• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
4 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Goditja e Fundit e Wall Street: Kur Vlerësimet në Letër Takojnë Ekonominë Reale

    Kompania amerikane “Argent LNG” dhe Shqipëria marrëveshje bashkëpunimi për të ndërtuar terminal gazi

    Kur nafta pushon së ushqyeri dollarin

    Iluzioni i Mbrojtjes Tregtare: Pse Uashingtoni dhe Brukseli Nuk Mund të Dalin nga Rënia Strukturore Përmes Tarifave

  • POLITIKË

    Rama demokratëve amerikanë: Mos na përdorni për t’u hakmarrë ndaj Trumpit

    Hoxha në Procesin e Berlinit: “Zgjerimi i BE-së është investim strategjik për sigurinë e Evropës”

    Ministeriali Ekonomik i Procesit të Berlinit, Ibrahimaj: Ballkani Perëndimor drejt një integrimi më të thellë në tregjet europiane

    Ambasadori Wendt nis mandatin në Tiranë, në fokus mbrojtja, investimet dhe lufta kundër krimit

    Kryeministri Rama në samitin Euronews 2026: Po tërheqim investime për turizëm luksoz dhe të ardhura më të larta

    Presidenti Begaj mbledh Këshillin e Sigurimit Kombëtar: Bashkëpunim institucional dhe forcim i besimit të publikut

    Kuvendi, konferencë ndërparlamentare për zgjerimit e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë

    Fjala e plotë e Kryeministrit Rama nga Rinasi: “Shqipëria nuk kthehet pas, nuk do të na ndalë askush”

    Presidenti Begaj pret ambasadorin e ri të SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt: Partneriteti strategjik mbetet prioritet

  • SOCIALE / KULTURË

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

    Linda dhe Pepe Nero: Historia e një suksesi të ndërtuar me pasion, talent dhe përkushtim

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

    Rezoluta 522 – Kur Kongresi Amerikan nderoi Skënderbeun

    Dinamika të reja pro-perendimore në Azinë Qëndrore      

    Rikonfigurimi i Qeverisjes Detare: Rënia Strukturore Hegjemonike dhe Qendra Arktike

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

    Von der Leyen në Shkup: “Maqedonia e Veriut i përket Evropës”, Mickoski kërkon proces të drejtë dhe pa kushte të reja

    Von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Hagës duhet respektuar, askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës

    EPP dënon nderimet shtetërore e ushtarake për Ratko Mladiqin në Beograd

    Kosovo Albanian students gather during a rally after Kosovo's former president Hashim Thaci was sentenced to 25 years in prison for war crimes by a tribunal in The Hague, in Pristina, on September 21, 2026. The Kosovo Specialist Chambers ruled on September 16, 2026 that Thaci and three other former Kosovo Liberation Army (KLA) leaders guilty of illegal arrests, torture, murder and cruel treatment of people during the 1998-1999 war for independence from Serbia. (Photo by Armend NIMANI / AFP via Getty Images)

