• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
27 Qershor, 2026
  • KREU
  • EKONOMI

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Konferenca e 28-të e MFC në Durrës/ Sulaj: Mikrofinanca mbetet një instrument kyç për përfshirjen financiare

    FED invest pjesë e Konferencës Vjetore më të madhe të Mikrofinancës në Europë dhe Azi Qendrore

    Problemi i vërtetë me borxhin amerikan që kalon 100 përqind të PBB-së

    Emiratet e Bashkuara Arabe largohen nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)

    Energjia e kushtueshme: A po gjen Gjermania një rrugëdalje?

  • POLITIKË

    Rama i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit francez, Hollande

    Nga URC 2026, Rama: Ukraina po rindërton guximin e Europës, Europa të ndihmojë të ardhmen e saj

    Hoxha takim me ish-presidentin Hollande: Franca, rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

    Kryeministri Rama pret Ambasadorin e Turqisë, z. Erciyes: Në fokus partneriteti strategjik dhe bashkëpunimi ekonomik

    Balla pret të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut: Gjuha shqipe nuk negociohet

    Nënshkruhet Memorandumi i Mirëkuptimit me kompaninë italiane Eni S.p.A. në fushën e energjisë

    Rama për “Financial Times”: Unë nuk jam kumbari i Shqipërisë

    Dita e 23-të e protestës në Tiranë, organizatorët publikojnë pesë kërkesat kryesore

    Kryeministri Rama pritet nga Presidenti Macron në Paris

  • SOCIALE / KULTURË
    A drone view shows protesters gathered outside the Prime Minister's Office in Tirana, Albania, on June 10, 2026, during the tenth consecutive day of demonstrations against a proposed luxury tourism development project linked to Jared Kushner. Organizers say thousands of people attend the rally. (Photo by Vlasov Sulaj/NurPhoto via Getty Images)

    Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

    Ekspozita me foto të rralla nga zvicerani Eugène  Pittard hapet në Shkodër  

    Amaneti i fundit i Rexhep Qosjes

    Prapaskenat e industrisë muzikore, ekspertët ndërkombëtarë ndajnë sfidat në MuseX

    PËR SHKOLLËN TONË TË MUZIKËS NË KORÇË

    Në frymën e Shën Vladimirit të Duklës: një dekadë shërbimi nga Mitropoliti Andon Merdani

    “Muse-X ndez Tiranën: kryeqyteti bëhet skenë globale e artit”

  • INTERVISTA

    Ekskluzive/ “40 Vite nga Çernobili, Oleksandr Tyshchenko rrëfen pasojat dhe sfidat e sigurisë bërthamore në luftën e Ukrainës”

    Kramarić: “Evropa është një hapësirë ku kufijtë nuk ndajnë, por lidhin”

    EKSKLUZIVE/ Gjeneral® Piro Ahmetaj: “Roli dominant i SHBA-ve në Rendin e Ri (Trump) të Sigurisë Globale. Sfidat dhe mundësitë për Shqipërinë dhe Kosovën”!

    EKSKLUZIVE/ Ish-ambasadori Gëzim Podgorica: “Stabiliteti rajonal kërkon lidership të përgjegjshëm dhe largim nga retorikat nacionaliste”

    EKSKLUZIVE / Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov: “Paqja është qëllimi, por jo paqe me çdo çmim”

    EKSKLUZIVE/Ambasadori i Turqisë, Tayyar Kagan Atay: Shqipëria dhe Turqia, aleatë strategjikë për stabilitet dhe zhvillim në Ballkan

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

  • OP/ED

    Prioritetet e Azerbajxhanit në Ballkan dhe perspektivat e marrëdhënieve me Shqipërinë

    RUSIA NË BOTËN MODERNE

    Lufta që gjeografia refuzoi ta humbte

    Vizita që ndryshoi të ardhmen strategjike të Shqipërisë

    Arkitektura e një Dështimi Diplomatik: Analizimi i Humbjes Historike të Gjermanisë në KS-OKB

    Midis Rusisë, Iranit dhe Evropës: Azerbajxhani si një fuqi balancuese në Kaukazin Jugor

    Porta me Tarifë Zero: Sovraniteti si Shërbim (SaaS) në Korridorin Sino-Afrikan

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    Maqedonia e Veriut në NATO: Aleat formal, partner i diskutueshëm

    Shfarcenegerizmi”medial kosovar, nevojë apo domosdoshmëri!?

