• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
27 Tetor, 2026
 
  • KREU
  • EKONOMI

    Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

    Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

    BB: Ekonomia shqiptare parashikohet të rritet në 3,4% gjatë vitit 2026 dhe 3,6 gjatë vitit të ardhshëm.

    Dhoma Amerikane e Tregtisë kërkon uljen e tensioneve dhe dialog konstruktiv

    Guvernatori Sejko jep garanci mes protestave: Depozitat bankare nuk janë në rrezik

    Shqipëria prezanton ofertën turistike në “Wine Vision” në Beograd

  • POLITIKË

    Kryeministri Rama për “Kathimerini”: Nuk do të jap dorëheqjen, qeveritë ndryshojnë përmes zgjedhjeve, jo dhunës

    Ministri Hoxha takim me ambasadorët e BE-së: Dialogu dhe respektimi i ligjit, thelbësorë për kapërcimin e tensioneve

    Balla: Dhuna në protesta kërkon instrumente të reja ligjore, ndryshimet në ligjin për tubimet me akt normativ

    Presidenti Begaj përshëndet fitoren e shqiptarëve të Luginës së Preshevës

    Ministri Hoxha u bën thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës të votojnë masivisht në zgjedhjet në Serbi

    Kryeministri Edi Rama prezantoi sot paketën e re ligjore kundër dhunës urbane e cila përfshin gjashtë instrumente që plotësojnë njëri-tjetrin.

    PD i bashkohet protestave kundër qeverisë, simpatizantët djegin ulëset para Kryeministrisë

    Rama përsërit ftesën për dialog para protestës kombëtare, Demo njofton identifikimin e të dyshuarve për dhunë

    Rama u shtron “sofrën” protestuesve, ftesa e pestë për dialog me studentët

  • SOCIALE / KULTURË

    Kafka përballë Niçes, dialogu i një insekti me mbinjeriun, mbi metamorfozën, vetminë, dashurinë e kushtëzuar dhe të drejtën për të qenë vetvetja

    Java Kulturore Kroate në Shqipëri, katër ditë me muzikë, teatër, letërsi dhe tradita

    “Tërmeti – 3:54 AM” në TIFF, Koloreto Cukali sjell në ekran dramën e mbijetesës nën rrënojat e Durrësit

    Prof. Dr. Sylë Ukshini, sjell “Lufta nën akuzë: Nga Del Ponte te Gjykata Speciale”

    Bastardimi i gjuhës shqipe në diskursin publik dhe në tekstet e muzikës hip-hop e rap

    35-vjetori i rihapjes së Kryegjyshatës, Baba Mondi: Histori ringritjeje, përkushtimi dhe besimi

    Urimet me të mira për 70 Vjetorin e këngëtarit epik, Arif  Vladi

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Demokracia pa të ardhme: kriza e shpresës dhe revolta e brezit të ri

    Kur feja bëhet instrument gjeopolitik: Kosova përtej simbolikës fetare

    Gaza me gjysëm armëpushim kërkon paqe!

    BERETAT JESHILE ZBARKOJNË NË TIRANË

    enver bytyci

    Vendimi i Hagës dhe raporti ynë me të vërtetën!

    Mbi  tërmetin politik të 6 Shtatorit Gjerman!

    A do ta braktisë më në fund Evropa mitin helmues të paqes së përhershme?

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    PDK-së nuk i duhet vetëm një lider i ri, por një kontratë e re me qytetarinë kosovare

    Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova të marrë statusin e kandidatit në BE, kërkon përgjigje kolektive ndaj sulmeve

    Presidentja Shiroka Pula kthen në rishqyrtim ligjin për Gjykatën Speciale

    Bedri Hamza jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i PDK-së

    Samiti i Procesit të Berlinit mbledh më 22 tetor liderët e rajonit në Mal të Zi

    Kosove Shqiperi

    Kosova mes zjarrit të Tiranës dhe përgjegjësisë kombëtare

  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home FOKUS

Strategjia e Kinës për mirëqenie dhe prosperitetit të përbashkët

9 Prill, 2026
in FOKUS
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Autore: Dr. Marsela Musabelliu*

“Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi…” Migjeni e ndjente dhe e njihte mirë varfërinë, ai përshkruante dhe e përjetonte. Shumë vende vazhdojnë të përjetojnë atë kafshatë që s’kapërdihet dot. Ndër shekuj, individë e kombe e kanë ëndërruar zhdukjen e kësaj plage shoqërore. Sipas Divizionit të Statistikave të Kombeve të Bashkuara në vitin 2026 rreth 808 milionë njerëz jetojnë në varfëri ekstreme – nga vlerësimi i mëparshëm prej 677 milionë – që përfaqëson 9.9% të popullsisë së botës, ose 1 në 10 persona. Zhdukja e varfërisë ekstreme deri në vitin 2030 duket shumë e pamundur.

