• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
5 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

  • POLITIKË

    Rama: Mbi 127 mijë kërkime në “Flamingo Mirror”, platforma zmbraps 122 sulme kibernetike

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Borisov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë armiq, marrëveshja duhet të respektohet

    Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

    PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home NGJARJE

Shefi i Shtatmadhorisë e quan luftën në Afganistan “dështim strategjik”

29 Shtator, 2021
in NGJARJE
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Oficeri më i lartë ushtarak amerikan e quajti luftën 20-vjeçare në Afganistan një “dështim strategjik”. Shefi i Shtatmadhorisë amerikane, gjenerali Mark Milley, gjithashtu dëshmoi në Kongres se ai kishte rekomanduar mbajtjen e disa mijëra trupave në vend për të parandaluar një kolaps të qeverisë së Kabulit të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara dhe marrjn e shpejtë të kontrollit nga talebanët.

Republikanët në Komisionin e Senatit për Shërbimet e Armatosura vunë në dukje se pohimi i gjeneralit Milley të marten shërbente si dëshmi se Presidenti Joe Biden nuk kishte qenë i sinqertë muajin e kaluar kur sugjeroi se ushtria nuk e kishte nxitur atë të mbante trupa në Afganistan. Milley refuzoi të thoshte se çfarë këshille i dha Presidentit Biden. Gjenerali Milley i tha komisionit, kur u pyet përsëri, se kishte qenë mendimi i tij personal se të paktën 2,500 trupa amerikanë duheshin për të shmangur një kolaps të qeverisë së Kabulit dhe një kthimi të sundimit të talebanëve.

Ndryshe nga vlerësimet e inteligjencës amerikane, qeveria afgane dhe ushtria e saj e stërvitur nga SHBA u rrëzuan në mes të gushtit, duke lejuar talebanët, të cilët kishin sunduar vendin nga 1996 deri në 2001, të merrnin Kabulin në atë që gjenerali Milley e përshkroi si operacioni i disa qindra talebanëve me motoçikleta, pa shkrepur asnjë armë. Kjo shkaktoi një përpjekje të furishme të Shteteve të Bashkuara për të evakuuar civilët amerikanë, aleatët afganë dhe të tjerë nga aeroporti i Kabulit.

Gjenerali Frank McKenzie, i cili si shef i Komandës Qendrore po mbikëqyrte trupat amerikane në Afganistan, tha se ndante të njëjtën pikëpamje me gjeneralin Milley se mbajtja e një force amerikane atje mund të kishte mbajtur të paprekur qeverinë e Kabulit.

Seanca gjashtë-orëshe e Senatit shënoi fillimin e asaj që ka të ngjarë të jetë një rishikim i thellë i Kongresit mbi dështimet e Shteteve të Bashkuara në Afganistan. Kohëzgjatësia dhe thellësia e seancës ishte në kontrast me mbikëqyrjen e kufizuar të Kongresit në vite mbi luftën dhe qindra miliarda dollarë të taksapaguesve që u harxhuan.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin dhe gjenerali Milley janë planifikuar të dalin të mërkurën para Komisionit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve për të shqyrtuar luftën.

Gjenerali Milley mbron vendimin për t’u telefonuar autoriteteve kineze

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm amerikan Mark Milley, tha të martën në Kongres se ai e dinte që ish-Presidenti Donald Trump nuk po planifikonte një sulm kundër Kinës dhe se ishte detyrë e tij të siguronte autoritetet kineze për këtë fakt, duke iu referuar telefonatave me homologun e tij kinez, të cilat kanë shkaktuar kritika nga disa ligjvënës.

Gjenerali Mark Milley, mbrojti me forcë vendimin e tij për t’i telefonuar homologut kinez, duke thënë se ai po i përgjigjej “informacioneve të zbulimit” se Kina ishte e shqetësuar për një sulm amerikan.

“Unë e di, jam i sigurt, se Presidenti Trump nuk kishte ndërmend të sulmonte Kinën. Dhe ishte në përgjegjësinë time t’ua përcillja këtë gjë autoriteve kinezë“, tha gjenerali Milley të martën në Komisionin për Shërbimet e Armatosura të Senatit amerikan. “Detyra ime në atë kohë ishtë ulja tensionet. Mesazhi im ishte i pandryshueshëm: Qëndroni të qetë dhe larg përshkallëzimit. Ne nuk do t’u sulmojmë“.

Gjenerali Milley ka qenë në qendër të kritikave pas njoftimeve se ai I kishte zhvilluar dy telefonata me gjeneralin e ushtrisë kineze Li Zuocheng për ta siguruar atë se Shtetet e Bashkuara nuk do të nisnin papritur një luftë me Kinën. Media ka njoftuar detaje të telefonatave shkëputur nga libri i botuar së fundmi “Peril”, të gazetarëve të Washington Post-it Bob Woodward dhe Robert Costa.