    SHBA paralajmëron “përshtatje të kontributit” në KFOR

    NATO-ja thotë se do ta zvogëlojë praninë në Kosovë, sheh përmirësim të situatës së sigurisë

    27 vjet nga çlirimi i Kosovës

    Beteja juridike e humbur e Serbisë dhe shfrytëzimi i Rezolutës 1244 për luftë juridike (lawfare) dhe terroriste

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Uncategorized

Takimi Begaj-Stoltenberg: Rusia kërcënim direkt ndaj Ballkanit Perëndimor,

7 Mars, 2023
in Uncategorized
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Bajram Begaj në kuadër të vizitës zyrtare në NATO, zhvilloi në Bruksel konferencë të përbashkët për mediet me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg.

Në fjalën e tij, Presidenti Begaj tha se angazhimi i Shqipërisë në NATO do të vijojë të rritet.

“U bë më shumë se një vit, që jemi dëshmitarë të një lufte konvencionale në Europë, rezultat i një akti të paprecedent të agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj një vendi sovran, Ukrainës. Ky akt ka tronditur paqen, stabilitetin dhe arkitekturën e sigurisë në Europë. NATO ka demonstruar kohezion, solidaritet, unitet, vendosmëri dhe forcë reaguese për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të Aleancës dhe vendeve anëtare. Në këtë kohë sfidash për sigurinë euroatlantike, është thelbësore implementimi i kuadrit strategjik të mbrojtjes dhe shkurajimit, si edhe përditësimi i planeve të mbrojtjes së Aleancës. Është veçanërisht e rëndësishme forcimi i tetë grupbatalioneve në krahun lindor të NATO-s”, theksoi Kreu i Shtetit.

Sipas tij, situata aktuale e bën të domosdoshme që rendi i qetësisë dhe i paqes ndërkombëtare të jetë fokusi ynë.

Begaj deklaroi se “për këtë arsye, zgjerimi i Aleancës është detyrim, ndaj, anëtarësimi i Suedisë dhe i Finlandës janë të mirëpritura dhe të domosdoshme”.

“Unë jam i lumtur që Parlamenti i Shqipërisë është nga të parët që e ka ratifikuar protokollin e anëtarësimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës. Në koordinim të plotë me Aleancën, Shqipëria i qëndron në krah dhe do të vazhdojë ta mbështetë Ukrainën në aspektin politik, diplomatik, ushtarak dhe të asistencës humanitare për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Në cilësinë e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në bashkëpunim me SHBA-në dhe BE-në, ne do vijojmë të jemi proaktiv në ruajtjen e kohezionit ndërkombëtar për Ukrainën”, u shpreh Presidenti.

Në vijim, Begaj tha se në Samitin e Madridit, aleatët rikonfirmuan rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg deklaroi se Shqipëria luan rol të rëndësishëm për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Në fjalën e tij, Stoltenberg u shpreh se NATO do vijojë ta përkrahë Shqipërinë, si në rastin e sulmit kibernetik nga Irani.

“Shqipëria luan rol të rëndësishëm për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Përgëzoj Shqipërinë për ratifikimin e protokolleve të anëtarësimit të Finlandës dhe të Suedisë. Edhe NATO është e angazhuar përkrah Shqipërisë, si në rastin e sulmeve kibernetike që ju gjendem pranë. Ne po investojmë edhe në bazën e Kuçovës.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u shpreh sot në deklaratën e përbashkët për mediet me Presidentin Bajram Begaj nga selia e NATO-s, se Aleanca po investon në Bazën Ajrore të Kuçovës, që do të rrisë sigurinë e hapësirës ajrore të Shqipërisë.

Ndërkaq, edhe Presidenti Bajram Begaj në deklaratën e tij vuri në dukje se ka diskutuar me Sekretarin e Përgjithshëm Stoltenberg lidhur me ecurinë e punimeve në Bazën Ajrore Taktike të Kuçovës, të cilat po ecin sipas programit të miratuar.

Ai theksoi se Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes në 1.86 % të produktit të brendshëm bruto.

“Parashikojmë që vitin e ardhshëm të arrijmë nivelin 2 %. Ndërkohë, Shqipëria do të vijojë modernizimin e Forcave të Armatosura dhe pajisjen me kapacitete të reja luftimi, mbështetjes me luftim dhe kapacitete logjistike”, u shpreh Begaj.

Qeveria shqiptare, vuri në dukje ai, ka shprehur ambicien, ka paraqitur projektin dhe mirëpret një prezencë detare të NATO-s në portin e ri në Porto Romano.

“Ky port baze detare siguron prezencë detare për Aleancën në rajonin Adriatiko-Jonian, gjithashtu edhe akses në akset kryesore të Korridorit 8. Kjo ndihmon në rritjen e shpejtësisë dhe lëvizshmërisë së Aleancës në krahun lindor dhe Ballkanin Perëndimor”, përfundoi Begaj.

