagogave dhe memorialëve hebraike në Paris me qëllimin e fajësimit të myslimanëve. Zyrtarë të sigurisë u shprehën se ka dyshime se këto akte ishin organizuar në sinkron me direktivat ruse. Metoda e veprimit, kohëzgjatja dhe simbolika e përdorur përputhen me modelin e rastit Prizenko.

Qëllimi i veprimeve në territorin francez ishte:

  • nxitja e përçarjeve etnike dhe fetare në shoqërinë franceze dhe shkaktim i kaosit;
  • fajësimi artificial i komunitetit mysliman për sulme anti-semite;
  • nxitja e shtetit francez kundër myslimanëve;
  • dobësimi i shtetit francez dhe shoqërisë duke e bërë më poroze ndaj ndërhyrjeve ruse

Metodologjia e veprimit tregon se:

  • Të dy rastet ndjekin skemën e “false-flag”, duke lënë gjurmë që fajësojnë myslimanët.
  • Qëllimi ishte nxitja e ekstremizmit të djathtë, përçarjes sociale dhe sabotimit të politikave të integrimit në Francë.
  • Synohet dobësimi i institucioneve dhe krijimi i një sistemi të brishtë.
  • Edhe pse gjurmët dërgojnë kryesisht te Rusia dhe Serbia, nuk përjashtohet përfshirja jo e drejtpërdrejtë e aktorëve të tjerë shtetërorë me interes kundër diplomacisë “pro-palestineze” të Francës.
  • Burimet e sigurisë raportojnë rrjete logjistike me kanale të përbashkëta për trajnime, pagesa dhe pajisje teknologjike.

Infiltrimi i spiunazhit ruso-serb në institucionet e BE-së

Rasti i katërt: Spiunazhi rus nëpërmjet agjentëve serbë

Në tetor 2023, Novica Antić, kryetar i Sindikatës së Ushtrisë së Serbisë, u ekspozua si “agjent ndikimi aktiv i FSB-së”. Ai zhvilloi takime me eurodeputetë dhe organizata lobiste në Bruksel, pa u identifikuar si figurë e lidhur me inteligjencën ruse.

Ai gjithashtu realizoi takime me organizata lobiste të BE-së si EUROMIL (Federata Evropiane e Shoqatave Ushtarake) dhe EPSU (Unioni i Punonjësve të Sektorit Publik në BE).

Antić ka bashkëpunuar drejtpërdrejt me Vyacheslav Kalinin, një shtetas rus dhe kryeredaktor i platformës “Veteran News”, e cila është kanal informativ i lidhur me FSB-në dhe Ministrinë e Mbrojtjes së Rusisë. Kalinin e ka ftuar Antić në Rusi në vitet 2019–2020 për takime me oficerë të lartë ushtarakë rusë, përfshirë pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe organizatave pro-Kremlinit.

Sipas dokumentit të inteligjencës, Rusia po përdor agjentë serbë si Antić për:

  • Përhapjen e propagandës pro-ruse mbi pushtimin e Ukrainës.
    • Minimin e mbështetjes për BE-në dhe NATO-në brenda institucioneve të BE-së.
    • Penetrimin e sindikatave evropiane dhe strukturave të shoqërisë civile.

Metoda e operacionit: agjentët “gri” dhe infiltrimi përmes sindikatave

Rasti Antić është model klasik i një agjenti “gri” (gray agent), një figurë që operon nën petkun e një përfaqësuesi të sektorit civil, duke u infiltruar në struktura lobuese ose diplomatike të BE-së pa ngritur dyshime të menjëhershme.

Antić hyri në selinë e Parlamentit Evropian, dhe kjo zbulon vulnerabilitetin e institucioneve ndaj operacioneve të influencës, veçanërisht kur ata maskohen si përfaqësues sindikalë ose “aktivistë të pavarur”. Sindikata si EUROMIL dhe EPSU janë targetuar sepse ato ofrojnë qasje të zgjeruar në strukturat e brendshme të sigurisë dhe burokracisë evropiane, pa kontrolle të forta të sigurisë.q

Rasti i katërt: Spiunazhi i drejtpërdrejtë i BIA-së

Në korrik 2025, Igor Popoviq, zyrtar i Qeverisë së Serbisë, u arrestua në Kosovë. Fillimisht i akuzuar për propagandë destabilizuese, më vonë u zbulua se ishte i përfshirë në operacione përgjimi ndaj zyrtarëve të BE-së, në bashkëpunim me BIA-n. Ai ka pranuar fajësinë pas një marrëveshje me Prokurorinë Speciale.