Disa ligjvënës thonë se zoti Milley i ka tejkaluar kompetencat dhe i kanë bërë thirrje Presidentit Joe Biden ta shkarkojë nga detyra. Ish-Presidenti Trump e ka quajtur gjeneralin Milley tradhtar dhe ka shtuar tha se ai “nuk e kishte informuar asnjëherë mbi telefonatat që kishte bërë me autoritetet kinëze”.

Këto janë komentet më të detajuara deri më sot që gjenerali Milley ka bërë rreth kësaj çështjeje. Ai tha se telefonatat e zhvilluara më 30 tetor dhe 8 janar ishin plotësisht të koordinuara me sekretarët e mbrojtjes që ishin në detyre në atë kohë, si dhe agjencitë amerikane të sigurisë kombëtare. Dhe ai tha se komunikime të tilla mes ushtarakëve janë kritike për të parandaluar luftën mes fuqive të mëdha që zotërojnë armë bërthamore.

Telefonatat u kryen gjatë muajve të fundit e të trazuar të administratës Trump ndërsa ish-presidenti vazhdonte të sfidonte rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020. Telefonata e dytë me autoritetet kineze u krye dy ditë pas 6 janarit, ditë kur një turmë njerëzish hyri me dhunë në Kapitol në një përpjekje për të penguar ligjvënësit që të çertifikonin rezultatin e zgjedhjeve që shpallte fitues demokratin Joe Biden.

Gjenerali Milley tha se telefonata e tetorit u bë nën udhëzimin e sekretarit të atëhershëm të Mbrojtjes Mark Esper dhe e dyta u bë me kërkesë të kinezëve dhe u koordinua me zyrën e sekretarit të Mbrojtjes në detyrë Chris Miller.

Zoti Milley foli gjithashtu dhe rreth një telefonate me kryetaren e Dhomës Nancy Pelosi. Ai tha se zonja Pelosi “e kishte telefonuar për ta pyetur rreth mundësive që ka presidenti për të kryer një sulm bërthamor. Unë u përpoqa ta siguroj atë se një sulm i tillë drejtohet nga një proces shumë specifik dhe i kujdesshem”.

Ai tha se e kishte siguruar zonjës Pelosi se ndërsa presidenti është autoriteti i vetëm për një sulm bërthamor “ai nuk e kryen atë vetëm”. Ai shtoi se në cilësinë e Shefit të Shefave të Shtabit Bashkuar është pjesë e procesit të vendimarrjes për lëshimin e një arme bërthamore.

“Ka procese, protokolle e procedura dhe unë vazhdimisht e sigurova atë se nuk ka asnjë mundësi për një sulm të paligjshëm, të paautorizuar ose aksidental“, tha gjenerali Milley.

Në libër thuhet se gjatë telefonatës, gjenera Milley ishte pajtuar me një pohim të zonjës Pelosi se zoti Trump po përjetonte një degradim mendor pas zgjedhjeve. Gjatë seancës dëgjimore të së martës në Senat gjenerali Milley e hodhi poshtë një gjë të tillë duke thënë se ai “nuk ishte i kualifikuar për të përcaktuar gjendjen mendore të presidentit të Shteteve të Bashkuara”.

Gjenerali Milley tha se pasi kishte përfunduar telefonatën me zonjën Pelosi, ai kishte zhvilluar një takim të shkurtër me stafin për të shqyrtuar procesin. Ai tha gjithashtu se në atë kohë kishte informuar zotin Miller rreth kësaj telefonate.

“Asnjëherë nuk jam përpjekur të ndryshoj ose të ndikoj në proces, të uzurpoj kompetenca apo të futem në zinxhirin e komandës, por nga unë pritet e kërkohet që të jap këshilla e të siguroj që presidenti të jetë plotësisht i informuar“, tha gjenerali Milley.

I pyetur nga senatorët zoti Milley tha se kishte biseduar me një nga autorët e librit, pikërisht me zotin Woodward. I pyetur nëse mendonte se ishte “pasqyruar me vërtetësi” në libër, zoti Milley tha se ai nuk e kishte lexuar, por kishte parë njoftimet në shtyp rreth tij./Voa

Tags: afgansitanamerikagjenerali

Related- Posts

KOSOVA

Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

4 Tetor, 2026
KOSOVA

Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

1 Tetor, 2026
NGJARJE

Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

27 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Jemeni hap një front të ri në Lindjen e Mesme, Houthit vënë në provë kontrollin mbi Bab el-Mandeb

4 Tetor, 2026

Borisov: Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut nuk janë armiq, marrëveshja duhet të respektohet

4 Tetor, 2026

Kosova dy ditë para afatit, pa marrëveshje për Presidentin. PDK kushtëzon votën me Ligjin e Speciales

4 Tetor, 2026

Bosnja voton për të ardhmen e saj: Dejtoni, BE-ja dhe hija e Rusisë mbi zgjedhjet e 4 tetorit

4 Tetor, 2026
dpatop - Federal Chancellor Friedrich Merz (l, CDU) and Volodymyr Zelenskyy, President of Ukraine, are taking part in an economic forum. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Kancelari Merz në Kiev: Vizitë surprizë dhe 1 miliard euro ndihmë për Ukrainën

4 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.