    Kambanat e alarmit në Ballkan

    Gërvalla: Çështja e Speciales është betejë ligjore, jo betejë deklaratash

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home OP/ED

Shumë jubile por pak entusiazëm

24 Janar, 2020
in OP/ED
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Ekskluzivisht për ARGUMENTUM

Nga Dr. Jorgji KOTE

Të gjithë e pritëm mjaft të lehtësuar Vitin e Ri 2020; për më tepër sepse siç shkruam në fillim të muajit, 2019 ishte një vit i vërtetë tersi, sidomos për ne shqiptarët; ku tersi më i madh ishte padyshim mosçelja e negociatave me BE-në dhe tërmeti shkatërrimtar i 26 Nëntorit. Ndërsa viti 2020 shënon disa ngjarje jubilare historike, përkujtimi i të cilave normalisht duhet të krijojë një mjedis dhe atmosferë më të ngrohtë, pse jo dhe frymëzues, për tani dhe të ardhmen. Mirëpo, këto ngjarje jubilare për ne dhe Evropën duket se lenë fare pak vend për gëzim dhe entusiazëm. Ato po kthehen më shumë në raste për të revokuar me nderim dhe nostalgji pozitive të kaluarën, personalitetet dhe arritjet e atëhershme. Sepse, megjithë arritjet jo të pakta në këto 30 vjet, në shumë drejtime krahasimet e tashme me të kaluarën çalojnë në favor të së parës. Dëshmia më e freskët ishin veprimtaritë e pakta dhe ta vakta me rastin e 100 Vjetorit të Kongresit të Lushnjes, i cili rikonfirmoi vullnetin politik për shtetbërje dhe shpalli parlamentarizmin. Mirëpo, siç dihet, gjatë këtij shekulli te ne janë ndryshuar disa forma rregjimi, republikane, mbretërore, kolaboracioniste, komuniste dhe në 30 vitet e fundit demokratike. Veçse, krahasuar me Lushnjen dhe pas disa arritjeve të viteve 90, parlamentarizmi ynë ka bërë hapa prapa, duke filluar nga formati, përbërja deri te kriminalizimi. Aq sa është pothuajse i pamundur krahasimi i deputetëve të sotëm me elitarët e 100 viteve më parë. Për pasojë, nuk e kemi realizuar ende shtetin ku të sundojë e drejta dhe jo thjesht tufa ligjesh, që të garantojë qetësi, siguri nga krimi, dhe korrupsioni (sipas raportit të kësaj jave të Trasparency International, më 2019 kaluam nga vendi i 99 te i 106 në botë), arsim, shëndetësi, me konsensus, tolerancë dhe moderacion nga forcat politike të bashkuara në diversitet dhe mbi të gjitha drejtësi. Këmbanat e alarmit të ndërkombëtarëve dhe Vettingu i tre viteve të fundit me shifra dhe tregues rrënqethës dëshmon qartë se në çfarë derexhe është katandisur drejtësia te ne. Mirëpo, a mund të ketë liri dhe demokraci pa drejtësi?

Edhe 8 Dhjetori, që sivjet shënon 30 vjetorin e themelimit të partisë së parë opozitare dhe pluralizmin politik në Shqipëri ka kohë që nuk ngroh më. Kjo për shkak të dukurive dhe fenomeve tejet negative, krizave dhe konflikteve të vazhdueshme politike dhe institucionale, duke na bërë në jo pak raste “turpin e botës“. Klasa jonë politike, veç zhurmës dhe bujës boshe nuk ka qenë në gjendje të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, si komponenti i parë dhe vendimtar i pluralizmit politik dhe parlamentarizmit të lartpërmendur. Për pasojë, zgjedhjet e shumta nuk kanë ofruar zgjidhje por kryesisht “zgjedhë.“ Ndaj dhe reforma zgjedhore po na rri si “shpata e Demikleut“ te koka. Sot ne kemi një parlament dhe pushtet vendor të ligjshëm por jo pluralist, për faj dhe të opozitës me largimin e saj të pajustifikueshëm e të paparë dhe në vende autoritare, përfshi Venezuelën.

Ndjesi dhe më të trishta të krijon 30 vjetori i dyndjeve masive në ambasadat perendimore dhe kryesisht në atë të RFGJ-së më 2 Korrik 1990. Ky i fundit ishte “kopje“ por shumë më dramatike e 30 Shtatorit të Pragës 1989, kur mbi 4000 gjermanolindorë kërkuan azilin në RFGJ po në Ambasadën gjermane, duke i çelur rrugën për shembjes së Murit të Berlinit një muaj më vonë. Edhe 2 Korriku 1990 ishte parendësi i shembjes së diktaturës dhe lajmëtari i demokracisë. Por ja që dhe atë datë ta themi troç e kanë zhvleftësuar mijrat e azilkërkuesve shqiptarë në dyert e Evropës këto 10 vitet e fundit pas liberalizmit të vizave me BE-në. Fare pak shpresë japin dhe sondazhet më të fundit që tregojnë se mbi 60 për qind e

shqiptarëve e sidomos të rinjtë duan të largohen nga vendi. Pa mohuar dëshirën e natyrshme për një jetë më të mirë, këto shifra janë alarmante dhe dëshmojnë se shteti dhe shoqëria me frymë evropiane që kemi ëndëruar dhe synuar janë ende shumë larg vlerave evropiane dhe pritshmërive të shprehura dhe më 2 Korrik 1990.