Ne do të vazhdojmë të mbështetim Shqipërinë. Ne ramë dakord për rëndësinë e pranisë së NATO-s në rajon, si misioni në Kosovë. Ne vlerësuam gjithashtu vijimin e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës”, theksoi Stoltenberg.

DEKLARATA PER MEDIA E PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS, SH.T.Z. BAJRAM BEGAJ ME SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË NATO-s, SH.T.Z. JENS STOLTENBERG

Zoti Sekretar i Përgjithshëm,
I dashur Jens,
Zonja dhe zotërinj,
Së pari, më jepni kënaqësinë t’i shpreh mirënjohjen time të thellë Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, zotit Stoltenberg për takimin e frytshëm që zhvilluam sot.
Vlerësoj lidershipin Tuaj dhe punën e jashtëzakonshme që jeni duke bërë në këtë kohë të sfidave të mëdha, që nuk janë parë prej dekadash në kontinentin tonë.
U bë më shumë se një vit, që jemi dëshmitarë të një lufte konvencionale në Europë, rezultat i një akti të paprecedentë të agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj një vendi sovran, Ukrainës.
Ky akt ka tronditur paqen, stabilitetin dhe arkitekturën e sigurisë në Europë.
NATO ka demonstruar kohezion, solidaritet, unitet, vendosmëri dhe forcë reaguese për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të Aleancës dhe vendeve anëtare.
Në këtë kohë sfidash për sigurinë Euro-Atlantike, është thelbësore implementimi i kuadrit strategjik të mbrojtjes dhe shkurajimit, si edhe përditësimi i planeve të mbrojtjes së Aleancës.
Është veçanërisht e rëndësishme forcimi i tetë grupbatalioneve në krahun lindor të NATO-s.
Situata aktuale e bën të domosdoshme që rendi i qetësisë dhe i paqes ndërkombëtare të jetë fokusi ynë.
Për këtë arsye, zgjerimi i Aleancës është detyrim, ndaj, anëtarësimi i Suedisë dhe i Finlandës janë të mirëpritura dhe të domosdoshme.
Unë jam i lumtur që Parlamenti i Shqipërisë është nga të parët që e ka ratifikuar protokollin e anëtarësimit në NATO të Suedisë dhe Finlandës.
Në koordinim të plotë me Aleancën, Shqipëria i qëndron në krah dhe do të vazhdojë ta mbështetë Ukrainën në aspektin politik, diplomatik, ushtarak dhe të asistencës humanitare për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Në cilësinë e anëtarit jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në bashkëpunim me SHBA-në dhe BE-në, ne do vijojmë të jemi proaktiv në ruajtjen e kohezionit ndërkombëtar për Ukrainën.
Në Samitin e Madridit, aleatët rikonfirmuan rëndësinë strategjike të Ballkanit Perëndimor.
Pavarësisht progresit të bërë në drejtim të integrimit Euro-Atlantik, rajoni vijon të karakterizohet nga zhvillime komplekse gjeopolitike dhe të sigurisë.
Rusia përbën kërcënim domethënës dhe direkt ndaj NATO-s dhe Ballkanit  Perëndimor. Ajo ka rritur përpjekjet e saj influencuese duke përdorur metoda të luftës hibride, subversionit politik, financimeve të paligjshme etj.
Qëllimi i saj është prishja e paqes, stabilitetit dhe bllokimin e reformave Euro-Atlantike të vendeve të rajonit.
Kemi ndjekur me shqetësim ngjarjet në veriun e Republikës së Kosovës në fund të vitit të kaluar.
Shqipëria përshëndet dhe mbështet dialogun Serbi-Kosovë. Që nga viti 2008, Republika e Kosovës është një vend sovran dhe i pavarur me vizion të qartë për t’u integruar në familjen euro-atlantike.
Plani europian për normalizimin e marrëdhënieve është një hap pozitiv që do duhet të qendërzohet në njohjen reciproke ndërmjet dy shteteve.
Vlerësoj maksimalisht angazhimin dhe përkushtimin e NATO-s në rajon dhe misionin KFOR, si një histori suksesi.
KFOR, është garantues i paqes dhe i sigurisë në Kosovë dhe rajon.
Ne jemi duke kaluar kohë të sfidave të mëdha, të cilat kërkojnë vendime të guximshme dhe të drejta.
Në këtë kontekst është në bindjen time se është më se e justifikueshme për ta konsideruar anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Aleancën Euro-Atlantike.
Shqipëria vlerëson shqetësuese kërcënimin që vjen nga Irani.                                             Në korrik dhe shtator të vitit të kaluar ne u përballëm me një sulm të rëndë kibernetik të ndërmarrë dhe të sponsorizuar nga struktura shtetërore të Republikës Islamike të Iranit.
Shqipëria në bashkëpunim të ngushtë me partnerët strategjikë dhe NATO-n, arriti  ta ndërpresë dhe të rikuperohet nga ky sulm, si edhe ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit.
Qeveria shqiptare ka një plan ambicioz për forcimin e kapaciteteve digjitale dhe mbrojtëse kibernetike. Bashkëpunimi me NATO-n në këtë drejtim vlerësohet maksimalisht.
Si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE, Shqipëria përshëndet nënshkrimin e deklaratës së përbashkët të NATO-s me BE-në duke vlerësuar rolin e partneritetit strategjik të BE-së në mbrojtje të vlerave euro-atlantike.
Shqipëria do të vijojë të përmbushë të gjitha detyrimet në kuadër të mbrojtjes kolektive. Angazhimi dhe kontributet e Shqipërisë në NATO do të vijojnë të rriten.
Aktualisht jemi prezent në misionin KFOR, në Latvia dhe Bullgari, në kuadër të prezencës së përparuar.
Shqipëria ka rritur buxhetin e mbrojtjes në 1.86% të produktit të brendshëm bruto.
Parashikojmë që vitin e ardhshëm të arrijmë nivelin 2%. Ndërkohë, Shqipëria do të vijojë modernizimin e Forcave të Armatosura dhe pajisjen me kapacitete të reja luftimi, mbështetjes me luftim dhe kapacitete logjistike.
Diskutova me Sekretarin e Përgjithshëm, lidhur me ecurinë e punimeve në Bazën Ajrore Taktike të Kuçovës, të cilat po ecin sipas programit të miratuar.
Qeveria shqiptare ka shprehur ambicien, ka paraqitur projektin dhe mirëpret një prezencë detare të NATO-s në portin e ri në Porto Romano.
Ky port baze detare siguron prezencë detare për Aleancën në rajonin Adriatiko-Jonian, gjithashtu edhe akses në akset kryesore të korridorit tetë. Kjo ndihmon në rritjen e shpejtësisë dhe lëvizshmërisë së Aleancës në krahun lindor dhe Ballkanin Perëndimor.
I nderuar zoti Sekretar i Përgjithshëm,
Më lejoni që edhe një herë, t’ju falenderoj për diskutimin e hapur dhe të rëndësishëm që kishim sot.
Jam besimplotë se Samiti i Vilniusit do  jetë një tjetër sukses dhe do të materializojë vendimet e mëdha të Samitit të Madridit.