Mjerimi s’don mёshirë, por don vetëm të drejtё, vazhdonte Migjeni. Por ku gjendet kjo e drejtë? – Përgjigjja është sa e thjeshtë aq edhe e komplikuar: në drejtimin politik të një vendi. Nëse nuk ka politika të drejta për mbrojtjen e klasave shoqërore që janë më vulnerabël ndaj mjerimit, situata nuk ndryshon asnjëherë.

Rrugëtimi i Kinës për të eleminuar varfërinë dhe për të rritur mirëqenien e njerëzve është një histori mbresëlënëse suksesi. Detyra kolosale për t’i dhënë fund një herë e përgjithmonë varfërisë ekstreme  u bë qëllimi parësor i administratës shtetërore nën drejtimin e Xi Jinping. Që në fund të vitit 2012 qeveria filloi tё aplikojë metoda të paracaktuara të zbutjes së varfërisë dhe nisi tё implementojë politikat e synuara ad hoc të lehtësimit të varfërisё duke adresuar shkaqet madhorë të saj duke investuar miliarda për këtë kauzë. Qeveria ka premtuar se mrekullia ekonomike do të ndryshonte fatin e të gjithë kinezëve, pa asnjë përjashtim – dhe fushata kundër varfërisë ka qenë prioritet për lidershipin kinez. Me slloganin “Në marshimin drejt prosperitetit të përbashkët, askush nuk do të mbetet pas” – vetëm në një dekadë më shumë se 100 milion njerëz e kapërcyen varfërinë ekstreme në Kinë. Por puna nuk ka mbaruar, në 2026 ka ende shumë objektiva të cilat shpallen në Planin e 15-të Pesëvjeçar të Kinës (2026-2030) me prioritet “Sigurimi dhe Përmirësimi i Mirëqenies Publike dhe Promovimi i Prosperitetit të Përbashkët për të Gjithë”

 Një panair rrushi në Turpan, Rajoni Autonom Xinjiang Uygur i Kinës veriperëndimore, gusht 2024./Foto nga Xinhua

Pesë vitet e ardhshme në agjendën zhvillimore të Kinës

Rekomandimet e Komitetit Qendror të PKK-së për Formulimin e Planit të 15-të Pesëvjeçar për Zhvillimin Ekonomik dhe Social Kombëtar, u bënë publike më 23 tetor 2025. Në mars 2026, ky plan pritet të shqyrtohet dhe të aprovohet.

Në seksionin dedikuar prioriteteve zhvillimore, shënohet se përmbushja e aspiratave të njerëzve për një jetë më të mirë është qëllimi i pandryshueshëm i modernizimit kinez. Në përputhje me parimin e të bërit gjithçka brenda mundësive, duhet të sigurohet që shërbimet publike të jenë gjithëpërfshirëse, të plotësojnë nevojat thelbësore dhe të ofrojnë mbështetje për ata që kanë më shumë nevojë, si dhe të punohet për zgjidhjen e vështirësive dhe problemeve urgjente që shqetësojnë më së shumti qytetarët. Kanalet e mobilitetit social duhet të mbeten të hapura dhe standardet e jetesës duhet të përmirësohen më tej.

 Banorët që janë nxjerrë nga varfëria mbledhin speca djegës pranë një vendi zhvendosjeje, Distrikti Qianjiang, Bashkia Chongqing, gusht 2021. / Foto nga VCG

Promovimi i punësimit të plotë me cilësi të lartë: Këtu vendoset prioriteti në avancimin e strategjisë së punësimit, duke krijuar një bashkëpunim më të ngushtë midis industrisë dhe tregut të punës. Planifikimi synon të krijojë vende pune dhe profesione të reja, dhe të ndihmojë kompanitë të mbajnë pagat të balancuara dhe të rrisin numrin e punonjësve. Gjithashtu, qeveria duhet të përmirësojë mënyrën se si përputhen nevojat e punës me aftësitë e njerëzve, të përmirësojë sistemin e trajnimit profesional gjatë gjithë jetës dhe të informojë publikun për mundësitë e karrierës dhe rekrutimit, me qëllim të adresimit të sfidave strukturore të tregut të punës.

Përmirësimi i sistemit të shpërndarjes së të ardhurave: kjo është një temë e nxehtë në të gjithë botën, por jo në Kinë. Krahas ekzistencës së formave të shumta të shpërndarjes, do të punohet për rritjen e peshës së të ardhurave personale në shpërndarjen e të ardhurave kombëtare. Qëllimi është të përmirësohet mënyra se si paguhen njerëzit dhe shpërndahen fitimet, duke u bazuar tek puna dhe aftësitë e secilit. Po ashtu, duhet të përmirësohet mënyra e përcaktimit të pagave, duke siguruar që rritja e tyre të jetë e qëndrueshme. Duhet të vendosen rregulla për negociatat kolektive, të rishikohen ato minimale dhe të udhëzohen kompanitë për shpërndarjen e drejtë. Do të përdoren mënyra të ndryshme për të rritur të ardhurat nga prona e njerëzve dhe të bëjë rishpërndarje përmes taksave, sigurimeve shoqërore dhe pagesave të ndihmës.

