Stoltenberg/ Luftimet në Ukrainë mund të zgjasin me 'vite'

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka paralajmëruar se lufta në Ukrainë mund të vazhdojë me vite dhe kërkoi furnizimin për Kievit me armë të fundit, edhe nëse “kostot janë të larta”.

Paralajmërimet erdhën pasi Rusia rriti ofensivën e saj kundër Severodonjeckut dhe qyteteve të tjera lindore të Ukrainës.

“Ne duhet të përgatitemi për faktin se lufta mund marr vite. Ne nuk duhet të heqim dorë nga mbështetja e Ukrainës”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, më 19 qershor, për gazetën gjermane Bild am Sonntag.

“Edhe nëse kostot janë të larta, jo vetëm për mbështetjen ushtarake, edhe për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe ushqimeve”.

Pas vizitës së tij në Kiev më 18 qershor për të treguar mbështetje për Ukrainën, kryeministri britanik Boris Johnson shkroi në Sunday Times të Londrës se “koha është faktori jetik” dhe “gjithçka do të varet nga fakti nëse Ukraina mund të forcojë aftësinë e saj për të mbrojtur tokën e saj më shpejt se Rusia mund të rinovojë kapacitetin e saj për të sulmuar”.

Më 17 qershor, Komisioni Evropian ka rekomanduar dhënien e statusit të vendit kandidat për Ukrainën.

Rekomandimet e 17 qershorit të KE-së do të diskutohen nga liderët e BE-së gjatë takimit më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, ku do të merret vendimi përfundimtar për rekomandimet e Komisionit Evropian.

/Argumentum.al