Presidenti i Kosovës nesër niset drejt Hagës për akuzat për krime lufte ndaj tij.
Një ditë pas homazheve te Varrezat e Dëshmorëve në Prekaz të Skenderajt. Ai sot ka vizituar edhe varrin e Ibrahim Rugovës.
“Nderim e mirënjohje gjithmonë Presidentit të parë të Kosovës, si dhe gjithë atyre që i dhanë jetë rezistencës paqësore në fillim dhe asaj të armatosur deri në fund.
Në historinë e formimit të shteteve në botë, Kosova hyn në rastet e rralla që rrugën e formësimit të shtetit e nisi nga ideja e rezistencës paqësore dhe e mbylli në istikamet e luftës së armatosur. HTH”, shkruan Thaçi në Facebook.