Zhvillimi i arsimit që përmbush pritjet e njerëzve, edhe kjo shumë e rëndësishme. Programet kombinojnë studimet politike në shkollë me përvojën praktike në shoqëri dhe forcojnë arsimin fizik, estetik dhe aftësitë praktike të punës. Burimet arsimore po shpërndahen më mirë, duke u fokusuar më shumë tek zonat urbane ku ka rritje të numrit të nxënësve. Burime shtesë po dërgohen tek shkollat e mesme, dhe programet për nxënës me nevoja speciale dhe të veçanta po menaxhohen më mirë. Arsimi i lartë po zhvillohet duke rritur regjistrimet në programe universitare cilësore. Kapacitetet e shkollave profesionale po zgjerohen dhe kolegjet profesionale me karakteristika të veçanta po zhvillohen. Arsimi privat po udhëzohet dhe po rritet hapja e tij me standarde të larta. Bashkëpunimi mes shkollës, familjes dhe shoqërisë po forcohet, transformimi digjital në arsim po përparon dhe shërbimet publike po përmirësohen për të mbështetur mësimin gjatë gjithë jetës.

Përmirësimi i sistemit të sigurimeve shoqërore:  Do të punohet më shumë për të përmirësuar dhe zbatuar një sistem kombëtar të unifikuar për sigurimin e moshës së tretë. Sistemi i ndërtuar me shtresa dhe nivele të ndryshme do të rrisë gradualisht përfitimet për banorët ruralë. Po ashtu, fokusi vendoset në përmirësimin i këtij sitemi duke menaxhuar më mirë fondet dhe duke rregulluar prokurimin e barnave, pagesat dhe përdorimin e fondeve të tepërta. Kina do të investojë gjithashtu në sistemin e menaxhimit të fondeve të sigurimeve shoqërore, duke përdorur pjesë të kapitalit shtetëror për të mbushur fondet dhe duke garantuar që këto fonde të jenë të qëndrueshme dhe të sigurta.

Shtëpitë e reja të fshatarëve të zhvendosur janë të vendosura midis kodrave dhe pemëve të gjelbërta, Qyteti Xinyu, Provinca Jiangxi e Kinës lindore, gusht 2022. / Foto nga VCG

Promovimi i zhvillimit me cilësi të lartë në sektorin e pasurive të paluajtshme: Kina do  të përshpejtojë kultivimin e një modeli të ri zhvillimi për sektorin e pasurive të paluajtshme dhe të përmirësojë më tej sistemet bazë për zhvillimin, financimin dhe shitjen e banesave. Duhet të përmirësohet furnizimi me banesa të subvencionuara nga shteti për të përmbushur nevojat themelore të strehimit të punëtorëve urbanë dhe familjeve në vështirësi.

Studentët e Kolegjit Profesional të Industrisë së Lehtë Quanzhou po kryejnë trajnime pune nën drejtimin e mentorëve të tyre të biznesit, në Provincën Fujian, Kinë, maj 2024. / Foto nga CFP

Avancimi i Iniciativës për Kinë të Shëndetshme: Kina po ndjek një strategji që vendos shëndetin e popullsisë në qendër të prioriteteve shtetërore. Synimi është të rritet jetëgjatësia dhe të përmirësohet shëndeti i përgjithshëm. Po forcohen kapacitetet e shëndetit publik, kontrolli i sëmundjeve dhe parandalimi i infeksioneve kryesore. Shërbimet mjekësore, sigurimet shëndetësore dhe sektori farmaceutik po menaxhohen më mirë, me diagnostikim dhe trajtim të shkallëzuar. Reformat në spitale, personel, tarifa dhe shpërblime po sigurojnë që t’u shërbejnë më mirë qytetarëve. Po ofrohet mbështetje më e madhe për institucionet mjekësore në qark, rreth dhe komunitet. Shërbimet e komunitetit po përmirësohen dhe teknologjitë digjitale po përdoren për të rritur cilësinë e kujdesit.