Në një material tjetër të publikuar, Popoviq dëshmohet të jetë një bashkëpunëtor i drejtpërdrejt i Bojan Dimiq, kreut të Agjencisë Serbe për Siguri dhe Informacion (BIA). Në mesazhet e publikuara të bisedës ndërmjet Popoviq dhe Dimiq zbulohet një fakt i cili vërteton se BIA serbe vazhdon të angazhojë persona të krimit të organizuar në funksione të ndjeshme të shtetit të Serbisë. Në bisedat e publikuara dëshmohet kjo nëpërmjet rastit të Kompiroviq, një figurë e përmendur me rol në logjistikën operative të përgjimeve.

Ky rast është i ndryshëm nga rastet e “agjentëve gri” apo të “lobimit të maskuar”:

Këtu kemi një strukturë zyrtare shtetërore, që përmes zyrtarëve të saj, kryen operacione të mirëkoordinuara të mbikëqyrjes dhe përgjimit ndaj përfaqësuesve të BE-së;

Aktivitete që sipas çdo standardi perëndimor do të konsideroheshin si akt agresiv inteligjence ndaj një blloku ndërkombëtar aleat. Megjithatë, BE nuk dha koment publik mbi audio-incizimet, çka tregon mungesë transparence në adresimin e incidentit. Ky reagim sugjeron se çështja po trajtohet brenda kanaleve të mbyllura, duke shmangur ekspozimin publik të dobësive të sigurisë institucionale dhe implikimeve diplomatike që mund të rrjedhin prej tyre.

Objektivi: dobësimi i kohezionit të Evropës

Të pesë rastet e analizuara, nga sabotimi i zgjedhjeve në Moldavi, operacionet false-flag në Francë, infiltrimi në institucionet e BE-së deri te përgjimet e drejtpërdrejta në Bruksel, tregojnë një model të integruar të agresionit hibrid rus, ku Serbia shërben si platformë operacionale dhe në raste tjera përdor teknikat e njëjta vetëm për interesat e veta. Elementët e përbashkët përfshijnë përdorimin e rrjeteve kriminale dhe paramilitare, financimin përmes kanaleve joformale, operacionet e maskuara përmes aktorëve “gri” dhe shfrytëzimin e infrastrukturës shtetërore për mbledhjen e inteligjencës. Ky bashkëpunim është një strategji e mirëfilltë për të dobësuar dhe infiltruar strukturat shtetërore e shoqërore, derisa ato të bëhen të kontrollueshme. Objektivi final është çmontimi i elementëve që garantojnë sigurinë dhe kohezionin e Evropës. Kjo e lë kontinentin më të brishtë ndaj ndikimit dhe presionit të jashtëm.

Masat e domosdoshme përballë operacioneve hibride

Është evidente që ndaj këtyre veprimeve duhet të ndërmerren masa të tilla si këto më poshtë:

  • Sanksione të synuara ndaj individëve dhe entiteteve që veprojnë si hallka kyçe në këto rrjete (reagim nga BE-ja, SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar).
  • Task-Forcë BE – NATO për identifikimin dhe çmontimin e operacioneve të influencës ruse që përdorin territorin dhe infrastrukturën serbe.
  • Protokolle sigurie në BE për filtrimin e aktorëve të jashtëm që hyjnë në institucionet e saj përmes OJQ-ve ose sindikatave (Parlamenti Evropian, Komisioni Evropian).
  • Ekspozim publik i rrjeteve logjistike për të ulur aftësinë e tyre për të operuar nën radar dhe për të rritur koston politike të mbështetjes që marrin nga Beogradi.

Çdo vonesë veprimi jo vetëm që e rrit cenueshmërinë e rendit demokratik evropian dhe perëndimor, por e vendos vetë BE-në dhe gjithë perëndimin në pozitën e një fushëbeteje të hapur për operacionet hibride ruse.

/Argumentum.al

© 2025 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Disa mite thjesht refuzojnë të vdesin

29 Shtator, 2026
FOKUS

Monologu në OKB: pse Kosova nuk mund t’u përgjigjet akuzave të Serbisë

28 Shtator, 2026
FOKUS

27 Shtatori, Dita e Përkujtimit në Azerbajxhan: 44 ditët që ndryshuan Kaukazin Jugor

27 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Rusia zgjeron mobilizimin ushtarak, Zelenskyy: 10 mijë trupa koreano-veriore pritet të dislokohen

29 Shtator, 2026

Komisioni Evropian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm të BE-së

29 Shtator, 2026
Pre-summit press conference by NATO Secretary General Mark Rutte ahead of the 2026 NATO Summit in Ankara

Rutte: Sulmet hibride të Rusisë nuk do të dobësojnë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

29 Shtator, 2026

Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

29 Shtator, 2026

EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

29 Shtator, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.