• SHQIPËRI
  • KOSOVË
  • MAQEDONIA E VERIUT
  • MALI I ZI
  • Revista në PDF
12 Korrik, 2025
Edicion Special
  • KREU
  • EKONOMI

    Bullgaria gati të përdorë euron nga 1 janari 2026

    Banka e Shqipërisë ul normën bazë të interesit nga 2,75% në 2,5%

    Zëvendësministrja Olta Manjani në Pekin: Shqipëria e angazhuar për fuqizimin e rolit të saj në arenën globale

    DW: Shqipëria drejt rekordit të 15 milionë turistëve

    Asambleja FED Invest: Ofertë unike për financimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në Shqipëri

    Guvernatori Sejko në prezantimin e Raportit të Tranzicionit të BERZH 2024-2025

  • POLITIKË

    Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

    Bullgari/ Spiropali takon Radev: Ndajmë të njëjtin vizion mbi sfidat e sigurisë në rajon

    Konferenca për Ukrainën në Romë/ Rama: Shqipëria, krah partnerëve europianë sa herë që Ukraina ka nevojë

    Raporti për Shqipërinë, Spiropali: Vlerësim i progresit në rrugën drejt BE-së

    Lirohet nga burgu ish-deputeti Ervin Salianji: Do të vijoj betejën në Strasburg

    Korçë, inaugurohet godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë

    Suddeutsche Zeitung”: Edi Rama, pikturë dhe pushtet

    Bushati takon Sekretarin amerikan: Rubio pranoi ftesën e Ramës për të vizituar Tiranën

    Presidenti Begaj pranon Letrat Kredenciale të ambasadorit të ri të Palestinës në Shqipëri z. Sami Mhanna

  • SOCIALE / KULTURË

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Daim Iljazi në “lundrimin” e tij të tetë poetik!

    ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

    35 vjet nga hyrja në ambasada

    “Kandidati për Kandidat”/Një satirë e thellë për politikën shqiptare, nga Arben Çejku

    Siguria e gazetarëve, Metani: Bashkëpunimi me mediet, thelbësor për transparencën dhe llogaridhënien

    Java Kulturore Italiane nga 1–8 Qershor/ Një festë që bashkon Italinë dhe Shqipërinë me kulturë, muzikë, shije dhe traditë.

  • INTERVISTA

    EKSKLUZIVE/ Ambasadori palestinez në Shqipëri, Z. Sami Mhanna bën thirrje për Drejtësi dhe Paqe në Gaza: Ne meritojmë të jetojmë në dinjitet si kombet e tjera!

    Ekskluzive/Ambasadori dhe shkrimtari kroat Zlatko Kramarić: Trashëgimia e Titos dhe sfidat e Ballkanit në rendin e ri botëror

    Përmbyllja e Misionit Diplomatik/Ambasador Dancho Markovski: “Forcimi i Marrëdhënieve Shqipëri–Maqedoni e Veriut për një të ardhme të përbashkët Evropiane”

    100 Vjetori i Marrëdhënieve Diplomatike Shqipëri-Rusi: “Ambasadori A. Zaytsev flet për të ardhmen, bashkëpunimin ekonomik dhe paqen në kontekstin e zhvillimeve globale”

    EKSKLUZIVE/Ambasadorja e Kinës në Shqipëri,  Znj. Pang Chunxue: Potencial i madh bashkëpunimi mes dy vendeve!

    Ekskluzive/ Ambasadori ukrainas në Shqipëri, z.Volodymyr Shkurov: “Asgjë për Ukrainën pa Ukrainën”- Kërkojmë një Paqe të Drejtë dhe të Garantuar!

    “Shqipëria në Samitin e Klimës në Azerbajxhan: Angazhimi për Financimin e Gjelbër dhe Masat për Ndryshimet Klimatike”

  • OP/ED
    Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

    Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

    Miti serb për Kosovën sipas historianit gjerman, Holm Sundhaussen!

    Turqia: Ura strategjike mes Lindjes, Azisë dhe Evropës

    Aspektet Kryesore të Politikës së Jashtme të Pavarur dhe të Bazuar në Interesin Kombëtar të Azerbajxhanit

    Shqipëria në Detin e Hapur të Gjeopolitikës: Koha për të rishikuar aleancat…

    Polonia, President i ri, telashe të vjetra!