Promovimi i zhvillimit të “popullsisë me cilësi të lartë”: Është ndërtuar dhe do të modernizohet më tej në këtë plan, një sistem gjithëpërfshirës që ofron shërbime për njerëzit gjatë gjithë jetës. Qeveria inkurajon qëndrime pozitive ndaj martesës dhe lindjes së fëmijëve, përmirëson politikat dhe stimujt për rritjen e lindshmërisë dhe ul kostot e lindjes, prindërimit dhe arsimimit përmes subvencioneve dhe lehtësimeve tatimore. Sistemi i sigurimit të lindjes dhe leja prindërore përmirësohen, ndërsa shërbimet për gratë gjatë shtatzënisë dhe kujdesi ndaj fëmijëve bëhen më cilësorë. Do të zbatohen skema për kujdes afatgjatë, përmirësohet kujdesi për të moshuarit me aftësi të kufizuara dhe zgjerohen shërbimet e rehabilitimit dhe kujdesit paliativ. Mosha e daljes në pension rritet gradualisht, ndërsa politikat e punësimit dhe sigurimeve përshtaten për të shfrytëzuar potencialin e të moshuarve.

Sigurimi i aksesit më të barabartë në shërbimet publike bazë:  do tëvendosen standarde të detajuara për të siguruar që të gjithë qytetarët kanë akses të barabartë në shërbimet publike bazë. Përcaktohen objektivat, mënyrat dhe masat për realizimin e këtij aksesit. Shërbimet publike drejtohen më shumë drejt komuniteteve, zonave rurale, rajoneve të largëta dhe personave në nevojë. Do të zhvillohet më tej  furnizimi i shërbimeve bazë në nivel qarku dhe përmirësohen mekanizmat afatgjatë për të siguruar që të jenë gjithmonë të mjaftueshme. Reforma e institucioneve publike thellohet në të gjitha aspektet për të garantuar shërbime më efikase, gjithëpërfshirëse dhe të drejta për qytetarët.

Nxënësit shikojnë një shfaqje me qen robotë në një shkollë të mesme në Meishan, Provinca Sichuan e Kinës jugperëndimore, shkurt 2025. /Foto nga CFP

Së fundmi, ky plan është një shembull i spikatur i vizionit shtetëror, ku politika sociale, ekonomike dhe arsimore ndërthuren për të ndërtuar një shoqëri më të barabartë dhe më  të zhvilluar. Nga fokusi te punësimi, te shpërndarja e drejtë e të ardhurave, arsimi që plotëson nevojat e njerëzve, sigurimet shoqërore të forta, strehimi i përballueshëm, shëndeti i popullsisë, etj, të gjitha tregojnë angazhimin e qeverisë për të promovuar prosperitet për të gjithë qytetarët. Ashtu si u përmbushën objektivat e Planit Pesëvjeçar të kaluar, këto objektiva, edhe pse shumë ambicioze deri në 2030, ka shumë gjasa të bëhen realitet. Duke vendosur standarde të larta në çdo aspekt dhe duke përballuar sfidat e sotme me pragmatizëm, Kina po shndërron mundësitë e reja në zhvillim për një shoqëri moderne, inovative dhe më egalitare. Ky është një model i qeverisjes që nuk lë askënd pas, ndërsa afirmon fuqinë dhe vendosmërinë e shtetit për të udhëhequr shoqërinë drejt një të ardhmeje të begatë dhe të drejtë.

_____________________________________

*Ky artikull është pjesë e edicionit special të Revistës Gjeopolitike ARGUMENTUM, “Kina 2026-2030: Motor i Zhvillimit dhe Fuqisë së Inovacionit”.

/Argumentum.al

© 2026 Argumentum

Related- Posts

FOKUS

Reaksionet e Makronit ndaj trazirave

27 Tetor, 2026
FOKUS

Mbi zgjedhjet parlamentare në Serbi dhe perspektivën e marrëdhënieve rajonale dhe europiane.

26 Tetor, 2026
FOKUS

Vuçiç humbi zgjedhjet, por a po heq dorë Serbia nga politika e destabilizimit?

26 Tetor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Paketa Fiskale 2027: Ulje e TVSH-së për ushqimet, rritje e taksave për bizneset dhe ndryshime në tatimin mbi pagat

27 Tetor, 2026

Reaksionet e Makronit ndaj trazirave

27 Tetor, 2026
Singaporean Prime Minister Lawrence Wong welcomes German Chancellor Friedrich Merz. During his trip to Asia, Merz is also visiting Japan and South Korea. Photo: Kay Nietfeld/dpa

Gjatë vizitës në rajonin e Paqësorit, Merz bën thirrje që BE-ja të nxisë tregtinë e lirë

27 Tetor, 2026

Izrael, pjesëmarrje rekord në zgjedhje: Netanyahu ngre alarmin për votën arabe, opozita akuzon për përpjekje për të vënë në dyshim rezultatin

27 Tetor, 2026

Dhoma e Tregtisë kundërshton Paketën Fiskale 2027, kërkon tërheqjen e rritjes së taksave dhe konsultim me qeverinë

27 Tetor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • REVISTA ARGUMENTUM
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
    • MAGAZINË
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.