Më 13 Korrik 1995 bëhen 25 vjet nga antarësimi ynë në Këshillin e Evropës, garanti i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Dhe bilanci me të ka ardhur drejt përkeqësimit; KiE na ka ende nën vëzhgim zyrtar; vitet e fundit na ka kthyer mprapsht disa kandidatura për gjykatës të Strasburgut; kjo e fundit ka ndëshkuar disa herë qeveritë tona me gjoba të majme për mostrajtim të drejtë të çështjeve gjyqësore me pronat. Po ashtu, këto javët e fundit e kemi “bombarduar“ Komisionin e Venecies, dmth krahun ligjor të KiE me pesë dosje të nxehta që janë ende në pritje; disa ditë më parë ishte vetë Misioni vëzhgues i KiE-së që dërgoi në Venecie Paketën ligjore anti-shpifje; megjithë mosdekretimin nga Presidenti i Republikës, kundërshtimit të OJQ-ve, medias, shoqërisë civile dhe rezervat e BE-së, qeveria nuk lëvizi asnjë centimetër nga pozicionet e saj refraktare!.

Ndonëse më mirë por sërish jo dhe aq frymëzues pritet të jenë dhe disa jubile historikë evropianë; më 9 Maj do të përkujtohet 70 Vjetori i deklaratës së bujshme të Shumanit për krijimin e BE-së, projekti më i madh i paqes, stablitetit dhe begatisë ekonomike. Mirëpo ngjarjet e viteve të fundit, krizat e rënda në disa vende të BE-së, përshkallëzimi i populizmit, ekstremizmit dhe terrorizmit, shtimi i varfërisë dhe papunësisë nuk lenë shumë vend për optimizëm. Madje pikërisht në këtë Jubile, BE do të lançojë Konferencën e madhe Evropiane e cila për dy vjet rresht do të thithë mendimin e popujve të vendeve antare lidhur me çka duhet të riparojë dhe të bëjë më mirë Evropa, që projekti i saj të vazhdojë të jetë shembull i madh suksesi edhe në gjeopolitikën e re tejet të rrezikshme për të.

Një jubile tjetër i madh është 30 vjetori i nënshkrimit nga më të mëdhenjtë e botës i “Kartës së Parisit për një Evropë të re“ Ky dokument themelor i miratuar në Samitin e II të OSBE-së në Paris më 21 Nëntor në fakt është përditësimi i Aktit Final të Helsinkit të vitit 1975, si përgjigje ndaj shembjes së komunizmit dhe mbështetjes së vendeve ish-lindore në rrugën e tyre Euro-Atlantike. Po ku është Evropa e re? Vërtet që pas vitit 1990, BE u zgjerua ndjeshëm me 28 vende antare, prej të cilave 11 janë ish -komuniste plus 6 vendet e tjera kandidate nga Ballkani Perendimor. Mirëpo këto vende, me përjashtim të tre shteteve balltike, Slovenisë dhe Kroacisë, po japin një shembull jo nxitës. Kështu, katër vendet e Visegradit, që ishin në pararojë të shembjes së komunizmit dhe përqafimit të demokracisë kanë kohë që po kërkojnë zëvendësimin e shtetit të së drejtës me demokracinë jo liberale; së bashku me Rumaninë dhe Bullgarinë me plot probleme, ato kanë ndikuar dhe më shumë në lodhjen dhe alergjinë ndaj zgjerimit të mëtejshëm evropian.

As Shqipëria nuk ka dhënë ndonjë shenjë premtuese për më mirë se“ simotrat“ e saj më të mëdha, madje më keq. Kemi thyer çdo rekord me vonesa, shtyrje, konlikte, grindje, kriza nga më seriozet dhe të dhunshme. Kemi mbi 5 vjet kandidatë, 20 vjet që kemi filluar procesin e integrimit dhe ende nuk kemi çelur negociatat; madje, asgjë e sigurt nuk është as për në Zagreb në Maj, sepse vonesat sjellin vonesa.

Gjithsesi, si njerëz pozitivë, le të shpresojmë se klasa jone politike do të bëjë diçka të mirë këtë vit, me qëllim që këto jubile te festohen me sa më shumë gëzim dhe shpresë për një të ardhme më të mirë./argumentum.al

© Argumentum

Related- Posts

OP/ED

BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

1 Tetor, 2026
enver bytyci
OP/ED

Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

20 Shtator, 2026
OP/ED

Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

8 Shtator, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kroacia ngre shqetësime për armatosjen e Serbisë

3 Tetor, 2026

PDK-ja kërkon miratimin e ligjit për Specialen para zgjedhjes së presidentit

3 Tetor, 2026

G7 vendos lirimin e 100 milionë fuçive nga rezervat strategjike

3 Tetor, 2026

Serbia drejt zgjedhjeve të parakohshme: Vuçiç kërkon një rol të ri politik

3 Tetor, 2026

3 Tetori 1990: Si u bashkua Gjermania dhe si ndryshoi Europa

3 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.