    80-vjet nga Lufta e Dytë Botërore/ Historia si udhërrëfyes për të ardhmen!

  • RAJONI
    • All
    • KOSOVA
    • MALI I ZI
    • MAQEDONI

    NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

    Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

    Maqedoni e Veriut/ Thellohen përplasjet me Bullgarinë, rritet skepticizmi

    Ndihmëssekretari i Shtetit do të vizitojë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë e Hercegovinën

    Hapet Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në Strugë/ Ministri Hasani: “Shërbime më pranë qytetarëve dhe një hap përpara në marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut”

    Sveçla: Numri nga i cili erdhi kërcënimi me bombë në Kuvend lidhet me Ratko Mlladiçin

  • MAGAZINË

    Paris 2024/ Mundësi rus Chermen Valiev i jep Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

    Ndahet nga jeta Agim Doçi, poeti dhe tekstshkruesi i qindra këngëve të festivaleve shqiptare

    Krijimtari dhe biznes, rrugëtimi i ndërthurur i markës së veshjeve Dren Abazi Brand

    Ndahet nga jeta “Nderi i Kombit”, aktori i mirënjohur Mirush Kabashi

    Ndahet nga jeta aktori i shquar i humorit, Zef Deda!

    Kualifikimi në Euro 2024, Rama: Faleminderit edhe njëherë 1000 herë kuqezinjve!

    Ndërron jetë në fushën e futbollit ganezi Raphael Dwamena, sulmuesi i Egnatias

    20-vjeçari Carlos Alcaraz i jep fund mbretërimit të Novak Djokovic për të fituar titullin e parë të Wimbledon.

    Ndahet nga jeta Tina Turner, mbretëresha e Rock ‘n’ Roll

  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English
No Result
View All Result
Argumentum

Home Realpolitik

TRUMP – tmerr dhe turp; Sanduiç diplomatik, Përralla e ndërmjetësimit dhe 3 kundravajtje diplomatike në “Realpolitik”

18 Janar, 2021
in Realpolitik, SHQIPËRI
A A
Share on FacebookShare on Twitter

 Realpolitik “ flash” Nr. 24     

 2 – 18 JANAR 2021

 EKSKLUZIVISHT te ARGUMENTUM, vetëm me 1.000 fjalë mbi 4 Kryengjarje nga diplomati dhe analisti i njohur: Dr. Jorgji KOTE 

  1. Trump – tmerr dhe Turp! Kështu ishte Presidenti i 45 i SHBA-ve! E njollosi demokracinë model me tradita 240 vjeçare, imazhin dhe besueshmërinë  e saj ndërkombëtare. Për herë të parë nga viti 1792 prishi traditën e kalimit miqësor të presidencës; sfumoi inaugurimin e   Joe Biden me sulmet mbi Capitol Hill, me armatosjen e Washingtonit “ deri në dhëmbë” më 20 Janar, etj. Trump nuk është “ aksident demokratik” por dukuri tipike e neo-populizmit, ekstremizmit të djathtë, racizmit,  përçarjes dhe autoritarizmit që kërkon të  “ shtrohet këmbëkryq” në tempullin e demokracisë botërore. Pyetja “ What happened” kërkon analiza, programe e shpjegime pambarim; ndërsa nga Presidenca e 46 kërkohet   “ qilizëm” që SHBA të mbeten në krye të demokracive dhe lidershipit botëror. Sa për Trump “ Never, never again”!

Capitol Hill protest: Trump blocked from Twitter and Facebook, oda tins wey happun afta Donald Trump supporters storm Congress to protest US election result - BBC News Pidgin

  1. “Sanduiç” diplomatik: Kështu jemi realisht përballë Greqisë dhe Turqisë, të cilat janë përfshirë prej kohësh në “ tërheqje litari” politik. Pritja e Kryeministrit Rama me salltanete në Ankara dhe në rezidencën e Mitsotakis nuk e fsheh dot këtë realitet. Pa përmendur avantazhet dhe arritjet e njohura, Turqia me neo-otomanizmin synon të  zgjerohet më tej, sidomos në Ballkan ku ka pozita të privilegjuara; përballë Greqisë që është shprehur publikisht se kërkon të frenojë këto prirje, duke mbrojtur vendet me një popullsi me shumicë myslimane! Ankaraja premton investime dhe ndihma, por na kërkon dorëzimin e gylenistëve, si shembull për të tjerët;  kurse me Athinën kemi një vandak dosjesh përvëluese –  ligji i luftës, pakicat, pronat, të mos themi pastaj çështjen çame. Mirëpo, ajo ka çelësat e Brukselit në dorë, sidomos për çeljen e negociatave, që të mos shtyhen në kalendat greke. Konflikt i ashpër greko-turk në Mesdhe për Detin dhe hidrokaburet; janë kundërshtarë në Lindjen e Mesme dhe me aleatë të  NATO-s.