Ju faleminderit!

Related- Posts

Uncategorized

Zëdhënësi ushtarak kinez kritikon Japoninë lidhur me zhurmën për shpenzimet e mbrojtjes të Kinës 

25 Qershor, 2026
Uncategorized

Muzeu kinez zbulon mizoritë japoneze të transfuzionit të gjakut të kafshëve te njerëzit gjatë Luftës së Dytë Botërore

25 Qershor, 2026
Uncategorized

Protestat kundër investimit në Zvërnec, Rama me gazetarët e huaj: Shqipëria është një vend i lirë ku mund të protestohet

9 Qershor, 2026

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Irani paralajmëron se kalimi nëpër Hormuz kërkon koordinim me Teheranin

26 Qershor, 2026
FILE - In this Nov. 9, 2016 file photo, President-elect Donald Trump speaks during a rally in New York. Here’s the idea: Swiftly pass a repeal of President Barack Obama's health care law, perhaps so Donald Trump can sign it the day he takes the presidential oath. Then approve new legislation restructuring the nation’s huge and convoluted health care system despite Republican divisions, Democratic opposition and millions of jittery constituents. (AP Photo/ Evan Vucci, File)

Sulmet me dronë ndaj anijeve në Hormuz/ Trump: Irani shkeli marrëveshjen e armëpushimit

26 Qershor, 2026

Rama i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike ish-presidentit francez, Hollande

26 Qershor, 2026

Kina do të organizojë një aktivitet shkëmbimi për oficerët e rinj nga Organizata e Bashkëpunimit të Shangait

26 Qershor, 2026

Kryediplomatët e Kinës dhe Austrisë zhvillojnë bisedime në Pekin

26 Qershor, 2026
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password? Sign Up

Create New Account!

Fill the forms bellow to register

*By registering into our website, you agree to the Terms & Conditions and Privacy Policy.
All fields are required. Log In

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.