Konflikti Greqi-Turqi, a preket edhe Shqipëria - Periskopi

Ndërkohë që Ankaraja nuk e do çështjen e Detit Jon në Hagë; ndaj pritet të luhen të gjitha gurët që Haga të shtyhet sa më shumë, madje  “ me procedura” mundësisht të anullohet fare nga Tirana. Kurse Athina kërkon të kundërtën, ngut dhe vrap për në Hagë, që të kapë ose kompensojë çka humbi më 2009, sipas parimit “ hekurin rrihe sa është i nxehtë” Në këmbim,  siç u pa dhe në dy vizitat e Ramës  ato ofrojnë dhe “ baste” e bonuse zgjedhore.

Ndaj, që të mos shtypemi si sanduiç mes tyre dhe për të shmangur reagimet negative në vend, Rama po mbahet me shumë kujdes në telin e hollë të ekuilibrit, kur as 100 ditë nuk na ndajnë nga 25 Prilli.

  1. Përralla e ndërmjetësimit: Pikërisht për t’u kyçur gjuhën “ gjojëve të liga” lidhur me “ patatet e nxehta” me këto dy shtete brenda vendit, për të qetësuar Brukselin, për të lënë në hije Hagën, Negociatat, Mini-Schengenin dhe telashet e tjera, u sajua roli ndërmjetësues midis Athinës dhe Ankarasë.  Le ta themi “copë” se ky ndërmjetësim është “përrallë me mbret”; përballë tyre  janë dorëzuar fuqi dhe shtetarë të shquar. Sepse nuk bëhet fjalë thjesht për të “ pajtuar dy lidera ose vende të allnuara”  që nuk kanë salla e vende ku të mblidhen, veç Tiranës!. Jo, “në lojë” janë probleme, kriza dhe interesa gjeo-strategjike të dy aktorëve/faktorëve me peshë; me të cilët, përveçse shumë të vegjël, në 30 vitet e fundit kemi qenë dhe mbetemi lipsarë klasi! Me mungesë të madhe besueshmërie; jo vetëm se jemi “ alif matrak” në ndërmjetësime, por  kryesisht se kemi lëmsh konakun tonë! Ja, psh, në 7 vitet e fundit, megjithë pompën dhe bujën, asgjë të qenësishme nuk kemi “qullosur” as me Beogradin; ndërsa Mini – Shengenin e kthyem në “ mollë sherri dhe mes vedi”

Kryesorja, kemi 15 vjet që jemi në “ konflikt interesi” për Detin me Greqinë, çka ka ndikim dhe te Turqia. Kësisoj, një Kryeministër ndëmjetësues mund të kompromentonte interesat tona të brendshme, me perceptime negative publike për lëshime në kurrizin tonë për hir të suksesit diplomatik ndërmjetësues.

rama-erdogan-mitsotakis - Tirana Today

Po, mund të ndërmjetësonim me miratim nga OKB, BE, OSBE apo Këshilli i Europës, çka duket e pamundur për shkaqet e lartpërmendura. E pamë se ndërmjetësuesit janë  ish – ministra të jashtëm dhe Kryeministra të vendeve të mëdha – Carter, Bildt, Holbrook, Kisinger, Ahtisaari; ky i fundit vërtet nga një vend i vogël, por Helsinki njihet si “ kryeqyteti  botëror” i  negociatave më të mëdha planetare. Por Ahtisaari ka qenë zv.Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së dhe Kryediplomat karriere. Ka patur e ka ndërmjetësues dhe ndonjë tjetër nga vende të vogla, por ama janë prej kohësh antare të BE-së, e jo si ne që ende po trokasim për negociatat! Madje, ne nuk ndërmjetësojmë dot as midis Sofjes dhe  Shkupit, se veç të tjerash, kemi ”konflikti interesi” me çeljen e negociatave!

Përfundimisht, po, mund të jemi si korrier  diplomatik,  të japim e marrim me demarshe ca thotë njeri e tjetri, apo dhe “ mashë” për të nxjerrë nga “mangalli” diplomatik ndonjë gështenjë, siç bëhet rëndom kudo. Por, aq! Ndaj bën mirë Rama që nuk e pohon këtë rol, edhe pse nuk e përgënjeshtron atë. Sepse ky ndërmjetësim edhe pse imagjinar  tingëllon muzikë në veshët e tij.

  1. 3 kundravajtje diplomatike bëri Kryeministri Rama javët e fundit me akuza pa etikë dhe me gjuhë të drunjtë ndaj Rusisë, BE-së dhe Francës. Oferta ruse e vaksinës “Sputnik” le të refuzohej, veçse me finesë, me një “Jo” diplomatike; siç reagoi Ambasada ruse, me mirësjellje dhe keqardhje për palën tonë.  Apo si leksioni praktik për  “ABC”-në e komunikimit diplomatik  që dhanë me bisedën telefonike më 6 Janar Putin dhe Merkel; kjo e fundit me etikën  karakteristike pranoi në parim ofertën ruse dhe bashkëpunimin dypalësh për prodhimin / shpërndarjen e vaksinës.  Pas sulmeve të Ramës ndaj Francës për vaksinat, përgjigjet ashpër Ambasada: S'mund të sulmosh një vend mik | Zgjohu Shqiptar   Fatkeqësisht,  jo vetëm nuk u vu mend nga këto raste, por ditët e fundit Kryeministri Rama  fshikulloi dhe më ashpër publikisht BE-në dhe Francën, ndonëse nuk na kanë asnjë borxh. Gjithsesi, sado të drejtë të kemi dhe sado difekte të ketë BE-ja dhe vendet e saj, këto çështje trajtohen nëpërmjet kanaleve tona   të shumta diplomatike në Tiranë, Paris, Bruksel e gjetkë; por kursesi duke i kthyer ato në “gurgule” publike dhe të përsëritura! Ca më pak kur pretendojmë të zemë vendin e parë si  lypsarë!  /argumentum.al     ©  Argumentum 
Tags: ambasadaa francezeEdi RamaGreqiaJorgji Kotenever againShqiperiaTrumpTurqiavaksina ruse

Related- Posts

JO VETEM LAJM

PE miraton raportin, vlerësohet angazhimi i palëkundur i Shqipërisë drejt BE-së

9 Korrik, 2025
POLITIKË

Korçë, inaugurohet godina e re e Konsullatës së Përgjithshme të Greqisë

7 Korrik, 2025
SHQIPËRI

”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë

6 Korrik, 2025

Na ndiqni

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum

Të fundit

Kosova si Srebrenica?!

11 Korrik, 2025

NJË POPULL I VOGËL, POR ME BËMA TË MËDHA

11 Korrik, 2025

Komuniteti Malazez në Shqipëri feston Ditën e Shtetformimit të Malit të Zi dhe 7-vjetorin e Shoqatës ZCGA

11 Korrik, 2025
Flags of the USA and the European Union. American Flag and EU Flag. Flag inside stars. World flag concept.

Aleatë dhe partnerë po, vasalë jo!

11 Korrik, 2025

Ministri Hasani në Srebrenicë për përkujtimin e 30-vjetorit të gjenocidit

11 Korrik, 2025
Argumentum

“Argumentum”, një proces intelektual …

Na kontaktoni

[email protected]
[email protected]
[email protected]

Na ndiqni

Bashkëpunëtorë Mediatik

Regjistrohu

Merr në Email Revistën Argumentum
  • KREU
  • Politikat e Privatësisë
  • Rreth Nesh
  • Marketing & PR
  • Kontakt

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • KREU
  • EKONOMI
  • POLITIKË
  • SOCIALE / KULTURË
  • INTERVISTA
  • OP/ED
  • RAJONI
  • MAGAZINË
  • TË TJERA
    • FOKUS
    • JO VETËM LAJM
    • REALPOLITIK
    • KINA-HORIZONT
  • English

© 2022 Argumentum. Të gjitha të drejtat e rezervuara | NIPT: L91415033Q

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.